Barcelona merr ofertën interesante nga Gjermania, vetë lojtari është ende i dyzuar

Barcelona merr ofertën interesante nga Gjermania, vetë lojtari është ende i dyzuar

30 Gusht 2026 19:06 Telesport Ditët po kalojnë dhe Barcelona ende nuk e ka zgjidhur të ardhmen e Marc Casado. Tashmë dihet që mesfushori do të largohet nga Barcelona, por end enuk ka vendosur se ku do të transferohet. Mundo Deportivo zbulon se së fundmi për mesfushorin 22-vjeçar ka ardhur një propozim konkret nga Gjermania, konkretisht nga Bayer Leverkusen. Por vetë lojtar nuk është i bindur për këtë lëvizje dhe deri tani nuk ka një përgjigje nga ana e tij. Përveç Leverkusen, interes për Casado ka edhe nga Besiktas. Barcelona preferon shitjen përfundimtare për shifrën 30-40 milionë euro. Megjithatë, nuk përjashtohet as mundësia e huazimit, duke ditur që nuk ka shumë kohë deri më 1 shtator, kohë kur mbyllet merkato.