Vizionplus.tv's Profile Image

Vizionplus.tv

Ky autor ka publikuar 9857 lajme.
user-icon
“Plumbi i Artë”/ Alibej: Vendimin për ekzekutimin e Regis Runajt e mora me Nuredin Dumanin! Ramazani u mbajt nën vëzhgim

“Plumbi i Artë”/ Alibej: Vendimin për ekzekutimin e Regis Runajt e mora me Nuredin Dumanin! Ramazani u mbajt nën vëzhgim

Në procesin gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë”, këtë të martë ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Erion Alibej. Ai ka rrëfyer vrasjen e Emiljano Ramazanit, ndodhur në korrik të vitit 2020, duke theksuar se nuk ka pasur një plan të mirëfilltë për ekzekutimin. Sipas Alibejt, Ramazani kalonte shumë kohë në palestër, ndërsa informacionet për […]
Nis punimet Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, opozita kërkon prezencën e Spiropalit: Të raportojë për vizitën në OKB

Nis punimet Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, opozita kërkon prezencën e Spiropalit: Të raportojë për vizitën në OKB

Ditën e sotme ka nisur punimet Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, nën drejtimin e ish-ministrit të Jashtëm Igli Hasani. Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri parashtroi kërkesat e tij në nisje të komisionit.  Kapri kërkoi që ministrja e re për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, të raportojë para komisionit për vizionin […]
Këshilli i Ministrave njofton Begajn për vakancën në 6 bashkitë e vendit, Presidenti 48 orë kohë për të dekretuar datën e zgjedhjeve

Këshilli i Ministrave njofton Begajn për vakancën në 6 bashkitë e vendit, Presidenti 48 orë kohë për të dekretuar datën e zgjedhjeve

Këshilli i Ministrave ka njoftuar zyrtarisht Presidencën për vakancën e krijuar në bashkinë e Tiranës pas shkarkimit të Erion Veliajt, ndonëse ky i fundit një ditë më parë (29 shtator) e ka ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Në shkresën e datës 30 shtator, të siguruar nga gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku, Presidenca është informuar […]
Studim i ri: Sobat me dru nuk janë aq “të pafajshme”, çfarë po rrezikoni

Studim i ri: Sobat me dru nuk janë aq “të pafajshme”, çfarë po rrezikoni

Një studim i ri shkencor ka ngritur shqetësime serioze për ndikimin e sobave moderne me dru në shëndetin e frymëmarrjes, duke zbuluar se përshpejtojnë humbjen e funksionit të mushkërive. Studimi, i prezantuar në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Pneumologjisë në Amsterdam, tregoi se përdoruesit e sobave me dru kishin rënie më të shpejtë të kapacitetit […]
Studimi i ADN-së zbulon “çelësin” e jetëgjatësisë së gruas që jetoi deri në 117 vjeç

Studimi i ADN-së zbulon “çelësin” e jetëgjatësisë së gruas që jetoi deri në 117 vjeç

Një studim i publikuar në Cell Reports Medicine dhe i cituar nga Nature hedh dritë mbi sekretin e jetëgjatësisë, duke analizuar rastin e Maria Branyas, një nga gratë më të moshuara në botë, e cila jetoi deri në moshën 117 vjeç. Shkencëtarët zbuluan se ajo kishte një gjenom shumë “të ri”, me mutacione të rralla […]
Udhëheqësit e Lindjes së Mesme dhe ata evropianë mirëpresin planin e paqes së Trump për Gazën

Udhëheqësit e Lindjes së Mesme dhe ata evropianë mirëpresin planin e paqes së Trump për Gazën

Udhëheqësit evropianë dhe të Lindjes së Mesme kanë mirëpritur një plan paqeje të SHBA-së për Gazën, ndërsa Presidenti Donald Trump e paralajmëroi Hamasin ta pranonte atë. Plani, i dakordësuar nga Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, propozon një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve, lirimin brenda 72 orëve të 20 pengjeve të gjalla izraelite të mbajtura […]
Fati u kthen shpinën, vështirësi në horizont për këto tre shenja të horoskopit

Fati u kthen shpinën, vështirësi në horizont për këto tre shenja të horoskopit

Fati u kthen shpinën shenjave të caktuara të zodiakut deri më 4 tetor. Pak para se shtatori të na thotë lamtumirë dhe të mirëpresim tetorin, tre përfaqësues të zodiakut do të përjetojnë situata të vështira. Peshorja – Kushtojini vëmendje pasi edhe mosmarrëveshjet më të vogla mund të shndërrohen në grindje epike. Ka paqartësi, lëshime, keqkuptime […]
Më mirë ta bëni dushin në mbrëmje apo në mëngjes?

Më mirë ta bëni dushin në mbrëmje apo në mëngjes?

Shumë njerëz pyesin veten se kur është koha më e mirë për të bërë dush: në mëngjes apo në mbrëmje. Ekspertët thonë se përgjigjja varet nga stili i jetës, shëndeti i lëkurës dhe zakonet personale. Dushi në darkë ka disa përparësi të rëndësishme. Ai ndihmon trupin të qetësohet, ul temperaturën e brendshme dhe përgatit organizmin […]
Netanyahu: Plani i Trump për Gazën është në përputhje me qëllimet tona

Netanyahu: Plani i Trump për Gazën është në përputhje me qëllimet tona

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se plani i presidentit amerikan Donald Trump për Gazën është në përputhje të plotë me objektivat e Izraelit dhe përbën një hap vendimtar për t’i dhënë fund luftës. Në konferencën e përbashkët me Trump, ai u shpreh se ky është një moment historik që hap rrugën […]
E rëndë në Gjermani! Burri vret partneren, fëmijët e tij e më pas veten

E rëndë në Gjermani! Burri vret partneren, fëmijët e tij e më pas veten

Një burrë në Oldenburg, Saksonia e Poshtme, qëlloi partneren e tij dhe dy fëmijët e mitur, një djalë nëntëvjeçar dhe një vajzë, përpara se të vriste veten. Incidenti i përgjakshëm ndodhi në mesditë të së hënës në një ndërtesë banimi. Pasi fqinjët telefonuan, policia gjeti katër trupa në shtëpi, raporton Bild. Arma u gjet pranë […]