Babai i Santi Gimenez zbulon: Djali im merrte një antidepresiv vetëm që të luante
Christian “Chaco” Gimenez, babai i Santiago Gimenez, foli për FOX pas zyrtarizimit të kalimit të të birit nga Milani te Porto, në huazim me të drejtë blerjeje, e cila bëhet detyrim në kushte të caktuara. “Kur luajti, zhvilloi 9 ndeshje, por në ato 9 ndeshje vazhdoi të luante pavarësisht dëmtimit dhe nuk donte të ndalej, sepse ishte titullar. Santi nuk merr asnjë ilaç, por merrte edhe Dosul (një antidepresiv) vetëm që të luante, sepse nuk kishin alternativa të tjera dhe sulmuesit e tjerë ishin të dëmtuar. Ka gjëra që ndoshta bota nuk i di, por unë po. Sa iu përket paraqitjeve, mund të jetë që nuk shkoi mirë ose nuk ishte produktiv, por në 9 ndeshjet e para, para dëmtimit, ai ishte titullar. Kur u...
Burimi:
telesport.al