Author: Telesport.al

  • Guardiola: Pas fitores ndaj Liverpool mendoj se Man City vërtetoi se është pretendent për titull

    Guardiola: Pas fitores ndaj Liverpool mendoj se Man City vërtetoi se është pretendent për titull

    14 Nëntor 2025

    10:57

    Telesport

    Trajneri Pep Guardiola beson se fitorja 3-0 e Manchester City ndaj kampionëve në fuqi të Premier League, Liverpool, tregon se skuadra e tij është gati të garojë përsëri për titullin kampion këtë sezon.
    Fitorja e sheh “citizens” të ngjitet në vendin e dytë të renditjes, katër pikë pas Arsenal. Skuadra e Manchester City ka arritur 5 fitore në 6 ndeshjet e fundit, një pamje ndryshe e këtij ekipit krahasuar me vjet.
    “Para ndeshjes me Liverpool u thashë lojtarëve se duhet të fitojmë për veten tonë jo se Arsenal kishte barazuar një ditë më parë. Ne mund të luajmë kundër kampionëve të Anglisë dhe t’u tregojmë atyre se jemi gati për titullin”, rrëfen Guardiola.
    Më tej, trajneri spanjoll tha: “Ndaj Liverpool ne e vërtetuam se mund të duelojmë për titull. Skuadra besoi dhe bëri një ndeshje të mirë. Unë mendoj vërtet se mund të pretendojmë dhe duelojmë për titullin në Premier këtë vit”.

  • CR7 rrezikon të humbasë gjithë fazën e grupeve të Botërorit 2026, ja çfarë thotë rregullorja e FIFA-s

    CR7 rrezikon të humbasë gjithë fazën e grupeve të Botërorit 2026, ja çfarë thotë rregullorja e FIFA-s

    Cristiano Ronaldo përjetoi një mbrëmje për t’u harruar në humbjen e rëndë të Portugalisë ndaj Irlandës, ndoshta ndeshja e tij e fundit kualifikuese për një Botëror. Një goditje me bërryl ndaj O’Shea-s i solli kartonin e parë të kuq në karrierën me Portugalisë, pas 226 ndeshjesh, dhe tani rrezikon një dënim të rëndë.
    Sipas Kodit Disiplinor të FIFA-s, neni 14, paragrafi 1, gjestet e dhunshme si bërryla, shkelma ose pështyma sjellin të paktën tri ndeshje pezullim. Me vetëm një takim të mbetur në kualifikuese, dënimi minimal do të zbatohej drejtpërdrejt në Botërorin 2026, duke e lënë CR7 të mungojë në pjesën më të madhe të fazës së grupeve.
    Portugalia ende nuk është kualifikuar matematikisht, por kryeson Grupin F me 10 pikë, dy më shumë se Hungaria, dhe do të vendosë gjithçka ndaj Armenisë në shtëpi. Episodi i ndodhur në minutën e 59-të u konvertua në të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it, mes fishkëllimave të stadiumit irlandez. Para vendimit, Ronaldo i kishte bërë gjest “qaramani” O’Shea, gjë që tifozët irlandezë ia kthyen pas përjashtimit të tij.

    CRISTIANO RONALDO SE BURLA DE LA AFICIÓN DE IRLANDA
    Minutos antes de ser expulsado Cristiano Ronaldo volteó a la tribuna e hizo un polémico gesto a la afición de irlanda, situación que causó el enojo de todo el estadio.
    VIDEO: @Owene2220 pic.twitter.com/WrTiYUvO7r
    — Estadio Deportes (@EstadioDxts) November 13, 2025

  • Franca në Kupën e Botës, reagon Deschamps: Normale që të jemi aty, ishte objektivi minimal

    Franca në Kupën e Botës, reagon Deschamps: Normale që të jemi aty, ishte objektivi minimal

    14 Nëntor 2025

    9:17

    Telesport

    Franca fitoi 4-0 ndaj Ukrainës dje në eliminatoret e Kupës së Botës 2026, duke siguruar matematikisht kualifikimin në Botërorin që zhvillohet verën e ardhshme në Amerikë.
    Trajneri i “gjelave”, Didier Deschamps, tha se performanca ishte profesionale dhe jo spektakolare, por e mjaftueshme për të përfunduar misionin.
    “Gjithmonë vlerësoj momentet e mira edhe nëse duket logjike dhe e natyrshme që ekipi francez të kualifikohet. Objektivi ishte të kualifikoheshim dhe ia dolëm mbanë”, tha trajneri francez.
    Më tej, Deschamps shtoi: “Pjesa e parë ishte e vështirë kundër një ekipi që mbrohej shumë. Më pëlqen që jemi kualifikuar edhe nëse nuk është hera e parë. Ekipi francez duhet të jetë aty në çdo turne të madh.”

  • Tuchel: I kënaqur nga kombëtarja, kaluam një tjetër provë të vështirë dhe nuk pësuam gol

    Tuchel: I kënaqur nga kombëtarja, kaluam një tjetër provë të vështirë dhe nuk pësuam gol

    Anglia vazhdon marshimin e saj të përkryer në eliminatoret e Kupës së Botës 2026. Kombëtarja e “3 luanëve” fitoi dje 2-0 ndaj Serbisë, duke ndihmuar edhe Shqipërinë, që është në grup me këto dy skuadra.
    Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, vlerësoi performancën e Phil Foden, i rikthyer në kombëtare dhe që dje e nisi ndeshjen nga stoli: “Ne donim të kishim cilësi, ndikim dhe energji të re nga stoli, gjë që e morëm. Krijuam raste dhe shënuam”.
    “Patëm disa momente që u mbrojtëm në fund, për të mbajtur portën tonë të paprekur. Një kompliment i veçantë për Jordan dhe katërshen mbrojtëse sot”, shtoi Tuchel.
    “Në pjesën e dytë, presioni nuk ishte gjithmonë i duhuri dhe e lamë Serbinë të shpëtonte. Pati disa përpjekje intensive që duhej të jepnim për të marrë portën e paprekur dhe për të fituar ndeshjen”, tha trajneri gjerman.
    “Ishte një ndeshje e vështirë, një ndeshje e ndërlikuar, duhej të përshtateshim dhe të ishim fleksibël. Ndoshta gjatë gjithë ndeshjes na mungoi pak precizion me pasimin e fundit, përndryshe mund të kishim krijuar më shumë dhe të kishim shënuar më herët për të qenë pak më të qetë”, tha Tuchel.
    Në fund, ai komentoi: “Më pëlqeu skuadra, mbeti intensive dhe një ndeshje e ngushtë. Mund të shihnim cilësinë e tyre. Jam i lumtur për këtë provë. Ishte një provë. Qëndrimi ishte i duhuri.”

  • Shehu: Tani mendojmë për “play off’-in, ëndrra e madhe është Botërori

    Shehu: Tani mendojmë për “play off’-in, ëndrra e madhe është Botërori

    14 Nëntor 2025

    7:34

    Alfred Lleshi

    Julian Shehu është kthyer në titullar të padiskutueshëm për Sylvinho. Madje, edhe kur nisin zëvendësimet, ai nuk preket te Shqipëria. Pas fitores 1-0 ndaj Andorrës, mesfushori ynë kuqezi u shpreh: “Debutimi ndaj Andorrës, ndeshjen e parë? Të them të drejtën në ndeshjen e parë nuk e mendoja se do të jemi këtu. E dinim që ishte e vështirë, por ka qenë rrugëtim i bukur shumë.
    Nuk kam fjalë. Falënderoj ekipin, sepse pa të nuk do të ishim këtu. E kemi merituar të jemi këtu. Kemi bërë ndeshje të mira dhe të bukura, duhet ta shijojmë pak këtë moment. Falënderoj tifozët, sepse na u duk sikur po luanim në shtëpi sot. Ishte arritje ndër më të mëdhat e futbollit në Shqipëri.
    Topat e gjatë? Unë mendoj se kur luan me ekipe të dobëta në letër, ka presion dhe trysni për të shënuar shpejt. Kjo e fut ekipin në presion dhe bën gabime të thjeshta. Hymë nën presion me veten, por në të dytën kishte hapësira dhe i shfrytëzuam. Bëmë disa ndrsyhime taktike që na i tha trajneri dhe gjërat shkuan perfekt.
    Tani jemi të fokusuar tek Anglia dhe duam ta shijojmë. Ëndërr kemi Botërorin, po mendojmë seriozisht tani për ‘play off’. Shpresoj ta realizojmë këtë ëndërr që kemi të gjithë shqiptarët”.

  • Shqipëria ia del, siguron zyrtarisht biletën për në play-off… falë edhe Anglisë (video)

    Shqipëria ia del, siguron zyrtarisht biletën për në play-off… falë edhe Anglisë (video)

    Shqipëria ka siguruar zyrtarisht biletën për vendin e dytë në grupin K, që të dërgon në play-off dhe një hap më afër Kupës së Botës 2026. Shqipëria vuajti shumë në transfertën ndaj Andorrës, por në fundi fioi 0-1 dhe mori 3 pikët e arta.
    Kuqezinjtë e nisën në sulm takimin, Arbër Hoxha del bukur në krahun e majtë, por ndalet në fund nga portieri vendas. Në minutën e 12-të, ishte Manaj që kishte një mundësi të mirë, por goditja e tij bllokohet nga mbrojtësit vendas.
    Në minutën e 16-të, Asllani provon nga goditja e dënimit, por topi përfundon pak mbi portë. Në minutën e 22-të, një gjysmë krosim apo goditje e bukur e Hoxhës por që nuk pati harkun e duhur, përfundon afër shtyllës.
    Në minutën e 27-të, rast shumë i rrezikshëm për vendasit, që i afrohen golit me Rodrigo-n, por goditja e tij përfundon pak sipër traversës. Rasti më i mirë për Shqipërinë ishte në fund të pjesës së parë, kur goditja e Gjimshitit u ndal nga traversa. Pjesa e parë mbyllet 0-0.
    Sylvinho e nis pjesën e dytë me të njëjtin formacion, pa bërë asnjë ndryshim. Në minutën e 46′, Hoxha merr një pasim nga Asllani dhe ka një mundësi të mirë për të zhbllokuar shifrat, por ndalet në momentin e fundit.
    Në minutën e 51-të, Broja futet bukur brenda në zonë, godet Asllani, por portieri vendas tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 58-të, Manaj rrëzohet në zonë, por arbitri jep faull në favor të vendasve për prekje të topit me dorë nga sulmuesi kuqezi.
    Në minutën e 60-të, Sylvinho bën dy zëvendësimet e para: Dalin Broja dhe Laçi, në vendin e tyre futen Uzuni dhe Bajrami. Duhej të kalonin mbi 65 minuta, që Shqipëria të zhbllokohej më në fund ndaj Andorrës. Pas një kundërsumi të shpejtë, Uzuni asiston për Asllanin dhe mesfushori elbasanas dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 73-të, Manaj i afrohet golit të dytë. Sulmuesi kuqezi devijon goditjen e Bajramit, por topi përfundon ngjitur me shtyllën. Në minutën e 76-të del Manaj dhe futet Tuci.
    Në minutat në vijim, Shqipëria mbron rezultatin por kërkon edhe golin e dytë, por shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Kuqezinjtë fitojnë 0-1 dhe misioni kryhet me sukses.
    Në sfidën tjetër, Anglia fitoi 2-0 ndaj Serbisë në “Wembley”, duke bërë pikërisht atë që i interesonte më së shumti Shqipërisë. Fatin e pjesës së parë e vendosi goli i Bukayo Saka në minutën e 28-të. Fillimisht ishte një goditje e fuqishme nga O’Reilly, e cila ndalet nga mbrojtësi serb, dhe më pas Saka e dërgon në rrjetë me një goditje plot klas. Në fund të kohës së rregullt, Eberechi Eze vulosi fitoren 2-0 të Anglisë.
    Më datë 16, luhen ndeshjet e fundit në grup. Shqiëpria pret Anglinë në “Air Albania”, Serbia pret Letoninë.
    1. Anglia 21 pikë2. Shqipëria 14 pikë3. Serbia 10 pikë4. Letonia 5 pikë5. Andorra 1 pikë

  • “Skuqet” Ronaldo, Mbappe dhe Olise dërgojnë Francën në Botëror. Italia fiton në frymën e fundit (video)

    “Skuqet” Ronaldo, Mbappe dhe Olise dërgojnë Francën në Botëror. Italia fiton në frymën e fundit (video)

    Përveç dy ndeshjeve në grupin K, ku Shqipëria fitoi në transfertë 0-1 ndaj Andorrës dhe Anglia 2-0 ndja Serbisë, mbrëmjen e sotme janë luajtur edhe 3 sfida të tjera kualifikuese për grupet e tjera.
    Surpriza ka arhdur nga Dublini, ku Irlanda ka mposhtur 2-0 Portugalinë. Troy Parrott shënoi për vendasit me kokë në minutën e 17-të, pas asistit me kokë të Liam Scales, pas një goditjeje këndi. Në fund të pjesës së parë, Troy Parrott dyfishoi shifrat me një gol mjaft të bukur, pas një goditjeje të fuqishme brenda zonës. Në pjesën e dytë, Cristiano Ronaldo ndëshkohet direkt me karton të kuq për goditje më bërryl ndaj kundërshtarit.
    Situata në grupin F:
    1. Portugali 10 pikë2. Hungari 8 pikë3. Irlanda 7 pikë4. Armenia 3 pikë
    Ndeshjet e fundit në grup, Portugali-Armeni dhe Hungari Irland.
    Franca ka fituar 4-0 ndaj Ukrainës në “Parc des Princes”, duke siguruar zyrtarisht biletën për në Botëror. Golat për francezët u shënuan në pjesën e dytë nga Mbappe (penallti) 55′, 83′, Olise 76′, Ekitike 88′.
    Situata në grupin D:
    1. Franca 13 pikë2. Islanda 7 pikë3. Ukraina 7 pikë4. Azerbajxhan 1 pikë
    Ndeshjet e fundit në grup, Azerbajxhan-Francë dhe Ukrainë-Islandë.
    Në grupin I, Italia fitoi në frymën e fundit 0-2 në transfertë ndaj Moldavisë me golat e Ginaluca Mancini 88′ dhe Francesco Pio Esposito 90+3. Ndeshja e fundit në grup do jetë dueli direkt Itali-Norvegji.
    Situata në grupin I:
    1. Norvegjia 21 pikë2. Italia 18 pikë3. Izrael 9 pikë4. Estoni 4 pikë5. Moldavi 1 pikë
    SHIKOGOLAT

  • Në Andorrë mungon goli, Anglia bën detyrën ndaj Serbisë. Shënohet goli i parë në “Wembly” (video)

    Në Andorrë mungon goli, Anglia bën detyrën ndaj Serbisë. Shënohet goli i parë në “Wembly” (video)

    13 Nëntor 2025

    21:21

    Telesport

    Nëse në Andorrë-Shqipëri ende nuk është zhbllokuar rezultati, në sfidën tjetër të grupit tonë, Angli-Serbi, ka ardhur goli i parë në “Wembley”. Anglezët gjetën golin me Bukayo Saka në minutën e 28-të.
    Fillimisht ishte një goditje e fuqishme nga O’Reilly, e cila ndalet nga mbrojtësi serb, dhe më pas Saka e dërgon në rrjetë me një goditje plot klas. Anglia e ka siguruar vendin e parë dhe biletën për në Botëror, por nga kjo ndeshje varet fati i Shqipërisë. SHIKOGOLIN
    Kuqezinjtë duhet të fitojnë me patjetër sot ndaj Andorrës, për të siguruar vendin e dytë që të dërgon në play-off, duke shpresuar që Anglia do vazhdojë në avantazh ndaj Serbisë.

  • Shqipëria dominon lojën, por mungon goli. Traversa i prish festën Gjimshitit

    Shqipëria dominon lojën, por mungon goli. Traversa i prish festën Gjimshitit

    13 Nëntor 2025

    21:33

    Telesport

    Pjesa e parë mes Andorrës dhe Shqipërisë është mbyllur në barazim pa gola. Edhe pse pati një dominim të dukshëm të Shqipërisë në fushë, kuqezinjtë nuk arritën dot të gjenin golin.
    Kuqezinjtë e nisën në sulm takimin, Arbër Hoxha del bukur në krahun e majtë, por ndalet në fund nga portieri vendas. Në minutën e 12-të, ishte Manaj që kishte një mundësi të mirë, por goditja e tij bllokohet nga mbrojtësit vendas.
    Në minutën e 16-të, Asllani provon nga goditja e dënimit, por topi përfundon pak mbi portë. Në minutën e 22-të, një gjysmë krosim apo goditje e bukur e Hoxhës por që nuk pati harkun e duhur, përfundon afër shtyllës.
    Në minutën e 27-të, rast shumë i rrezikshëm për vendasit, që i afrohen golit me Rodrigo-n, por goditja e tij përfundon pak sipër traversës. Rasti më i mirë për Shqipërinë ishte në fund të pjesës së parë, kur goditja e Gjimshitit u ndal nga traversa. Pjesa e parë mbyllet 0-0.
    Në ndeshjen tjetër të grupit K, Anglia po fiton 1-0 ndaj Serbisë.

  • KUALIFIKUESET: Irlanda “spektakël” ndaj Portugalisë, Italia dhe Franca nuk “zhbllokohen” dot

    KUALIFIKUESET: Irlanda “spektakël” ndaj Portugalisë, Italia dhe Franca nuk “zhbllokohen” dot

    13 Nëntor 2025

    21:41

    Telesport

    Përveç dy ndeshjeve në grupin K, ku bën pjesë edhe Shqipëria, kanë përfunduar pjesët e para edhe në sfidat e tjera kualifikuese për këtë mbrëmje.
    Në Dublin, Irlanda është duke udhëhequr 2-0 ndaj Portugalisë. Troy Parrott shënoi për vendasit me kokë në minutën e 17-të, pas asistit me kokë të Liam Scales, pas një goditjeje këndi. Në fund të pjesës së parë, Troy Parrott dyfishoi shifrat me një gol mjaft të bukur, pas një goditjeje të fuqishme brenda zonës.
    Në Chisinau, pjesa e parë mes Moldavisë dhe Italisë u mbyll në barazim pa gola. “Axurrët” janë demoralizuar nga fitorja e thellë e Norvegjisë ndaj Estonisë dhe vendi i parë është një mision i pamundur.
    Në “Parc des Princes”, Franca po barazon pa gola ndaj Ukrainës.
    SHIKOGOLAT