Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dhënë një deklaratë për mediat nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku u ndal te funksionimi i drejtësisë, masat e sigurimit personal dhe investimet e mëdha strategjike në vend. I pyetur nga gazetarët mbi zhvillimet e fundit hetimore dhe veprimet e organeve të drejtësisë, Balla theksoi se Partia Socialiste nuk shërben si avokate mbrojtëse e asnjë zyrtari nën hetim, ndërsa i cilësoi goditjet e fundit si tregues të punës së institucioneve të reja. “Ngjarjet që ndodhin duhen parë si kulmime pozitive të reformës në drejtësi. Korrupsioni ekziston kudo, edhe në Gjermani apo Itali, por e rëndësishme është që sot kemi institucione drejtësie që hetojnë dhe u shkojnë deri në fund çështjeve. Ne nuk komentojmë përmbajtjen...