Author: Vizionplus.tv

  • Aksident tragjik në Fier, humb jetën shoferi 33-vjeçar

    Aksident tragjik në Fier, humb jetën shoferi 33-vjeçar

    Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”.
    Sipas njoftimit zyrtar, dy automjete dhe një motomjet janë përplasur me njëri-tjetrin.
    Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, K. H., 33 vjeç.
    “Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum.

    Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.
    /vizionplus.tv

  • Presidenti i Iranit: Teherani do t’i rindërtojë objektet bërthamore

    Presidenti i Iranit: Teherani do t’i rindërtojë objektet bërthamore

    Teherani do t’i rindërtojë objektet e veta bërthamore “me forcë edhe më të madhe”, tha të dielën për mediat shtetërore presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, duke shtuar se vendi nuk synon të prodhojë armë bërthamore.
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të urdhërojë sulme të reja ndaj objekteve bërthamore të Iranit, nëse Teherani përpiqet ta rifillojë punën në objektet që Uashingtoni i bombardoi në qershor.
    Pezeshkian i bëri këto komente gjatë një vizite në Organizatën e Energjisë Atomike të vendit, ku u takua me drejtues të lartë të industrisë bërthamore iraniane.

    “Shkatërrimi i ndërtesave dhe fabrikave nuk do të na krijojë problem; ne do t’i rindërtojmë ato dhe me forcë edhe më të madhe”, tha presidenti iranian për mediat shtetërore.
    Në qershor, SHBA-ja kreu sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane, për të cilat Uashingtoni thotë se ishin pjesë e një programi për zhvillimin e armëve bërthamore.
    Teherani këmbëngul se programi i tij bërthamor ka qëllime tërësisht civile.
    “Gjithçka është e menduar për zgjidhjen e problemeve të popullit, për sëmundjet, për shëndetin e njerëzve”, tha Pezeshkian, duke iu referuar aktiviteteve bërthamore të Iranit./REL

  • Pse duhet t’i konsumoni sa më shpesh hurmat

    Pse duhet t’i konsumoni sa më shpesh hurmat

    Shpeshherë  janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fruti që mbart më shumë misticitet se çdo lloj fruti tjetër.
    Më poshtë, Living ju fton të lexoni disa prej vetive të saj:
    Ndihmojnë në tretje 

    Hurmat kanë aftësi shumë të mira laksative dhe ndihmojnë në tretje për shkak të përmbajtjes së lartë të tyre në fibra, por nëse ato konsumohen të papjekura mirë, pra të pasura me taninë, ato janë të dëmshme dhe e dëmtojnë këtë proces. Nëse konsumohen të pjekura, ato mund të jenë një kurë mjaft efektive në trajtimin e konstipacionit.
    Forcojnë imunitetin dhe sigurojnë energji për organizmin
    Hurmat janë të pasura me vitaminë C, e cila njihet për vetitë e saj në mbrojtjen e imunitetit. Nga ana tjetër, ato përmbajnë sasi të lartë uji, sheqeri, vitaminash dhe mineralesh. Sasia e lartë e karbohidrateve tek hurmat i bën ato të dobishme në përfitimin e energjive të nevojshme për organizmin.
    Luftojnë aneminë
    Në fakt, nuk ka studime të mirëfillta mbi këtë efekt, por thuhet se hurmat mund të stimulojnë eritropoezën (prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut), si dhe prodhimin e hemoglobinës në sajë të shtimit të përthithjes së hekurit në zorrë përmes ushqimeve, duke çuar kështu në përmirësimin e shkallës së anemisë.
    Luftojnë lodhjen, stresin dhe sëmundjet kardiovaskulare
    Është parë se hurmat kanë efekte pozitive në përmirësimin e lodhjes dhe stresit psikologjik. Rrjedhimisht, si pasojë e efekteve të tilla pozitive, mendohet se ato ndihmojnë edhe në përmirësimin e sëmundjeve kardiovaskulare, në të cilat njihet se një nga faktorët shkaktarë është edhe stresi. Reduktimi i tij ka çuar në reduktimin edhe të sëmundjeve kardiovaskulare.Hurma është një frut i pasur në sheqerna, kripëra minerale, vitamina A, B dhe C si dhe aminoacide të rëndësishëm.
    Si t’i përdorim ne gatim?
    Që t’i shndërroni menjëherë në pure, hurmat duhet të jenë shumë të buta. Me ndihmën e një luge, merrni vetëm tulin e frutit, pa lëkurë, dhe bashkojini në një enë. Mund t’i shtypni me lugë apo t’i përzieni me mikser që të keni një krem homogjen. Me të mund të shoqëroni kek të llojeve të ndryshëm. Një tjetër përgatitje që mund të rezistojë më gjatë në kohë është pelteja klasike por kjo duhet ta kalojë një fazë gatimi. Veçse, duhet t’i kaurdisni për fare pak minuta, me pak sheqer kaf. Nuk është nevoja të qëndrojnë gjatë në zjarr, si frutat e tjera.

  • Forcat ukrainase thonë se po mbahen në Pokrovsk mes luftimeve të ashpra

    Forcat ukrainase thonë se po mbahen në Pokrovsk mes luftimeve të ashpra

    Autoritetet ushtarake të Ukrainës kanë këmbëngulur se forcat e tyre po mbahen fort në qytetin e vijës së parë, Pokrovsk, në lindje të vendit.
    Ndërkohë, forcat ruse dhe ato ukrainase kanë kryer sulme me raketa dhe dronë në disa zona gjatë natës midis 1 dhe 2 nëntorit.
    Derisa luftimet po vazhdojnë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se një takim midis presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara “nuk është i nevojshëm tani për tani”.

    Komentet e tij, të publikuara nga agjencia TASS më 2 nëntor, janë shenjë shtesë se Moska është e vendosur ta vazhdojë pushtimin e plotë, pothuajse katërvjeçar, të Ukrainës, pavarësisht përpjekjeve për paqe të udhëhequra nga SHBA-ja.
    “Çfarë nevojitet tani është një punë shumë e kujdesshme për të shtjelluar hollësi specifike të problemit” tha Peskov, pa dhënë hollësi të mëtejshme.
    Sulmet me raketa gjatë natës në Ukrainë
    Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi më 2 nëntor se Rusia kishte lëshuar raketa balistike të tipit Iskander-M dhe 79 dronë sulmues gjatë natës.
    Një sulm me dronë rusë në qytetin ukrainas të Odesës vrau dy persona dhe plagosi një tjetër, sipas kreut të administratës ushtarake rajonale, Oleh Kiper, i cili tha se “infrastruktura civile” ishte dëmtuar.
    Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë raportoi për një sulm në një ndërtesë banimi në Zaporizhja. Askush nuk u plagos në këtë incident, por tre persona u lënduan gjatë sulmeve të tjera në qytet.
    Ndërkohë, Ukraina goditi një cisternë nafte dhe objekte të tjera në portin rus të Detit të Zi, Tuapse, në rajonin Krasnodar.
    Zyrtarët lokalë thanë se “fragmentet e [dronëve] ranë mbi një cisternë nafte, duke dëmtuar pjesën e sipërme të strukturës së anijes. Një zjarr shpërtheu në bord dhe ekuipazhi u evakuua”.
    Ky vend ka qenë shpesh herë në shënjestruar të dronëve ukrainas gjatë vitit të fundit.
    Beteja për Pokrovskun
    Në vijën e frontit, autoritetet ushtarake ukrainase raportuan luftime të vazhdueshme në shumë zona më 2 nëntor, por vëmendja kryesore mbetet tek Pokrovsk, ku forcat ukrainase përballen, sipas raporteve, me rreth 170.000 trupa ruse.
    Analistët paralajmërojnë se rënia e Pokrovskut, i cili para luftës kishte rreth 70.000 banorë, mund ta hapë rrugën për trupat ruse drejt perëndimit, në rajonin Dnipropetrovsk, duke rrezikuar zonat jugore të Ukrainës.
    “Ne po e mbajmë Pokrovskun”, shkroi në Facebook komandanti i përgjithshëm i Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy, më 1 nëntor.
    “Një operacion i gjerë për të shkatërruar dhe dëbuar forcat armike nga Pokrovsku është në zhvillim e sipër”, shtoi ai, një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e quajti betejën për qytetin pothuajse të shkatërruar “prioritet” për Ukrainën.
    Pas raportimeve nga mediat perëndimore, Kievi konfirmoi se ka dërguar forca speciale në këtë qytet strategjik, pasi ushtria ruse pretendoi se kishte rrethuar ushtarët ukrainas atje.
    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë gjithashtu pretendoi se forcat e saj kishin vrarë të 11 anëtarët e një ekipi të forcave speciale ukrainase që kishin zbarkuar në qytet me helikopter.
    Situata në terren mbetet e paqartë dhe nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
    Vlerësimet sugjerojnë se midis 200 dhe 400 ushtarë rusë ndodhen tashmë brenda lagjeve lindore të qytetit, duke përdorur terrenin urban, bodrumet dhe veshje civile për të mos rënë në sy të ushtrisë ukrainase./REL

  • Ekspozitë kostumografike në Korçë, “Na ishte dikur” sjell veshjet tradicionale të juglindjes

    Ekspozitë kostumografike në Korçë, “Na ishte dikur” sjell veshjet tradicionale të juglindjes

    Në qytetin e Korçës është çelur ekspozita kostumografike “Na ishte dikur”, nisma e dytë artistike e Lirika Pojanit, realizuar në bashkëpunim me Vasil Mihon. Përmes butaforisë dhe punës së kujdesshme artizanale, autorët kanë sjellë në jetë figurat historike të Themistokli Gërmenjit dhe komandantit francez që shpalli Korçën krahinë autonome, duke e ndërthurur historinë me elementet e pasura të veshjeve tradicionale të juglindjes shqiptare.
    Nëpërmjet kësaj ekspozite, vizitorët udhëtojnë ndër shekuj për të zbuluar larminë e kostumeve të komuniteteve maqedonase, rome, si edhe të figurave të njohura të teatrit e muzikës korçare, që kanë lënë gjurmë në kujtesën kulturore të qytetit.
    Më shumë se 25 kostume autentike përfaqësojnë trashëgiminë dhe identitetin e trevave juglindore, ndërsa qëllimi i Pojanit mbetet i qartë: ruajtja dhe përcjellja e traditës së veshjeve popullore shqiptare tek brezat e rinj.

    Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun edhe gjatë javës së ardhshme, duke ftuar çdo vizitor të prekë nga afër hijeshinë e historisë së dikurshme./vizionplus.tv

  • Kishin marrë lavazh me qera për të shitur drogë, arrestohen 3 persona në Tiranë

    Kishin marrë lavazh me qera për të shitur drogë, arrestohen 3 persona në Tiranë

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në një lavazh në rrugën “Konferenca e Pezës” shpërndaheshin lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Bashkëpunimi”.
    Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
    -D. Ç(S)., 30 vjeç, dhe A. Ç, 38 vjeç, vëllezër, të cilët kishin marrë me qira lavazhin dhe M. Z., 30 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale  që ushtronin 2 vëllëzerit dhe nuk e kallëzoi atë.

    Gjatë kontrollit në ambientet e lavazhit që 2 vëllëzërit kishin marrë me qira dhe në 2 automjetet e tyre, shërbimet e Policisë gjetën lëndë narkotike e dyshuar kanabisi, një sasi kokaine, një armë sportive, një paisje për bllokimin e valëve, 3 aparate celular, 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

  • “Dhoma gazi për shqiptarët”, thirrje anti-shqiptare në Maqedoninë e Veriut

    “Dhoma gazi për shqiptarët”, thirrje anti-shqiptare në Maqedoninë e Veriut

    Skandal me nota rraciste në kategorinë e dytë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
    Tifozët vendas të Pobedës të njohur me nofken “majmunët” kanë bërë thirrje të hapura antishqiptare, ndërsa në fund është sulmuar edhe dhoma e zhveshjes e skuadres shqiptare Shkëndija e Haraçinës. Kjo e fundit fitoi 1 me 0 dhe blindoi vendin e parë në renditje duke vijuar ëndrrën për tu ngjitur në mesin e më të mireve.
    “Dhoma gazi për shqiptarët”, ishte thirrja skandaloze në kor e tifozëve vendas gjatë ndeshjes. Ndërsa në fund disa tifozë shkelmuan dyert dhe dritaret e dhomave të zhveshjes së Shkëndijes, por për fat pa pasoja në shëndetin e lojtarëve./vizionplus.tv

  • “Përtej Horizontit” në Korçë, shfaqja mirëpritet nga publiku në teatrin “Andon Zako Çajupi”

    “Përtej Horizontit” në Korçë, shfaqja mirëpritet nga publiku në teatrin “Andon Zako Çajupi”

    Në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” u shfaq mbrëmjen e së shtunës premiera e dramës “Përtej Horizontit” të Eugene O’Neill, e sjellë në shqip nga regjisori Silvio Goskova. Vepra ngjalli emocione të forta tek publiku, duke reflektuar mbi ëndrrat, dashurinë, fatin dhe kufijtë e zgjedhjeve njerëzore.
    Për regjisorin e shfaqjes kjo dramë është një udhëtim i brendshëm që prek çdokënd, sepse flet për atë që humbasim teksa ndjekim ëndrrat tona. Është një thirrje për të parë përtej vetes, përtej horizontit të zakonshëm.
    Emocionet pas shfaqjes i kanë ndarë edhe disa nga aktorët, të cilët kanë vlerësuar bashkëpunimin me regjisorin dhe pritjen e publikut korçar.

    “Përtej Horizontit” do të vijojë të shfaqet edhe përgjatë kësaj të diele, duke ftuar publikun të përjetojë një vepër të rrallë mbi natyrën njerëzore dhe fatin që s’mund të shmanget./vizionplus.tv

  • Zbulohen tre “shtëpi bari” në Shkodër, arrestohen dy kushërinjtë, në pranga edhe katër punonjës të OSHEE

    Zbulohen tre “shtëpi bari” në Shkodër, arrestohen dy kushërinjtë, në pranga edhe katër punonjës të OSHEE

    Dy banesa dhe një stallë në fshatin Hot të Shkodrës ishin kthyer në shtëpi bari. Tre ambientet e përshtatura për kultivimin dhe tharjen e kanabiti me anë të llambave u zbuluan këtë të diel nga policia.
    Gjatë aksionit, efektivët arrestuan dy kushërinjtë Lazer Pepaj dhe Sandër Pepaj, ndërsa një i tretë, Kristjan Pepaj u shpall në kërkim.
    Po ashtu, u ndaluan 4 punonjës të OSHEE, Gëzim Hoxha, Lodovik Vulaj, Xhuljano Çeraj dhe Adil Selmanaj. Ata dyshohet se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në disa ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.

    Gjatë operacionit u sekuestruan 1.110 bimë kanabis, 1 kg e 800 gramë kanabis në formë boçe, 300 llamba, si edhe apiratorë, panele neoni e filtra ajri që përdoreshin për kultivimin e drogës.

  • 36-vjeçari u vra nga kushëriri, banorët: Autorin s’e kemi parë në fshat, ka ardhur se ka të atin sëmurë

    36-vjeçari u vra nga kushëriri, banorët: Autorin s’e kemi parë në fshat, ka ardhur se ka të atin sëmurë

    Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku Bertil Alliaj 32 vjeç vrau djalin e xhaxhait Dallan Alliaj 36-vjeç ka shkaktuar tronditje tek banorët e fshatit Gjorm në Selenicë të Vlorës.
    Për mediat, ata thonë se lajmin e morën vesh nga televizori,  dhe se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndër të tjera ata thonë se nuk dihet arsyeja e konfliktit ndërsa autori ishte larguar nga fshati që prej vitit 2015, kohë kur ndodhi “Masakra e Çoles” dhe që atëherë nuk ishte parë më në zonë.Lexo edhe :Related Posts
    Por banori shton se arsyeja e ardhjes së Bertil Alliajt në fshat mund të jetë edhe gjendja shëndetësore e babait të tij, i cili së fundmi është operuar.

    “E morëm vesh nga televizori. Ka pasur kohë që nuk dukej në fshat. Ka qenë i larguar, punët e tij, hallet e tij. Nuk dihet arsyeja.
    Ky që humbi jetën është kushëriri im. U në me të atij e tij jam kushëri i dytë. Njeri i shkolluar. Këtë djalin tjetër e njihnim, këtu ka lindur. Ka vite që nga 1015 që nuk është dukur më këtu. E morëm vesh nga televizori se nuk dëgjuam armë.
    Nuk dimë të kenë pasur konflikte. Viktima nuk e njihja se ai rrinte të Levan. Autori ka qenë me probleme me shtetin. U habitëm si kishte mundësi që kishte ardhur. Ndoshta ka ardhur se ishte i ati sëmurë”, thanë banorët e fshatit Gjorm./vizionplus.tv