Author: Telesport.al

  • Bayerni, i pandalshëm edhe në Paris. Kompany: Ndeshje e vështirë, fitorja jonë ishte e merituar

    Bayerni, i pandalshëm edhe në Paris. Kompany: Ndeshje e vështirë, fitorja jonë ishte e merituar

    5 Nëntor 2025

    8:52

    Alfred Lleshi

    Bayern Munich triumfoi 2-1 ndaj PSG në një përballje dramatike të Ligës së Kampionëve, në kryeqytetin francez. Trajneri Vincent Kompany komentoi pas ndeshjes: “Më e rëndësishmja, gjë të cilën e shpresojmë, është që Hakimi të rikuperohet shpejt.
    Sot ishte një ndeshje me shumë punë dhe emocione, këto janë ndjenjat e mia pas fundit të lojës. Në fund, ia dolëm së bashku. Do të donim të kishim vazhduar në pjesën e dytë si në të parën, por ndonjëherë gjërat ndryshojnë, siç ndodhi pas kartonit të kuq”.
    Ai shtoi: “Dua që skuadra ta shijojë edhe momentin kur duhet të mbrohemi. Punojmë shumë për këtë në stërvitje, ndaj nuk u habita që e bëmë mirë. Pjesa e parë ishte shumë e kënaqshme, në të dytën duhej të luanim ndryshe. E dimë që Champions-i nuk është vendosur ende, por sot morëm tri pikë shumë të rëndësishme”.

  • Neuer dhe Kimmich, krenarë për triumfin ndaj PSG: Nuk është e lehtë me 10 lojtarë, por u treguam të fortë

    Neuer dhe Kimmich, krenarë për triumfin ndaj PSG: Nuk është e lehtë me 10 lojtarë, por u treguam të fortë

    5 Nëntor 2025

    8:58

    Alfred Lleshi

    Pas fitores 2-1 ndaj PSG-së, kapiteni Manuel Neuer analizoi ndeshjen: “Në pjesën e dytë ishte krejtësisht një lojë tjetër. Në të parën u pa qartë kush ishte skuadra më e mirë. Nuk është e lehtë të luash me 10 lojtarë, por u treguam të fortë. Stërvitemi shpesh për situata të tilla, ndaj sot treguam se dimë të mbrohemi mirë. U përpoqëm të ishim kompaktë dhe ta mbanim topin përpara, edhe pse ishte e vështirë për sulmuesit si Kane ta fitonin topin ndaj tre kundërshtarëve”.
    Joshua Kimmich vlerësoi intensitetin e ndeshjes: “Në pjesën e parë ndoshta nuk patëm më shumë zotërim topi, por i bëmë shumë dëm PSG. Ishim agresivë, me raste të mira dhe prani fizike. Ishte një nga pjesët e para më intensive të karrierës sime. Pjesa e dytë ishte edhe më e fortë. Tani jemi në vend të parë dhe ndeshja ndaj Arsenalit do tregojë ku qëndrojmë. Sonte bëmë një paraqitje të shkëlqyer, sidomos në pjesën e parë”.

  • Maresca lutet për Palmer: Shpresoj ta kem në fushë në ndeshjet kundër Arsenal dhe Barcelona

    Maresca lutet për Palmer: Shpresoj ta kem në fushë në ndeshjet kundër Arsenal dhe Barcelona

    Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, shpreson ta ketë sërish në dispozicion Cole Palmer në fund të muajit, në kohë për t’u përballur me Barcelonën në Champions League dhe Arsenal në Premier League.
    “Shpresojmë, por po e marrim situatën ditë pas dite me Cole. Ai nuk ka marrë pjesë ende në asnjë seancë stërvitore me ekipin. Kemi Benoit Badiashile, i cili ndoshta do të jetë i disponueshëm pas pushimit ndërkombëtar dhe ky është një lajm shumë i rëndësishëm për ne”, tha Maresca.
    “Për të qenë i sinqertë, do të doja ta kisha Cole këtu që nesër. E duam në çdo ndeshje. E kam thënë shumë here, jemi një ekip më i mirë me Cole Palmer. Fatkeqësisht për ne, ai është i lënduar, por patjetër që e duam shumë shpejt”, shtoi trajneri italian.
    Pedro Neto humbi seancën stërvitore të së martës dhe nuk do të luajë në ndeshjen kundër Qarabag për shkak të një problemi të vogël. Neto luajti 85 minuta në fitoren 1-0 të së shtunës ndaj Tottenham: “Nuk është një problem serioz, vetëm një shqetësim i vogël. Kështu që po përpiqemi ta mbrojmë atë.”
    Për mesfushën, Maresca përmendi opsionet e disponueshme: “Caicedo është mirë. Gjithashtu kemi Lavia dhe Andrey Santos që mbulojnë atë pozicion. Ndonjëherë, do të përdorim edhe Acheampong, do të përdorim Reece James. Ne përpiqemi, siç e kemi thënë gjithmonë, të gjejmë një zgjidhje kur lojtarët mungojnë.”

  • “Vlahovic? Porta mbetet e hapur nga të dyja palët. Spalletti, njeriu i duhur për të hapur një cikël”

    “Vlahovic? Porta mbetet e hapur nga të dyja palët. Spalletti, njeriu i duhur për të hapur një cikël”

    5 Nëntor 2025

    8:02

    Alfred Lleshi

    Giorgio Chiellini, përpara ndeshjes së Champions-it mes Juventusit dhe Sporting Lisbona, foli për të ardhmen e Vlahovic dhe punën e Spallettit: “Që në fillim të sezonit kam thënë se Vlahovic është i përqendruar dhe mendon vetëm për Juven.
    Në kohën e duhur do të bëhen vlerësimet së bashku, por nuk ka asnjë derë të mbyllur nga asnjëra palë. Gjithçka është e hapur. Të dyja palët duan të ulen dhe të flasin”.
    Sa i përket trajnerit, Chiellini shtoi: “Mendoj se Luciano ka përvojën dhe autoritetin për të krijuar një cikël të ri. Dëshira e të dyja palëve është të ndërtojnë një projekt që ta kthejë Juven aty ku ka qenë gjithmonë. Ndikimi i tij ka qenë shumë pozitiv”.

  • Vlahovic: Ja pse kërkova zëvendësim. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, mund të fitonim

    Vlahovic: Ja pse kërkova zëvendësim. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, mund të fitonim

    5 Nëntor 2025

    8:06

    Alfred Lleshi

    Dusan Vlahovic shënoi ndaj Sporting Lisbona, por mbeti i pakënaqur me barazimin e Juventusit. Sulmuesi serb zbuloi pas ndeshjes: “Ndjeva një dhimbje të vogël në fleksor dhe kërkova të ndërrohem. Më vjen keq që nuk e mbarova ndeshjen, sepse gjatë përgatitjeve nuk kam luajtur shumë dhe as më pas nuk kam bërë gjithmonë 90 minuta”.
    Vlahovic theksoi se skuadra mund të bënte më mirë: “Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, sepse mund të fitonim. Luajtëm më mirë se portugezët, edhe pse ata kanë kontroll të mirë topi. Na mungoi vetëm goli i dytë, tani shpresojmë t’i fitojmë katër ndeshjet e mbetura”.
    I pyetur për të ardhmen e tij, serbi u tregua i prerë: “Nuk mendoj për merkaton. Kam folur me Spallettin, por dua të qëndroj i përqendruar te ndeshja e radhës, derbi që duam ta fitojmë”.

  • Conte i zhgënjyer: Frankfurti i kishte mësuar mirë katenaçon, po të kishim luajtur ne kështu…

    Conte i zhgënjyer: Frankfurti i kishte mësuar mirë katenaçon, po të kishim luajtur ne kështu…

    5 Nëntor 2025

    8:11

    Alfred Lleshi

    Barazimi në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurtit la shumë pakënaqësi te Napoli, që renditet në vendin e 19-të të fazës së ligës me vetëm 4 pikë. Fitorja e vetme daton nga muaji i kaluar kundër Sporting Lisbona.
    Për trajnerin Conte, rruga drejt kualifikimit në Champions është bërë shumë e vështirë: “Kur nuk shënon, nuk fiton. Për fat të keq, luajtëm kundër një skuadre gjermane që ka mësuar mirë si bëhet katenaço italiane. Po të kishim luajtur ne kështu në Gjermani, do të flitej për futboll të vjetër. Megjithatë, ne mbetemi mësues të mirë”.
    Conte u shpreh i kënaqur me përkushtimin e lojtarëve: “Krijuam raste të mëdha, nuk kam çfarë të qortoj. Po përpiqemi të rritemi, por është e vështirë”. Ai pranoi se mungesa e De Bruyne po ndikon: “Pa Kevin duhet të shpikim zgjidhje, si sot me Elmas në rolin e organizatorit. Djemtë dhanë gjithçka. Duhet që ‘Maradona’ të ndizet bashkë me ne”.

  • Lewandowski lë pezull të ardhmen: Rinovimi me Barcelonën? Jam i qetë, në moshën time…

    Lewandowski lë pezull të ardhmen: Rinovimi me Barcelonën? Jam i qetë, në moshën time…

    5 Nëntor 2025

    8:13

    Alfred Lleshi

    Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Champions League kundër Bruges, polaku Robert Lewandowski foli për gjendjen e tij dhe të ardhmen te Barcelona: “Ndihem mirë pas dëmtimit. Tani gjëja më e rëndësishme është si mund ta ndihmoj skuadrën”.
    Sa i përket rinovimit të kontratës, ai u shpreh me qetësi: “Jam i qetë, në moshën time mendoj për atë që është më e mira. Nuk kam asnjë nxitim. Aktualisht nuk dua të mendoj për të ardhmen, sepse mund të ndodhin shumë gjëra në jetë. Për mua, më e rëndësishmja është të jem mirë fizikisht dhe mendërisht”.

  • Vjen goli i parë në “Anfield”, Real Madrid ndëshkohet nga “fiksimi” i tyre më i madh (video)

    Vjen goli i parë në “Anfield”, Real Madrid ndëshkohet nga “fiksimi” i tyre më i madh (video)

    4 Nëntor 2025

    22:27

    Telesport

    Duhej të kalonin 60 minuta që të zhbllokohej rezultati në “Anfield”, në supersfidën mes Liverpool dhe Real Madridit. Dominik Szoboszlai kroson në zonë nga goditja e dënimit, Alexis mac Allister mposht më në fund Courtois.
    Portieri belg ka qenë fantastik deri tani, duke shpëtuar në shumë raste madrilenët. Përsa i përket Mac Allister, dihet që argjentinasi është një objektiv i madh i Real Madrid për verën e ardhshme.
    Në pjesën e parë, të dy ekipet pretenduan për penallti të padhëna. Momenti më kryesor ishte në minutën e 32-të, ku vendasit pretenduan për një penallti, për prekje të topit me dorë nga Aurelien Tchouameni. Arbitri sheh pamjet në ekran dhe vendosë që nuk ka 11-metërsh. Në minutën e 38-të, ishte radha e madrilenve për të pretenduar për penallti, pasi një kontakti të Andy Robertson ndaj Arda Guler brenda zone, por arbitri vazhdoi lojën normalisht.
    SHIKOGOLIN

  • Një mbrojtës shënon golin më të bukur të këtij sezoni në Champions League (video)

    Një mbrojtës shënon golin më të bukur të këtij sezoni në Champions League (video)

    4 Nëntor 2025

    22:34

    Telesport

    Tottenham është duke fituar 4-0 ndaj Copenhagen, edhe spe londinezët kanë mbetur me një lojtar më pak në pjesën e dytë, pas kartonit të kuq të Brennan Johnson, autori i golit të parë.
    Odobert shënoi golin e dytë në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Micky van de Ven shënoi golin e tretë, që deri tani mund të konsiderohet si më i bukur i këtij sezoni.
    Mbrojtësi holandez pasi mori një top që nga zona e tij e mbrojtjes dhe eci i vetëm, duke kaluar cilindo që i dilte përpara dhe e finalizoi vrapimin e tij gjiagnt, duke dërguar topin në rrjetë. Festë e madhe te Tottenha, lojtarët në fushë dhe i gjithë stoli shkojnë të përgëzojnë holandezin për këtë supergol. Pak minuta më pas, Joao Palhinha shënoi edhe golin e katërt. SHIKOGOLIN

  • Mjafton goli i Mac Allister, Liverpool mposht Courtois dhe Realin. Zhgënjen Juventus, Tottenham, Monaco dhe Atletico “ok”

    Mjafton goli i Mac Allister, Liverpool mposht Courtois dhe Realin. Zhgënjen Juventus, Tottenham, Monaco dhe Atletico “ok”

    Liverpool ka fituar 1-0 ndaj Real Madrid në supersfidën e luajtur në “Anfield”, ku nuk munguan emocionet nga sekonda e parë deri në atë të fundit, edhe pse sfida u zhbllokua në minutën e 60-të. Pjesa e parë është mbyllur 0-0. Momenti më kryesor ishte në minutën e 32-të, ku vendasit pretenduan për një penallti, për prekje të topit me dorë nga Aurelien Tchouameni. Arbitri sheh pamjet në ekran dhe vendosë që nuk ka 11-metërsh. Në minutën e 38-të, ishte radha e madrilenve për të pretenduar për penallti, pasi një kontakti të Andy Robertson ndaj Arda Guler brenda zone, por arbitri vazhdoi lojën normalisht.
    Duhej të kalonin 60 minuta që të zhbllokohej rezultati në “Anfield”. Dominik Szoboszlai kroson në zonë nga goditja e dënimit, Alexis mac Allister mposht më në fund Courtois.
    Portieri belg ka qenë fantastik sonte, duke shpëtuar në shumë raste madrilenët. Përsa i përket Mac Allister, dihet që argjentinasi është një objektiv i madh i Real Madrid për verën e ardhshme.
    Luciano Spalletti e ka nisur me barazim te Juventus në Champions League. Bardhezinjtë zhgënjyen sonte, duke mos shkuar më shumë se shifrat 1-1 ndaj Sporting Lisbon. Portugezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 12-të, ishte Maximiliano Araujo që mposhti Di Gregorion me një goditje të fuqishme brenda zonës.
    Barazimi i bardhezinjve erdhi në minutën e 34-të, Dusan Vlahovic gjeti golin, pas asistit të Thuram. Në 20 minutat e fundit pati vend edhe për Edon Zhegrovën, por rezultati mbeti i njëjtë deri në fund.
    Tottenham ka marrë një fitore bindëse në fushën e vetë 4-0 ndaj Copenhagen, me golat e Brennan Johnson 19′, Odobert 51′, supergoli i Micky van de Ven 64′ dhe Joao Palhinha 67′.
    Në sfidat e tjera, Atletico Madrid fitoi në “Metropolitano”, 3-1 ndaj Royale Union SG, me golat e Julian Alvarez në pjesën e parë, Conor Gallagher dhe Macos Llorente në pjesën e dytë. Belgët ngushtuan shifrat me Sykes në minutën e 80-të.
    Monaco fitoi në transfertë 0-1 ndaj Bodo/Glimt me golin e Balogun në fund të pjesës së parë. Olympiacos-PSV 1-1.
    SHIKOGOLAT