Balla-opozitës: Fërkoni duart nga sukseset e SPAK, por prokurorët i shani me ‘libër shtëpie’

Balla-opozitës: Fërkoni duart nga sukseset e SPAK, por prokurorët i shani me ‘libër shtëpie’

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke u ndalur edhe te qëndrimet e opozitës ndaj SPAK dhe reformës në drejtësi. Balla deklaroi se PS mbështet hetimet e SPAK dhe kërkon që ato të zhvillohen pa ndikime politike. Sipas tij, i njëjti standard duhet të zbatohet edhe në rastin e Hysenit, duke theksuar se Partia Socialiste nuk merr rolin e avokatit të askujt. “Ne mbështesim SPAK të bëjë një hetim të pandikuar. Vlerësojmë punën e bërë nga SPAK”, tha Balla. Ai iu referua edhe opozitës, duke argumentuar se, ndërsa disa prej përfaqësuesve të saj, sipas tij, vlerësojnë rezultatet e reformës në drejtësi, kreu i opozitës, Sali Berisha, vijon të kritikojë publikisht prokurorët e SPAK. Balla...