Mbyllet aeroporti i Mynihut, kaos për disa orë në fluturime, pas shfaqjes së dronëve të dyshimtë
Dronë të dyshimtë të ngjashëm me ata në vendet e tjera europiane gjatë javëve të fundit janë shfaqur edhe në Gjermani, pranë aeroportit të Mynihut duke detyruar mbylljen e tij për disa orë. Dhjetëra fluturime u anuluan për shkak të dronëve, duke lënë të bllokuar në terminale mijëra pasagjerë. Fluturimet rinisën mëngjesin e së premtes […]
Çfarë është celiakia, armiku i heshtur i zorrëve
Celiakia është një sëmundje autoimune që shfaqet si reagim i organizmit ndaj glutenit, proteinë që gjendet në grurë, elb dhe thekër. Tek personat me celiaki, konsumimi i glutenit shkakton dëmtim të mukozës së zorrës së hollë, duke vështirësuar përthithjen e lëndëve ushqyese. Sipas Mayo Clinic, celiakia mund të shfaqet me një gamë të gjerë simptomash […]
Teherani mund të mos jetë më kryeqyteti i Iranit, ja arsyeja
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi nuk ka më asnjë alternative tjetër përveçse ta zhvendosë kryeqytetin nga Teherani drejt jugut të vendit, në Makran për shkak të krizës së rëndë të ujit, rritjes së pakontrolluar urbane dhe kërcënimit gjithnjë e më të madh nga fundosja e tokës. Përgjatë një vizite në provincën […]
Gjykata liron të gjithë të akuzuarit për hapjen e tunelit nëntokësor në gjykatën e Podgoricës
Një gjykatë malazeze i ka liruar të premten nga akuzat tetë personat e akuzuar për gërmimin e një tuneli të gjatë që çonte brenda një depoje të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, për shkak të mungesës së provave. Gjykata Themelore tha se nuk është vërtetuar se kush e gërmoi tunelin, dhe se nuk u vërtetua […]
Spanjë/ Qeveria propozon që aborti të bëhet e drejtë kushtetuese
Qeveria e majtë e Spanjës ka propozuar që aborti të përfshihet si e drejtë kushtetuese, pasi këshilli bashkiak i Madridit informoi gratë lidhur me të ashtuquajturën “sindromë post-abort”. Ky zhvillim kundërthënës ndodhi të martën, kur këshilli bashkiak i Madridit, i kontrolluar nga Partia konservatore Popullore (PP), miratoi një propozim të ekstremit të djathtë që kërkon […]
Nis Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, interpretojnë trupa nga vende të ndryshme
Elbasani është kthyer sërish në kryeqendrën e artit skenik. Për të 27-in vit radhazi, Teatri “Skampa” hapi dyert për Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit, një traditë tashmë e konsoliduar që mbledh trupa vendase e të huaja. Nën moton “Zgjerim”, ky festival sjell një program të pasur me shfaqje dhe vizione artistike , duke mirëpritur trupa nga […]
Sot derbi Partizani – Tirana, policia njofton planin e masave, segmentet rrugore që do të bllokohen
Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit mes KF Tirana dhe Partizanit, që do të zhvillohet sot në orën 19:00 në stadiumin “Arena Kombëtare”. Nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit do të jenë të bllokuara segmentet rrugore: Sheshi “Nënë Tereza”, rruga […]
Superndeshjet ndezin fundjavën! Spektakël në Serie A, Bundesliga dhe Primeira Liga
Kjo fundjavë premton emocione të mëdha për tifozët e futbollit anembanë botës, me disa nga përballjet më të zjarrta të sezonit që pritet të zhvillohen në Itali, Gjermani dhe Portugali, të gjitha transmetohen ekskluzivisht dhe vetëm në Tring Sport, platformën më të madhe sportive në Shqipëri, në një maratonë të mirëfilltë sportive. JUVENTUS – MILANNjë […]
Pakistani: Plani i Trump për Gazën nuk përputhet me propozimin e vendeve myslimane
Plani 20-pikësh që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e shpalosi këtë javë për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, nuk përputhet me një draft që një grup vendesh me shumicë myslimane ia paraqitën atij, theksoi të premten ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar. Vendet myslimane kishin propozuar tërheqjen e plotë […]
KFOR me drejtues të ri në Kosovë, komandën e rimerr një gjeneral-major turk: Siguri për të gjithë
Ozkan Ulutash, gjeneralmajori i Ushtrisë Turke ka marrë sërish komandën e KFOR-it, pas përfundimit të mandatit të komandantit të ushtrisë italiane, Enrico Barduani. Gjatë ceremonisë në Prishtinë gjeneralmajori Ulutash shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin për përmbushjen e misionit paqeruajtës të KFOR jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin. “Do ta bëjmë këtë përmes aktiviteteve […]