Bashkëshorti i zv/guvernatores në skandalin e mbetjeve toksike të Albchrome
Ndërsa skandali i mbetjeve toksike të “Albchrome” ka vënë në lëvizje prokurorinë, të dhënat e fundit e zhvendosin këtë aferë nga fushat e helmuara të Elbasanit direkt në lidhjet e pushtetit në Tiranë. Dokumentet e siguruara rishtazi zbulojnë se në vorbullën e këtij skandali mjedisor dhe penal del edhe emri i Erjon Durajt, bashkëshortit të Zëvendësguvernatores së Bankës së Shqipërisë, Holta Zaçaj. Ky zhvillimi i ri që ndryshon tërësisht peshën e kësaj afere, dëshmon se fijet e menaxhimit të kompanisë “Albchrome” Sh.p.k. të çojnë direkt në majat e kupolës financiare të shtetit. AdministratorNë shtator të vitit të kaluar, me vendim të posaçëm, Duraj u emërua administrator i “Albchrome” Sh.p.k. me mandat 5-vjeçar, duke marrë në dorë të gjitha tagrat ekzekutive për çështjet administrative dhe operative....
Burimi:
sot.com.al