Babai dhe djali, trajnerë kundërshtarë në Superiore. Diçka e rrallë për Shqipërinë, por jo vetëm…
Futbolli shqiptar po prodhon një histori të veçantë, që shkon përtej një emërimi të zakonshëm trajneri. Glen Daja u zyrtarizua sot në stolin e Elbasanit, ku do të zëvendësojë Ivan Gvozdenovic, i cili dha dorëheqjen. Kështu, ai largohet nga Dinamo City, ku ishte ndihmëstrajner dhe krahu i djathtë i babait të tij, Ilir Dajës, për të marrë përsipër drejtimin e verdhebluve. Dhe pikërisht këtu nis veçantia e kësaj historie; babai dhe djali do të drejtojnë njëkohësisht dy skuadra të ndryshme në të njëjtin kampionat, Kategorinë Superiore! Ilir Daja do të vazhdojë punën te Dinamo City, ndërsa Gleni nis aventurën e tij si kryetrajner i Elbasanit. Një ndarje rolesh që e shndërron marrëdhënien e tyre profesionale nga bashkëpunim në një përballje të mundshme, ku secili do...
Burimi:
telesport.al