Barcelona turpëron Racing Santander, vjen fitorja e gjashtë rresht për katalanasit (video)

Barcelona turpëron Racing Santander, vjen fitorja e gjashtë rresht për katalanasit (video)

Barcelona ka marrë fitoren e gjashtë rresht në La Liga, pasi mundi 7-2 Racing Santander, në sfidën e luajtur në “Camp Nou”. Në minutën e 8-të, ishte Joao Cancelo që zhbllokoi sfidën, me një supergol nga distanca, pas një goditjeje fantastike me të djathtën. Në minutën e 28-të, Raphinha dyfishon shifrat për Barcelonën, nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë ai, pasi u pengua në zonë nga kundërshtari. Në minutën e 30-të, Santander ngushton shifrat me golin e shënuar nga Maguette Gueye, ish-mesfushori i Partizanit. Në minutën e 36-të, Joao Cancelo shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Barcelonën, sërish nga distanca. Në minutën e 43-të, Raphinha gjen golin e dytë personal dhe të katërtin për Barcelonës, pas asistit të...