Bastoni, pas 1-1 ndaj Francës: Dimë edhe të vuajmë, largohemi me keqardhje. Ja objektivi ynë
3 Tetor 2026 7:32 Alfred Lleshi “Jemi krenarë”. Alessandro Bastoni, autor i golit për të dytën ndeshje radhazi me kombëtaren axurre, u shfaq shumë i kënaqur pas pikës së marrë (1-1) ndaj Francës së Zidane në Paris. “E dinim se duhej të vuanim. Në pjesën e parë e bëmë këtë dhe rastet më të pastra ishin tonat. Për më tepër, ishim të zotë të mos dorëzoheshim pas golit që pësuam. Vazhduam të luanim duke u mbështetur te cilësitë tona. Të largohemi me keqardhje tregon gjithçka për këtë mbrëmje. Na pret një rrugëtim i gjatë dhe objektivi është të bëhemi skuadër e dallueshme”, – shtoi mbrojtësi zikaltër.
Burimi:
telesport.al