Plagoset me thikë 36-vjeçari në Pogradec
Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të shtunë në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një dyqani. I lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është […]
Fitër Bajrami, Rama uron besimtarët: Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Në një postim në rrjete sociale, teksa ka ndarë një video nga darka që shtroi për Iftar, kreu i qeverisë shprehet se besimtarët përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi. “Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat. […]
Papa Françesku letër Kryepeshkopit Joan: Shpresëplotë që marrëdhëniet mes Kishës Katolike dhe Kishës së Shqipërisë do të zhvillohen më tej
Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, përmes një letre ka uruar Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Në mesazhin e tij, Papa Françesku shpreh shpresat e tij për angazhimin e rinovuar për thellimin e marrëdhënieve midis Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. “Duke shprehur afërsinë time shpirtërore,ju siguroj për lutjet e […]
Industria serbe e naftës thotë se sanksionet amerikane ndaj saj janë shtyrë përsëri
Industria e Naftës e Serbisë (NIS), njoftoi të shtunën se Departamenti amerikan i Thesarit e ka shtyrë futjen në fuqi të sanksioneve amerikane ndaj NIS-it edhe për 30 ditë të tjera. Shtetet e Bashkuara e vendosën NIS-in në listën e sanksioneve më 10 janar për shkak të pjesëmarrjes në pronësi të kompanisë ruse, Gazprom Neft, […]
Rëndohet bilanci i tërmetit, mbi 1600 viktima në Mianmar, vijojnë kërkimet për të mbijetuarit
Më shumë se 1,644 persona kanë humbur jetën në Mianmar, ndërsa 3,408 të tjerë janë plagosur pas tërmetit shkatërrues të një dite më parë. Pjesa më e madhe e viktimave janë në qytetin e dytë më të madh të Mianmarit, Mandalay, zona më afër epiqendrës. Ndërsa Naypyidaw ka qenë i dyti më i goditur nga […]
E PLOTË/ Nga paga minimale 500 euro e deri tek integrimi në BE, Rama shpalos programin “Shqipëria 2030”
Kryeministri Edi Rama shpalosi këtë të shtunë (29 mars) programin e “Shqipërisë 2030”. Rama teksa kërkoi votën e shqiptarëve më 11 maj, renditi përfitimet e çdo shqiptari përmes pasaportës europiane të Shqipërisë 2030. Në programin e PS, kryesocialisti preku çdo sektor, duke listuar investimet e reja që pritet të përfundojnë në mandatin e katërt qeverisës […]
“Në Kretë do të hapet konsullata e Shqipërisë”, Rama: Kemi gati një aplikacion për t’i mësuar fëmijëve gjuhën shqipe
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me shqiptarët në Kretë të Greqisë, në kuadër të votës së diasporës. Në fjalën e tij, Rama theksoi se thuajse është gati një aplikacion që mund t’iu mësojë fëmijëve që jetojnë jashtë gjuhën shqipe. Kryesocialisti tregoi se në Kretë do të jetë shumë shpejt konsullata e Shqipërisë, […]
“Në listat e kandidatëve kanë futur gjithë fisin”, Rama thumbon opozitën nga Kreta: Me këta fitojmë edhe pa bërë fushatë fare!
Kryeministri Edi Rama thumboi opozitën gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Kretë. Ai tha se përballë tyre i fiton zgjedhjet e 11 majit pa bërë fare fushatë. Rama e krahasoi kreun e PD-së, Sali Berishën me shprehjen popullore “ç’do atje o bufi kënetës”. Kryesocialisti nënvizoi se partitë e reja kanë futur në listat e kandidatëve […]
Nesër Fitër Bajrami, presidenti Begaj uron besimtarët: Festë e paqtimit të shpirtit!
Presidenti Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit. “Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët! Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit. Për të gjithë shqiptarët […]
Kurti premton mbi 1 miliard euro buxhet për ushtrinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi se gjatë një mandati të mundshëm të ri qeverisës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës do të ndahen mbi 1 miliard euro buxhet. Kështu tha ai gjatë mbledhjes së Qeverisë, teksa foli për mandatin katërvjeçar të ekzekutivit. Ai tha se Qeveria që ai udhëheq ka arritur “rezultate të jashtëzakonshme” […]