sot.com.al's Profile Image

sot.com.al

Ky autor ka publikuar 20829 lajme.
  1. Krahasimi, Paloka kujton filmin italian: Nuk është problem ‘thatësira’ për integrimin e vendit por mafia… ‘Balluku’  Nga një moment kyç dhe një vërtetim suksesi, në një hap procedural pa rëndësi. Ky është ndryshimi drastik i narrativës së qeverisë shqiptare në lidhje me raportin e IBAR, duke ngritur pyetje mbi arsyet e vërteta të këtij ndryshimi qëndrimi. Ndërsa deri para pak muajsh miratimi i raportit shihej si një vijë finishi, tashmë rëndësia e tij po minimizohet, duke lënë të kuptohet se procesi i integrimit evropian të Shqipërisë ka hasur në një pengesë të madhe.  Sipas deputetit demokrat Edi Paloka që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, arsyeja e këtij ngërçi nuk duhet kërkuar te 101 kushtet teknike të vendosura nga Bashkimi Evropian, por te një çështje specifike politike që mban emrin “Belinda Balluku”. Sipas tij, mosveprimi për këtë rast është kthyer në arsyen kryesore të bllokimit të negociatave. Qeveria, në përpjekje për të shmangur vëmendjen nga ky problem thelbësor, akuzohet se po përdor një taktikë diversioni, duke theksuar kushte të tjera si ato mjedisore.  Kjo situatë është krahasuar në mënyrë ironike me një skenë nga filmi “Johnny Stecchino”, ku një mafioz ankohet se problemi më i madh i Palermos është “thatësira”, duke injoruar plotësisht praninë e mafies. Në mënyrë analoge, theksohet se “thatësira” e vërtetë e procesit të integrimit shqiptar nuk janë kushtet teknike, por çështjet e lidhura me pandëshkueshmërinë në nivele të larta politike.  Sipas deputetit demokrat bëhet e ditur se presioni ndërkombëtar është rritur ndjeshëm. Përfaqësues të lartë të BE-së, dhe veçanërisht të qeverisë gjermane, raportohet se i kanë komunikuar qartë kryeministrit Edi Rama se pa një zgjidhje për rastin në fjalë, që përfshin dorëzimin e imunitetit, Shqipëria jo vetëm që nuk do të përparojë, por rrezikon të bëjë hapa pas në rrugën e saj evropiane.  Ngecja aktuale në proces nuk është thjesht një vonesë, por një bllokim me pasoja konkrete që mund të çojnë në regresin e aspiratës evropiane të vendit vlerësoi Paloka.  Flavio Qarri: Tani pyetja është e thjeshtë Paloka, për publikun që po na ndjek, le ta bëjmë sa më të thjeshtë që është e mundur. Çështja është, nëse IBAR-in deri nga dhjetori këta e trajtonin që do të ishte, le të themi kufiri i ri i vërtetimit të suksesit të tyre, pse këto muajt e fundit po thonë të kundërtën, që nuk ka asnjë lloj rëndësie në ecurinë për Bashkimin Evropian?  Edi Paloka: Është kjo që sapo the ti Flavio, është e vërtetë, por është po aq e vërtetë që kufiri që caktove ti ka qenë deri me 12 maj. Sepse kishte nga ata, jo direkt Rama po, me ato mënyrat e tij që spinon domethënë nëpër media po me ndonjë figurë dytësore politike. Kishin lënë të kuptohej sikur me datë 12 raporti i IBAR do kalonte. Por thashë, duke përdorur kështu figura dytësore në mënyrë që mos dilte krejt bllf Rama. Rezultatin e pamë dhe pjesa që IBAR është i parëndësishëm apo ka edhe humore të tjera të kësaj qeverie, si ajo deklarata e kësaj komisioneres tonë për integrimin, që tha na ka vënë 101 kushte Bashkimi Evropian dhe më i rëndësishmi është ai i mjedisit, tha.  Se kjo më kujtoi, më kujtoi një detaj, besoj Johnny Stecchino e kanë pare. Është ai detaji kur ky qytetari naiv që e luan Roberto Benigni, dy rolet, nga veriu shkon dhe e pret mafiozi në aeroport dhe ndërkohë që ecnin, ai i shpjegonte hallet që ka Palermo dhe ka një moment aty që i thotë, Palermo thotë, Palermitanët kanë një problem shumë të madh thotë, që e vuajnë por na e kanë nxjerrë dhe namin e keq në gjithë botën i thotë. Një problem domethënë që po na turpëron, që na ka bërë kështu e domethënë gjithë zezat dhe në fund i thotë, cili është ky problem? thotë. Është thatësira, i thotë ai. Domethënë, problemi që ishte kulmi i mafies në Palermo dhe ky i thotë kemi këtë problem e madh që është thatësira. Edhe puna e këtyre 101 kushteve që përmendëm këta, që tha mjedisi, sigurisht mjedisi është shumë i rëndësishëm. Por ne e dimë të gjithë se cila është thatësira e këtyre. Është Belinda Balluku, sepse tashmë e kanë marrë vesh edhe më të fundit e shqiptarëve dhe ata që nuk kanë fare lidhje me informacionin direkt, që arsyeja kryesore e bllokimit këtë herë të negociatave dhe të integrimit dhe bllokimi i raportit të IBAR ka emrin Belinda Balluku, që nënkupton Edi Ramën. Kësaj po përpiqet Rama t’i shmanget sa më shumë, e kemi parë në të gjithë daljet e fundit, që përveç se mbron Ballukun dhe aktin e tij në parlament, përpiqet të bëjë pastaj këtë që thatë ju, që ta bëjë sa më të parëndësishëm këtë hap të procesit të integrimit, pra miratimin e raportit të IBAR. Po e vërteta është që, nëse arrin me këta burokratët e Komisionit apo të Bashkimit Evropian të blejë ndonjërin këtu apo atje Rama, kur vjen puna pikërisht në këtë hap të procesit, siç është edhe miratimi i raportit të Ibar, ku vendosin shtetet, nuk pi më ujë “kosi”. Në këtë rast. Domethënë “kosi” mund të thotë ç’të dojë, mund të bëjë fletë, mund të nxjerrë fletë lavdërimi sa të dojë për Ramën aty, po nuk i pi ujë “kosi” në këtë rast tek shtetet, të cilët kanë informacionet e tyre, njohin realitetin dhe në fund fare vendosin ata. Nuk vendos as “Kosi”, as dikush tjetër nga këta që mban me rrogë Rama. Dhe këtu ka ngecur dhe këtu sigurisht do të ngeci Rama.  Flavio Qarri: Tani, çfarë do të thotë të ngeci? Okej, e kuptoj pjesën e avancimit, e kuptoj pjesën e parakalimit të Malit të Zi, por a ka pasoja kjo ngecje konkrete?  Edi Paloka: Sigurisht, pasojat janë jo thjesht vonesa, sepse po rithem një fakt që tashmë është thënë e stërthënë. Kur erdhi Kirschbaum, megjithëse nuk është dashur bërë publike me kërkesë të tij, po tash ajo është bërë publike. Kur erdhi Kirschbaum në Shqipëri apo dhe grupet e tjera, delegacionet e tjera të Komisionit Evropian, Bashkimit Europian, partive popullore, po sidomos përfaqësuesit e qeverisë gjermane, ja kanë thënë troç Ramës. Ramës dhe atyre të tjerëve mbas tij, si Taulant Balla e këta zarat që ka Rama që i mban ison. Nëse nuk lëshoni Belinda Ballukun, nëse dorëzoni imunitetin e Belinda Ballukut, jo vetëm do bllokohet integrimi, por do të ktheheni pas. Dhe kjo po ndodh…

    Krahasimi, Paloka kujton filmin italian: Nuk është problem ‘thatësira’ për integrimin e vendit por mafia… ‘Balluku’ Nga një moment kyç dhe një vërtetim suksesi, në një hap procedural pa rëndësi. Ky është ndryshimi drastik i narrativës së qeverisë shqiptare në lidhje me raportin e IBAR, duke ngritur pyetje mbi arsyet e vërteta të këtij ndryshimi qëndrimi. Ndërsa deri para pak muajsh miratimi i raportit shihej si një vijë finishi, tashmë rëndësia e tij po minimizohet, duke lënë të kuptohet se procesi i integrimit evropian të Shqipërisë ka hasur në një pengesë të madhe. Sipas deputetit demokrat Edi Paloka që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, arsyeja e këtij ngërçi nuk duhet kërkuar te 101 kushtet teknike të vendosura nga Bashkimi Evropian, por te një çështje specifike politike që mban emrin “Belinda Balluku”. Sipas tij, mosveprimi për këtë rast është kthyer në arsyen kryesore të bllokimit të negociatave. Qeveria, në përpjekje për të shmangur vëmendjen nga ky problem thelbësor, akuzohet se po përdor një taktikë diversioni, duke theksuar kushte të tjera si ato mjedisore. Kjo situatë është krahasuar në mënyrë ironike me një skenë nga filmi “Johnny Stecchino”, ku një mafioz ankohet se problemi më i madh i Palermos është “thatësira”, duke injoruar plotësisht praninë e mafies. Në mënyrë analoge, theksohet se “thatësira” e vërtetë e procesit të integrimit shqiptar nuk janë kushtet teknike, por çështjet e lidhura me pandëshkueshmërinë në nivele të larta politike. Sipas deputetit demokrat bëhet e ditur se presioni ndërkombëtar është rritur ndjeshëm. Përfaqësues të lartë të BE-së, dhe veçanërisht të qeverisë gjermane, raportohet se i kanë komunikuar qartë kryeministrit Edi Rama se pa një zgjidhje për rastin në fjalë, që përfshin dorëzimin e imunitetit, Shqipëria jo vetëm që nuk do të përparojë, por rrezikon të bëjë hapa pas në rrugën e saj evropiane. Ngecja aktuale në proces nuk është thjesht një vonesë, por një bllokim me pasoja konkrete që mund të çojnë në regresin e aspiratës evropiane të vendit vlerësoi Paloka. Flavio Qarri: Tani pyetja është e thjeshtë Paloka, për publikun që po na ndjek, le ta bëjmë sa më të thjeshtë që është e mundur. Çështja është, nëse IBAR-in deri nga dhjetori këta e trajtonin që do të ishte, le të themi kufiri i ri i vërtetimit të suksesit të tyre, pse këto muajt e fundit po thonë të kundërtën, që nuk ka asnjë lloj rëndësie në ecurinë për Bashkimin Evropian? Edi Paloka: Është kjo që sapo the ti Flavio, është e vërtetë, por është po aq e vërtetë që kufiri që caktove ti ka qenë deri me 12 maj. Sepse kishte nga ata, jo direkt Rama po, me ato mënyrat e tij që spinon domethënë nëpër media po me ndonjë figurë dytësore politike. Kishin lënë të kuptohej sikur me datë 12 raporti i IBAR do kalonte. Por thashë, duke përdorur kështu figura dytësore në mënyrë që mos dilte krejt bllf Rama. Rezultatin e pamë dhe pjesa që IBAR është i parëndësishëm apo ka edhe humore të tjera të kësaj qeverie, si ajo deklarata e kësaj komisioneres tonë për integrimin, që tha na ka vënë 101 kushte Bashkimi Evropian dhe më i rëndësishmi është ai i mjedisit, tha. Se kjo më kujtoi, më kujtoi një detaj, besoj Johnny Stecchino e kanë pare. Është ai detaji kur ky qytetari naiv që e luan Roberto Benigni, dy rolet, nga veriu shkon dhe e pret mafiozi në aeroport dhe ndërkohë që ecnin, ai i shpjegonte hallet që ka Palermo dhe ka një moment aty që i thotë, Palermo thotë, Palermitanët kanë një problem shumë të madh thotë, që e vuajnë por na e kanë nxjerrë dhe namin e keq në gjithë botën i thotë. Një problem domethënë që po na turpëron, që na ka bërë kështu e domethënë gjithë zezat dhe në fund i thotë, cili është ky problem? thotë. Është thatësira, i thotë ai. Domethënë, problemi që ishte kulmi i mafies në Palermo dhe ky i thotë kemi këtë problem e madh që është thatësira. Edhe puna e këtyre 101 kushteve që përmendëm këta, që tha mjedisi, sigurisht mjedisi është shumë i rëndësishëm. Por ne e dimë të gjithë se cila është thatësira e këtyre. Është Belinda Balluku, sepse tashmë e kanë marrë vesh edhe më të fundit e shqiptarëve dhe ata që nuk kanë fare lidhje me informacionin direkt, që arsyeja kryesore e bllokimit këtë herë të negociatave dhe të integrimit dhe bllokimi i raportit të IBAR ka emrin Belinda Balluku, që nënkupton Edi Ramën. Kësaj po përpiqet Rama t’i shmanget sa më shumë, e kemi parë në të gjithë daljet e fundit, që përveç se mbron Ballukun dhe aktin e tij në parlament, përpiqet të bëjë pastaj këtë që thatë ju, që ta bëjë sa më të parëndësishëm këtë hap të procesit të integrimit, pra miratimin e raportit të IBAR. Po e vërteta është që, nëse arrin me këta burokratët e Komisionit apo të Bashkimit Evropian të blejë ndonjërin këtu apo atje Rama, kur vjen puna pikërisht në këtë hap të procesit, siç është edhe miratimi i raportit të Ibar, ku vendosin shtetet, nuk pi më ujë “kosi”. Në këtë rast. Domethënë “kosi” mund të thotë ç’të dojë, mund të bëjë fletë, mund të nxjerrë fletë lavdërimi sa të dojë për Ramën aty, po nuk i pi ujë “kosi” në këtë rast tek shtetet, të cilët kanë informacionet e tyre, njohin realitetin dhe në fund fare vendosin ata. Nuk vendos as “Kosi”, as dikush tjetër nga këta që mban me rrogë Rama. Dhe këtu ka ngecur dhe këtu sigurisht do të ngeci Rama. Flavio Qarri: Tani, çfarë do të thotë të ngeci? Okej, e kuptoj pjesën e avancimit, e kuptoj pjesën e parakalimit të Malit të Zi, por a ka pasoja kjo ngecje konkrete? Edi Paloka: Sigurisht, pasojat janë jo thjesht vonesa, sepse po rithem një fakt që tashmë është thënë e stërthënë. Kur erdhi Kirschbaum, megjithëse nuk është dashur bërë publike me kërkesë të tij, po tash ajo është bërë publike. Kur erdhi Kirschbaum në Shqipëri apo dhe grupet e tjera, delegacionet e tjera të Komisionit Evropian, Bashkimit Europian, partive popullore, po sidomos përfaqësuesit e qeverisë gjermane, ja kanë thënë troç Ramës. Ramës dhe atyre të tjerëve mbas tij, si Taulant Balla e këta zarat që ka Rama që i mban ison. Nëse nuk lëshoni Belinda Ballukun, nëse dorëzoni imunitetin e Belinda Ballukut, jo vetëm do bllokohet integrimi, por do të ktheheni pas. Dhe kjo po ndodh…

    Krahasimi, Paloka kujton filmin italian: Nuk është problem ‘thatësira’ për integrimin e vendit por mafia… ‘Balluku’ Nga një moment kyç dhe një vërtetim suksesi, në një hap procedural pa rëndësi. Ky është ndryshimi drastik i narrativës së qeverisë shqiptare në lidhje me raportin e IBAR, duke ngritur pyetje mbi arsyet e vërteta të këtij ndryshimi […]

  2. Duan të më shembin shtëpinë’, qytetari: Do futem në grevë urie në Konsullatën e Milanos

    Duan të më shembin shtëpinë’, qytetari: Do futem në grevë urie në Konsullatën e Milanos

    Duan të më shembin shtëpinë’, qytetari: Do futem në grevë urie në Konsullatën e Milanos I ftuar ditën e sotme në në lidhje Skype për ‘Kafe Shqeto’, në Syri Televizion qytetari Adem Rexhepi, denoncoi nga Italia se një firmë ndërtimi i ka hyrë me forcë në oborrin e shtëpisë, duke nisur punimet për një pallat, […]

  3. I dakordësuar nga PS dhe PD,  zbulohet drafti final i rezolutës për antarësimin në BE

    I dakordësuar nga PS dhe PD, zbulohet drafti final i rezolutës për antarësimin në BE

    Është zbuluar drafti final i rezolutës për antarësimin në BE. Në materialet e siguruara nga gazetari i, Muhamed Veliu, shihet drafti final i dakordësuar nga PS dhe PD që është dërguar në Kuvend. Në draft shkruhet: PËR PROCESIN E ANËTARESIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN Në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë […]

  4. Maliqi kërkon mbledhje urgjente në KQZ për mandatin e Kreshnik Hajdarit: Do ta ndjekim çështjen deri në…

    Maliqi kërkon mbledhje urgjente në KQZ për mandatin e Kreshnik Hajdarit: Do ta ndjekim çështjen deri në…

    Kandidati i opozitës për kryetar bashkie të Kuçovës, Lefter Maliqi, është paraqitur pranë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku ka dorëzuar kërkesën e dytë për mbledhje urgjente lidhur me mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Maliqi deklaroi se ai kërkon pavlefshmërinë e mandatit të Hajdarit dhe paralajmëroi se çështja do të ndiqet madje edhe me […]

  5. Ja çfarë po ndodh në selinë rozë, Rama zbulon raportet me Spiropalin dhe Braçen, kush janë “vijat e kuqe” që s’duhen…

    Ja çfarë po ndodh në selinë rozë, Rama zbulon raportet me Spiropalin dhe Braçen, kush janë “vijat e kuqe” që s’duhen…

    Në një intervistë ndryshe për “Koha Jonë”, përballë Nikoll Lesit, kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për zhvillimet brenda Partisë Socialiste, mes emrave që ditët e fundit kanë krijuar debat publik. Në fokus të bisedës ishte edhe Elisa Spiropali, ish-ministrja e tij, e cila prej javësh i ka dalë publikisht hapur me qëndrime të forta […]

  6. Rama reagon sërish për “gafën” e ministrit Hoxha, replikon me gazetarin që intervistoi kryediplomatin shqiptar dhe…

    Rama reagon sërish për “gafën” e ministrit Hoxha, replikon me gazetarin që intervistoi kryediplomatin shqiptar dhe…

    Intervista e dhënë prej ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha dy ditë më parë në “Euroactiv”, ka vijuar të sjellë përplasje edhe gjatë ditës së djeshme. Ka qenë kryeministri Edi Rama, ai i cili ka reaguar për herë të dytë përmes një postimi në “X”. Kujtojmë se bëhet fjalë për një deklaratë të dhënë nga ministri […]

  7. Marta Kos vjen nesër në Kosovë, zbardhet axhenda dhe takimet që do zhvillojë

    Marta Kos vjen nesër në Kosovë, zbardhet axhenda dhe takimet që do zhvillojë

    Komisionerja e BE-së , Marta Kos do vijë që nesër (14 maj) në Prishtinë direkt nga Londra, teksa ajo ka planifikuar të realizojë tre takime. Sipas KosovaPress, njëri nga takimet pritet të jetë me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. I dyti me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Takimi i tretë i Kos në Prishtinë […]

  8. Pas një rasti të dyshuar kontrabande në Shqipëri shfaqet ‘flota hije’ e Kremlinit

    Pas një rasti të dyshuar kontrabande në Shqipëri shfaqet ‘flota hije’ e Kremlinit

    Në një ditë të ngrohtë dimri të shkurtit të vitit 2023, një anije-cisternë nafte që lundronte me emrin Grace Felix mbërriti në gjirin e Durrësit, duke transportuar 21 mijë tonë gazoil. Dokumentet që mbante kapiteni rus i anijes deklaronin se karburanti kishte origjinë nga Azerbajxhani, por autoritetet shqiptare dyshuan se itinerari dhe të dhënat e […]

  9. ‘Braçe ka qenë dhe do të mbetet ky që është’, Rama flet edhe për Spiropalin: Kush thotë hajde më vrit, të do

    ‘Braçe ka qenë dhe do të mbetet ky që është’, Rama flet edhe për Spiropalin: Kush thotë hajde më vrit, të do

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht për diskutimet dhe përplasjet e fundit brenda Partisë Socialiste, duke komentuar qëndrimet kritike të Erion Braçes dhe Elisa Spiropalit. Gjatë një interviste televizive, Rama u ndal fillimisht te Erion Braçe, i cili së fundmi ka shtuar kritikat ndaj qeverisë dhe ka shprehur ambicie për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. […]

  10. VKM/ Rritja e çmimit të naftës, qeveria jep subvencion 50 lekë/ litri për transportin publik, efektet nisin nga marsi

    VKM/ Rritja e çmimit të naftës, qeveria jep subvencion 50 lekë/ litri për transportin publik, efektet nisin nga marsi

    Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi tha se të gjitha shoqatat e transportit do të subvencionohen me 50 lekë për litër nafte si pasojë e rritjes së çmimit të karburantit. Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ndërsa ministri bëri me dije së kompensimi do të nisë që nga muaji […]