Bastexhinjtë japin parashikimet e para për Topin e Artë, garë “kokë më kokë” mes dy sulmuesve
Gara për “Topin e Artë” të vitit 2026 po hyn në fazën e saj vendimtare dhe, me përfundimin e votimit, favoriti ka ndryshuar sërish. Lamine Yamal ka parakaluar Harry Kane në kuotat e bastvënësve, duke përmbysur parashikimet që deri pak ditë më parë e shihnin sulmuesin e Bayern Munich si kandidatin kryesor. 100 gazetarët e përzgjedhur nga “France Football” për votimin përfundimtar, një nga secili shtet që renditet në 100 vendet e para të klasifikimit të FIFA, tashmë i kanë hedhur votat e tyre. Megjithatë, fituesi nuk do të zbulohet deri më 26 tetor, kur çmimi të dorëzohet në një ceremoni në Londër. Sipas kuotave të raportuara nga Polymarket, spanjolli kampion bote tani ka 45% mundësi për të fituar trofeun, krahasuar me 42% për Kane....
Burimi:
telesport.al