Prezantohet projekti EU4Law 2, Ministrja Koçiu: Politikat tona do të vendosin në qendër territorin dhe qytetarin
Në daljen e parë si Ministre e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mori pjesë në prezantimin e fazës së dytë të projektit, EU4Law, projekt i mbështetur nga Bashkimi Europian, Gjermania, Italia dhe Franca. Ajo e konsideron projektin shenjë të qartë të vendosmërisë së përbashkët për të forcuar sundimin e ligjit, për të modernizuar institucionet dhe […]
E FUNDIT/ Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar sot pro shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut, pasi prej më shumë se 7 muajsh ndodhet në paraburgim nën akuzat e SPAK për 13 vepra penale. Mbledhja u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila tha se vendimmarrja për shkarkimin e Erion Veliajt është […]
Supremja refuzon ankesën e LVV-së për parullën e Listës Serbe
Gjykata Supreme njoftoi se e ka refuzuar “si të pathemeltë” ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me Listën Serbe. Edhe PZAP-i më 17 shtator e kishte refuzuar si të pabazë ankesën e LVV-së kundër Listës Serbe lidhur me pretendimet për shkeljen e Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit […]
Zhduket pa gjurmë 15-vjeçari në Pogradec, alarmohet familja! Babai denoncon në polici
Një 15-vjeçar është zhdukur pa asnjë gjurmë prej 3 ditësh në Pogradec, duke alarmuar familjen e tij. Babai i të miturit ka bërë denoncimin në polici, duke thënë se 15-vjeçari është larguar nga banesa prej datës 21 shtator dhe nuk është kthyer më, duke humbur çdo kontakt. Babai ka thënë se nuk e kontakton dot […]
Sekretari i Këshillit bashkiak letër Veliajt: Nuk ka asnjë vendim ndalimi për prezencën tuaj!
Sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës i është drejtuar me një letër kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj. Në letër thuhet se nuk është marrë asnjë vendim që ndalon pjesëmarrjen apo prezencën e Veliajt në mbledhjen e sotme të Këshillit, ku pritet shkarkimi i Veliajt. Sekretari Behar Zeneli shkruan në letër se Veliajt nuk i ndalohet […]
“Paracetamoli, shkak i autizmit?”, Trump: Duhet shmangur maksimalisht nga gratë shtatzëna
Presidenti Donald Trump bëri të ditura disa përfundime të sistemit shëndetësor amerikan, të cilat sugjerojnë se autizmi lidhet me përdorimin e paracetamolit në shtatzëni. Në një konferencë për shtyp, së bashku me Sekretarin e Shëndetësisë Kennedy, Trump paralajmëroi prindërit të qëndrojnë sa më larg të jetë e mundur këtij medikamenti. “Marrja e paracetamolit nuk është […]
Shkeljet në Estoni! NATO mbledhje urgjente, paralajmëron Rusinë me aktivizimin e Nenit 5
NATO i ka dërguar një mesazh të qartë Rusisë, duke i kërkuar të ndalojë sjelljet “të papërgjegjshme” dhe “të pamenduara” kundër vendeve anëtare të Aleancës. Reagimi erdhi pas incidentit të ndodhur më 19 shtator, kur tre avionë luftarakë rusë MiG-31, të armatosur, shkelën hapësirën ajrore të Estonisë për më shumë se dhjetë minuta. Pas kërkesës […]
Berisha: Rama mbron bandat e drogës, kryeministri nuk shkoi dot në New York, iu anuluan takimet
Partia Demokratike do të shfrytëzojë mbledhjen e Parlamentit nesër për të kërkuar përsëritjen e votimit për programin politik dhe qeverinë Rama javën e kaluar. Mbledhja e Grupit Parlamentar demokrat zgjati rreth 1 orë dhe kryetari i PD Sali Berisha akuzoi kryeministrin se mbështet bandat që merren me trafikun e lëndëve narkotike. “Le të thotë çdo […]
Universi do ju sjell ngjarje të pabesueshme, shenjat më me fat të Horoskopit për vjeshtën
Cilat shenja të zodiakut do të jenë me fat këtë vjeshtë? DashiPër Dashin, vjeshta do të sjellë njohjen dhe krenarinë e shumëpritur. Lajmet që do të merrni do të konfirmojnë se përpjekjet tuaja nuk ishin të kota. Do të jeni në gjendje të “hapni krahët” dhe të ndjeni forcën që e keni fshehur për një […]
“Rusia po armatoset masivisht”, Suedia: Evropa të jetë gati pë luftë
Ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, të martën bëri thirrje që Evropa të rrisë përgatitjet për një konflikt të armatosur, për shkak të kërcënimit që paraqet Rusia. “Ne duhet të adoptojmë një mentalitet të ri evropian, të kalojmë nga një mentalitet i kohës së paqes në një gatishmëri lufte”, tha Jonson në Berlin, përpara një […]