No Image Available

BE PERGATIT TRAKTATIN E ANETARESIMIT NE UNION

Komisioni Evropian po e zhvendos Shqipërinë në një tjetër etapë të rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian. Brukseli rekomandon që gjatë vitit 2027 të nisin përgatitjet për hartimin e Traktatit të Anëtarësimit të Shqipërisë, dokumentit juridik që do të përcaktojë kushtet dhe modalitetet e hyrjes së vendit në familjen evropiane. Rekomandimi është pjesë e udhërrëfyesit të publikuar më 4 nëntor, në kuadër të Paketës së Zgjerimit 2026, ku Komisioni Evropian përcakton kalendarin dhe etapat e ardhshme të procesit negociues. “Komisioni rekomandon gjithashtu që Këshilli të nisë gjatë vitit 2027 përgatitjet për hartimin e Traktatit të Anëtarësimit me Shqipërinë”, thuhet në dokumentin e Brukselit. Ky është një sinjal i rëndësishëm politik dhe institucional, pasi planifikimi evropian nuk kufizohet më vetëm te mbyllja e kapitujve të negociatave, por fillon...