BE përgatit rregullat për zgjerimin, Shqipëria mes katër kandidatëve më të avancuar
Komisioni Evropian pritet të prezantojë më 6 tetor dokumentin strategjik për përgatitjen e BE-së për zgjerimin e ardhshëm. Dokumenti do të fokusohet kryesisht në traktatet e BE-së, buxhetin dhe mënyrën e vendimmarrjes dhe do të shërbejë si bazë për diskutimet e liderëve evropianë në samitin e 15–16 tetorit. Për Shqipërinë, zhvillimi më i rëndësishëm është përfshirja e saj në grupin e vendeve kandidate më të avancuara, së bashku me Moldavinë, Malin e Zi dhe Ukrainën. Për këto vende Komisioni po përgatit udhërrëfyes konkretë me reforma, afate dhe objektiva, të cilët pritet të publikohen më 28 tetor, së bashku me Paketën e Zgjerimit 2026. Ndër ndryshimet që po shqyrton BE-ja janë: Garanci më të forta pas anëtarësimit, për të parandaluar regresin në demokraci dhe sundimin e...
Burimi:
ntv.al