Befason piloti veteran i Formula 1, nga pista e Sepang në atë të Singaporit me biçikletë
Në vend që të udhëtojë me avion, piloti i Formula 1, Valtteri Bottas, ka vendosur që udhëtimin nga Malajzia në Singapor ta kryejë me biçikletë. Rruga që piloti i Cadillac po ndjek është e gjatë 357 km dhe ai pritet ta përshkojë atë në 4 ditë. Në fakt udhëtimi nga pista e Sepang, ku u zhvillua gara e fundit deri në pistën qytetase të Singapor, nuk është shumë i gjatë. Bottas ka vendosur të udhëtojë me biçikletë, duke e dokumentuar udhëtimin minutë pas minute në rrjetet sociale. Piloti finlandez duket se kërkon të hapë një kapitull të ri, duke e bërë këtë përmes pasionit të tij të madh: çiklizmit. Distanca është diçka më shumë se e një gare të F1 dhe sigurisht që për 37-vjeçarin...
Burimi:
telesport.al