Avokati i Popullit: Dënojmë sulmet e protestuesve ndaj policëve

Avokati i Popullit: Dënojmë sulmet e protestuesve ndaj policëve

Avokati i Popullit, Endri Shabani, ka paraqitur gjetjet paraprake të monitorimit që Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës, pranë Avokatit të Popullit, ka bërë gjatë protestave të dhunshme të këtyre katër ditëve, duke evidentuar problematika në komisariate, shoqërime dhe trajtimin e personave të ndaluar. Në 72 orët e fundit, sipas Shabanit, ekipet e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës kanë monitoruar komisariatet nr. 1, nr.2, nr.3, nr.4, nr.5 dhe nr.6 në Tiranë, Bllokun e Sigurisë, Spitalin e Traumës dhe komisariatet e Korçës, Vlorës e Shkodrës. Gjatë kësaj kohe Shabani thotë se janë kontaktuar 214 persona të shoqëruar, ndërsa në Spitalin e Traumës, më 14 dhe 15 tetor, sipas tij kanë marrë shërbim 128 persona, mes tyre 86 punonjës policie, 38 protestues dhe 5 të mitur....