BE-ja mesazh Serbisë pas zgjedhjeve: Detyrimet në dialogun me Kosovën mbeten në fuqi
Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi nuk ndryshojnë bazën e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja me Kosovën dhe as detyrimet që palët kanë marrë përsipër në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve. Në një përgjigje për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka theksuar se dialogu nuk varet nga liderë të veçantë politikë dhe se të gjitha zotimet e mëparshme mbeten në fuqi. “Dialogu i lehtësuar nga BE-ja nuk varet nga liderë të veçantë politikë. Të gjitha zotimet ekzistuese mbeten në fuqi, përfshirë ato që burojnë nga Marrëveshja e vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i saj i Zbatimit, i njohur si Marrëveshja e Ohrit”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së....
Burimi:
javanews.al