Basketboll-Kupa e Federatës/ Përcaktohen sfidat gjysmëfinale për meshkuj e femra
Janë luajtur ndeshjet e fazës eliminatore të Kupës së Federatës në basketboll për meshkuj, duke përcaktuar tri skuadrat që avancojnë më tej. Në gjysmëfinale ishte kualifikuar direkt Besëlidhja kampione. Në Fier, skuadra e Apolonisë fitoi 105-99 ndaj Elbasanit, në një ndeshje të ekuilibruar. Vuan disi por fiton edhe Tirana, që në “Fahrie Hoti” mundi 83-68 Pogradecit. Pa probleme fiton Skënderbeu, që mundi 107-79. Të shtunën do të luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Federatës për meshkuj e femra, ndërsa të dielën do të luhen finalet. Kupa e Federatës-Meshkuj (eliminatore) Apolonia – Elbasani, 105-99 Tirana – Pogradeci, 83-68 Skënderbeu – Kamza Basket, 107-79 Gjysmëfinale Tirana – Apolonia Besëlidhja – Skënderbeu Kupa e Federatës-Femra (gjysmëfinale) Flamurtari – Studenti Tirana – Partizani
Burimi:
telesport.al