“Pas dates 8 Korrik do…”, Lajda jep lajmin e madh, ja sa do shkojnë temperaturat në Korrik
Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar afrimin e një vale të nxehti drejt Ballkanit, e cila aktualisht ka përfshirë Spanjën,duke ngritur alarmin për ditë me temperatura të larta në vendin tonë gjatë fillimit të korrikut.Sipas Porjës, nuk pritet që termometri të kalojë 40 gradë Celsius, por vlerat prej 37-38°C do të jenë problematike nëse zgjasin për […]
Aksident në Elbasan-Librazh, guri bie nga kodra në mes të rrugës, dëmton disa automjete
Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në kthesat e Murrashit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, kur një gur është shkëputur nga kodra dhe ka rënë në rrugë, duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve. Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por pritet njoftim zyrtar nga autoritetet.
Stërvitjet ushtarake që u mbajtën afër Bujanocit “konfirmojnë bashkëpunimin ushtarak SHBA-Serbi”
Stërvitjet ndërkombëtare ushtarake “Ujku Platin 25”, që u mbajtën në jug të Serbisë “konfirmojnë bashkëpunimin ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, tha më 27 qershor Ambasada amerikane në Beograd. “Këto ushtrime janë gurthemel i bashkëpunimit tonë dypalësh dhe prioritet i rëndësishëm për ushtrinë serbe, ashtu edhe për atë amerikane”, tha Paul Jukiq, ushtrues detyre […]
“Në PD do plasë mes 3 grupeve”, Sula zbulon skenarin: Në shtator do nisë ndarja e madhe
Pas nëntë ditësh rinumërim të 1207 kutive të votimit në qarkun e Tiranës, procesi u mbyll pa prodhuar asnjë surprizë. Rezultati përfundimtar mbeti i pandryshuar, Partia Socialiste konfirmon 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike mbetet me 13, duke përforcuar humbjen e thellë të kësaj të fundit. Rinumërimi shërbeu për të evidentuar disa pasaktësi në administrimin e […]
“Ç’të bëjmë, presim…”/ Braçe i revoltuar ndaj OSHEE: Prenë asfaltin dhe e lanë me çakull e pluhur
Erion Braçe nuk ka pritur fillimin e legjislaturës së re për të ngritur zërin për problematikat e Tiranës, si deputet, ndër më të votuarit, e kryeqytetit. Përmes rrjeteve sociale, deputeti socialist, ankohet për rrëmujën dhe papastërinë në lagjien e Nënstacionit në Selitë, të shkaktuar, sipas tij, nga OSHEE, për të cilën thotë se nuk ka […]
Sporti në zi! Mbyll sytë përgjithmonë futbollisti i njohur (Emri + Foto)
Një lajm i rëndë ka tronditur futbollin spanjoll ditën e sotme, pasi është ndarë nga jeta futbollisti 23-vjeçar i Las Palama, Zeben Ramos. 23-vjeçari kishte pësuar një askident automobilistik në 9 qershor në zonën e Arucas dhe prej 15 ditësh ndodhej në koma. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të mjekëve, Ramos nuk arriti të mbijetonte nga plagët […]
Nuk e keni ditur deri më sot por ja fruti i cili vepron si “pastrues” i yndyrës, sheqerit dhe kolesterolit
Rrushi ul rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës duke reduktuar inflamacionin. Konsumimi i rrushit mund të shtojë pesë vite në jetën tuaj, pasi ky “superushqim” pastron yndyrnat dhe sheqernat e rafinuara nga ushqimet e përpunuara dhe konsumimi i rregullt lufton efektet e një diete me ushqime të pashëndetshme, sipas hulumtimit. Rrushi është i pasur […]
Koçiu: Ekipet shëndetësore në gatishmëri të pushuesve në plazhet nga veriu, në jug
Ekipet shëndetësore të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor janë në gatishmëri për të ofruar ndihmën e parë dhe këshilla mjekësore për çdo pushues në zonat bregdetare. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale momente nga puna e ekipeve të NJVKSH në plazhet e Zvërnecit, Semanit, Divjakës dhe Sarandës. “Në këto […]
Për të dytin vit radhazi, Kolegji Mjekësor nga Bullgaria ekzaminime mjekësore falas në Shqipëri
Një ekip prej 22 specialistësh nga Kolegji Mjekësor pranë “Universitetit të Trakisë” (Stara Zagora, Bullgari) është duke punuar nga 26 deri më 28 qershor 2025 me pacientë në fshatin Ostren të Madh, Shqipëri. Fushata po kryhet në bashkëpunim me ekipin e “Qendrës Shëndetësore Ostren – Trebisht” dhe me mbështetjen logjistike të Ambasadës së Republikës së […]
Vrau vajzën e tij 16 vjeçe dhe fqinjin italian/ Gjykata jep vendimin per Taulant Malajn
Mer dënim maksimal Taulant Malaj, bukëpjekësi shqiptar që dy vjet më parë vrau vajzën e tij Jessica, 16 vjeç, dhe fqinjin e saj, Massimo De Santis. Ky i fundit, sipas vrasësit, mendohej për lidhje me Tefta Malajn, ish-gruan e tij. Gjykata e Foggias vendosi burgim të përjetshëm, izolim gjatë ditës prej një viti e gjashtë […]