Bardhi akuza Ramës në Kuvend: Shantazhoni këdo që ju del kundër
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vepron për interesa personale dhe jo në shërbim të qytetarëve. Ai pretendoi se mazhoranca po ushtron presion dhe shantazh ndaj deputetëve që shprehin qëndrime të kundërta. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi hodhi akuza ndaj kreut të qeverisë, duke pretenduar se Rama synon të përqendrojë në duart e tij vendimmarrjen për fondet e pushtetit vendor. Sipas deputetit demokrat, kryeministri po merr në praktikë kompetencat e drejtuesve vendorë, duke u kthyer në vendimmarrësin kryesor për të 61 bashkitë e vendit. Bardhi akuzoi gjithashtu mazhorancën se po përdor metoda shantazhi ndaj ligjvënësve që nuk janë dakord me vendimet e saj. Ai pretendoi se deputetëve që kanë shprehur kundërshtime u është...
Burimi:
ntv.al