Begaj dekretoi datën, reagon Balla: Zgjedhjet vendore më 9 maj 2027, shqiptarët do votojnë në Ditën e Europës!
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas dekretit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për caktimin e datës 9 Maj 2027 për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, datë e cila përkon me Ditën e Europës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla e cilëson këtë datë si simbolike, pasi përkon me Ditën e Europës dhe përkujton vlerat e lirisë, demokracisë, paqes dhe bashkëpunimit europian. Balla e lidh procesin zgjedhor me objektivin strategjik të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke theksuar se viti 2027 do të jetë vendimtar për mbylljen e negociatave, ndërsa dy vitet pasuese do të jenë të rëndësishme për ratifikimin e traktatit të anëtarësimit nga vendet anëtare. Sipas Ballës, Shqipëria nuk duhet të humbasë këtë moment historik. Ai...
Burimi:
javanews.al