Lëviznin të armatosur dhe me 40 mijë euro me vete, arrestohen dy persona në Tiranë, paratë dyshohen…
Dy persona janë arrestuar në Tiranë nga policia, teksa lëviznin të armatosur dhe me 40 mijë euro në vete. Paratë dyshohen se janë përfituar nga veprimtari kriminale, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Njoftimi i policisë: Tiranë/Kontrolle intensive për konstatimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojmë me armë zjarri. Finalizohet […]
“Je kampioni i vjedhjes dhe grushtit të shtetit”/Deputeti, ‘nuk kursen’ Kreun e PD-së: Sali ti je i fundit në…
Nuk kanë munguar diskutimet në seancën plenare, ndaj deputetëve dhe Kreut të PD, Sali Berisha. Deputeti i PS, Petro Koçi nuk ka kursyer Berishën, duke e akuzuar për zgjedhjet e lira ndër vite dhe bandat e tij elektorale. Petro Koçi: Sali ti je i fundit në republikë që mund të flasësh për zgjedhje të lira […]
Seanca plenare/ Akuzat nuk kanë fund, deputeti ironizon opozitën: Nuk jemi këtu për të vajtuar humbjen, e vetmja…
Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Gogu tha se e vetmja vjedhje është ajo e Primareve në PD, dhe se 200 mijë demokratë bojkotuan partinë në zgjedhje. Deputeti socialist Toni Gogu thumboi opozitën se po vajton humbjen në zgjedhjet e 11 majit. Kjo solli reagimin e Sali Berishës, i cili replikoi duke thënë se […]
Ilir Meta kërkon lirinë/ Apeli i Gjykatës së Posaçme vendos këtë të enjte për kërkesën e tij
Ish-Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar sërish lirinë nga qelia, dhe zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”. Apeli i Gjykatës së Posaçme vendos sot për kërkesën e tij. Tetë muaj pas arrestimit për herë të parë Meta kërkon sërish lirinë, teksa në argumentet e tij thotë se vetë fakti i të qenit kreu […]
Noka kërkon më shumë kohë për Berishën, Spiropali e paralajmëron me përjashtim
Tensione ka pasur në seancën në Kuvend, mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali. Noka kërkoi që kreut të PD Berishës t’i jepeshin më shumë minuta për të folur, duke iu drejtuar Spiropalit me fjalët “Çfarë janë këto budallallëqe që bëni?”. Ndërkohë Kryeparlamentarja i ka tërhequr vëmendjen duke e paralajmëruar […]
Përplasja për Avokatin e Popullit ndez debatet në Kuvend, Berisha dhe Spiropali shkëmbejnë replika të ashpra
Zgjedhja e Avokatit të Popullit shkaktoi përplasje të menjëhershme mes opozitës dhe mazhorancës në nisje të seancës plenare të Kuvendit. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi mazhorancën se ka bllokuar procesin në mënyrë të qëllimshme. Berisha: Keni vetinë të trilloni çdo gjë, por në këtë sallë ne çështjen e avokatit të popullit e kemi sjellë deri në […]
Frrok Çupi zbërthen skemën e fshehtë të Sali Berishës që nisi në Kuvajt dhe përfundoi në listën e zezë të SHBA, ja…
Analisti dhe publicisti i njohur, Frrok Çupi ka hedhur akuza të rënda ndaj Sali Berishës, duke e cilësuar atë si një “bishë e plagosur” që mban peng Partinë Demokratike dhe destabilizon jetën politike shqiptare. Gjatë një interviste për “ABC News”, Çupi e akuzon Berishën për mision anti-perëndimor dhe lidhje të dyshimta me Lindjen e Mesme […]
Ja marrëveshjet sekrete nga lobimi në SHBA që çuan në pranga Ilir Metën dhe rrezikojnë t’ju bëjnë gropën…
Më 10 qershor të vitit 2022, ishte ish-deputeti Halit Valteri që paditi ish-presidentin Ilir Meta në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), me pretendimin se në kohën që drejtonte partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, kishte firmosur kontrata lobimi me kompani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shpenzuar shuma të konsiderueshme parash, disa prej të cilave nuk […]
Përfshihet nga flakët një makinë në zonën e Shkozës, ndërhyjnë zjarrfikësit
Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e së enjtes në Tiranë, në zonën e Shkozës, pranë Kryegjyshatës. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë një mjet zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë për shuarjen e zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat që çuan në përfshirjen e mjetit nga flakët. Policia […]
Zhvati 170 mijë euro nga afera “CEZ-DIA”, si Agron Çela u bë pjesë e korrupsionit të Ilir Metës, ja si u amnistua…
Nga hetimet e aferës “CEZ-DIA”, prokurorët e akuzojnë ish-presidentin Ilir Meta se mori para si “përfitime të parregullta” nga Kastriot Ismailaj, të cilin e rekomandoi si njeriun e përshtatshëm për mbledhjen e borxheve të kompanisë çeke CEZ. Këto para, sipas dosjes, Kastriot Ismailaj i kalonte tek Meta nëpërmjet disa biznesmenëve, njëri prej të cilëve është Agron Çela. […]