Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shëngjin, 64-vjeçarja e lënduar dërgohet tek Trauma
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Ishull Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe për pasojë është dëmtuar pronarja e shtëpisë. 64-vjeçarja me iniciale M. B., është transportuar në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar. Njoftimi i policisë: Shëngjin/Informacion paraprak Rreth orës 12:15, në Ishull Shëngjin, ka shpërthyer një bombol […]
E rëndë/ Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit, ja dyshimet e para
Një pushues i moshuar humbi jetën këtë të premte në plazhin e Zvërnecit. Bëhet me dije se viktima është një shtetas italian, i cili dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kohës që po lahej në det. Ai u nxorr nga ujërat nga qytetarët e pranishëm, por fatkeqësisht pa shenja jete. Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia […]
Plan-operacioni ‘Plazhi i lirë’/ Sekuestrohen 170 komplete me çadra dhe shezlongë, 6 persona merren nën hetim…
Gjatë kontrolleve, në dy hapësira publike, në plazhin e Vilë Bashtovës dhe në plazhin e quajtur “Rëra e Bardhë”, te Kepi i Rodonit, u hoqën dhe u sekuestruan në total 170 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 6 shtetas. Shërbimet e komisariateve të Policisë Durrës dhe Kavajë, në […]
Adriatik Lapaj shkon në SPAK, zbardhet arsyeja
Në procesin për shpifje që Adriatik Lapaj ka ngritur ndaj deputetit Agron Shehaj, është mbajtur seanca e radhës këtë të premte. I pranishëm në sallë ishte Adriatik Lapaj, ndërsa deputeti Shehaj mungoi. Avokati i deputetit deklaroi në gjykatë se ka kërkuar informacion nga disa banka dhe nga kadastra lidhur me të dhënat që lidhen me […]
Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente në Gazimestan
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se Serbia mund të përdorë “elemente destruktive” për të nxitur incidente gjatë festës serbe Vidovdan të shtunën në Gazimestan, rreth 10 kilometra nga kryeqyteti Prishtinë. Duke folur në një mbledhje të Qeverisë në detyrë, Kurti tha se Serbia do të përpiqet ta zhvendosë vëmendjen […]
“Nuk ka pasur asnjë rast të vetëm për “trenin bullgar”, Meçe: PD, pronë personale e Berishës
Analisti Arben Meçe ka komentuar procesin e rinumërimit të votave që deri më tani nuk ka sjellë asnjë ndryshim të rezultatit. Meçe gjatë intervistës u ndal edhe tek pretendimet e opozitës, se në zgjedhjet parlamentare, është realizuar mënyra e manipulimit, njohur si “treni bullgar”, ndërsa nënvizoi se kjo nuk është aspak e vërtetë. Po ashtu […]
Rinumërimi në Tiranë/ Alimehmeti dhe Meta dalin blof! Dogjani kalon Murrizin, ministrit Hoxha i hiqen 302 vota
Mbyllet rinumërimi për të gjithë qarkun e Tiranës. Grupet e rinumërimit mbyllën procesverbalet dhe i hodhën në sistem. Kutitë e fundit që u rinumëruan ishin të Kavajës dhe Rrogozhinës. Rinumërimi i votave në Tiranë nuk ka ndryshuar asnjë rezultat në mandate, por ka zbuluar trafikimin e fletëve të votimit brenda listës preferenciale të kandidatëve. Rezulton […]
Refuzoi Starmer, palamentari britanik sulmon ashpër Ramën: Merrni mbrapsht të gjithë kriminelët tuaj
Nigel Farage, anëtar i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar ka nisur një sulm të ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke kërkuar që ai “të marrë të gjithë kriminelët shqiptarë mbrapsht”, pasi udhëheqësi socialist kritikoi Britaninë e Madhe për daljen nga Bashkimi Evropian. Farage iu përgjigj komenteve të Ramës në GB News duke pretenduar […]
Rinumërimi i votave, Berisha heq përgjegjësinë nga vetja: Nuk e kërkoi PD, ‘humbën’ kandidatët
Për Sali Berishën, rinumërimi nuk do të shënohet në librin e betejave të humbura të të Partisë Demokratike në kërkim të provave për farsën elektorale. Humbja, në këtë rast, për kreun e PD nuk takon kandidatëve, të cilët kërkuan të parët hapjen e kutive e rinumërimin e çdo vote me pretendimin se u vodhën. “Rinumërimi është kërkesë e […]
Sharje, fyerje dhe vizatime të papërshtatshme/ KAS sqaron si u veprua me vlerësimin e votave specifike
Anëtari i KAS Koli Bele ka sqaruar se si është kryer vlerësimi i votave në rinumërimin e kutive për qarkun e Tiranës, për të cilat komisionerët kanë pasur dyshime. Ai ka theksuar se vlerësimi i votave nuk është një shkencë ekzakte, ndërsa tha se jo vlerësimi i të gjitha votave është bërë nga KAS. Pranë […]