Ceremonia “Topi i Artë”, Donnarumma merr çmimin si portieri më i mirë
Gianluigi Donnarumma është shpallur numri 1 i Evropës për sezonin 2024-2025. Ish-portieri i PSG tashmë gardian i Manchester Cityt ka marrë trofeun e ‘Portierit më të mirë’ të sezonit 2024-25. Kujtojmë që vetëm pak javë më parë ai u largua “me sherr” nga PSG drejt Manchester Cityt.
Ceremonia “Topi i Artë”, ja skuadra më e mirë e vitit 2025-së
Në “Theatre du Chatelet” në Paris po mbahet aktualisht ceremonia “Topi i Artë”, ku aktualisht janë ndarë disa nga çmimet më prestigjoze futbollistike. Lamine Jamal aktualisht ka marrë çmimin e parë personal atë të futbollisti më i mirë nën 21-vjeç. Spanjolli është në garë edhe për trofeun më të rëndësishëm, atë të “Topit të Artë”. […]
Franca njeh zyrtarisht shtetin palestinez
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se vendi i tij njeh zyrtarisht shtetin palestinez. Udhëheqësi francez tha se me këtë vendim ai po vepron në interes të paqes, mes kritikave nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. “Në përputhje me zotimin historik të shtetit tim ndaj Lindjes së Mesme, paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, sot njoftoj […]
Në pritje të “Topit të Artë”, Jamal merr trofeun e parë personal
Lamine Jamal ka marrë çmimin e parë personal në ceremonin e “Topit të Artë” që op zhvillohet aktualisht në Theatre du Chatelet në Paris. Jamal ka marrë trogfeun “Kopa” (Lojtari më i mirë nën 21-vjeç) Ndërkohë Jamal është në garë të fortë me Osmane Dembele për trofeun më prestigjoz futbollistik, atë të “Topit të Artë”. […]
Trump pas njohjes së shtetit palestinez: Është shpërblim për Hamasin
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka reaguar pas njohjes së Palestinës nga disa shtete. Sipas Trump njohja e shtetit të Palestinës është si një “shpërblim për Hamasin. Sipas saj, Trump do të adresojë këtë çështje gjatë fjalimit të tij nesër në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku pritet të kritikojë vendimin e disa […]
Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së
Turqia ka hequr tarifat shtesë ndaj disa importeve të Shteteve të Bashkuara, përfshirë ndaj pijeve alkoolike, veturave, duhanit dhe produkteve kozmetike, bëri të ditur Ministria e Tregtisë më 22 shtator. Turqia kishte vendosur tarifa shtesë doganore për një sërë produktesh me origjinë nga SHBA-ja sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, në përgjigje të tarifave […]
EMRI/ Firmat piramidale online XUEX, arrestohet organizatori kryesor në zonën e Divjakës
35-vjeçari Ereledio Shebeku është arrestuar nga policia këtë të hënë. Shebeku, është i dyshuar si organizator i skemave piramidale online në zonën e Divjakës. Operacioni “XUEX” tregon vendosmërinë e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit për goditjen e aktiviteteve mashtruese online, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe të sigurisë publike. Drejtoria e Hetimit të […]
Shkarkimi i Erion Veliajt, Kadilli: Vendim politik i mazhorancës
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli tha se shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj nuk ka asnjë pengesë ligjore. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Kadilli deklaroi se shkarkimi i Veliajt është një vendim politik i mazhorancës. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar […]
Panik në ajër, stjuardesa përplaset me tavanin e avionit pas turbulencave
Dy anëtarë të ekuipazhit të një avioni të Ryanair u plagosën pasi u përfshinë nga turbulenca të forta gjatë një fluturimi nga Vitoria në veri të Spanjës drejt Majorkës, të dielën pasdite. Incidenti ndodhi në momentin kur avioni po përgatitej të ulej në Palma, ndërsa ishulli turistik përfshihej nga stuhi të fuqishme. Sipas mediave lokale, […]
Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë, Spiropali: Veprimet e rrezikshme të Rusisë janë të papranueshme
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali i është bashkuar në New York konferencës së Ministrave të Jashtëm në mbështetje të Estonisë pas shkeljes së hapësirës ajrore nga avionët luftarakë rusë më 19 shtator. Në konferencën e drejtuesve të diplomacisë ndërkombëtare mori pjesë edhe Kaja Kallas, kryediplomatja europiane, si dhe ministra të jashtëm […]