Balla për arrestimin e Vlora Hysenit: PS nuk është avokate e askujt
Taulant Balla ka reaguar lidhur me pyetjet për arrestimin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, duke deklaruar se Partia Socialiste nuk mban rolin e mbrojtësit për asnjë person që përballet me drejtësinë. Nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se nuk do të komentojë përmbajtjen e dosjeve të SPAK, duke argumentuar se çështjet duhet të trajtohen në institucionet e drejtësisë. Sipas tij, çdo zyrtar ndaj të cilit vendoset një masë kufizuese e lirisë duhet ta kundërshtojë atë përmes gjykatës, përpara se të ketë një vendim përfundimtar. Balla u shpreh se ka shmangur komentet mbi dosjet e SPAK edhe në raste të tjera, përfshirë çështje ku ai vetë ka bërë më herët denoncime publike. Ai theksoi se mazhoranca nuk do të hyjë në vlerësimin e...
Burimi:
ntv.al