Aksident në mes të Tiranës, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane
Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, drejtuesi i një taksie ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe për pasojë taksia është përplasur me barrierën anësore të rrugës dhe me një pemë. Taksia e përfshirë në aksident i përket kompanisë “Blue Taxi”, […]
Përfshihet nga flakët banesa 1-katëshe në Shëngjin, forcat zjarfikëse në vendngjarje
Një banesë 1-katëshe është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në qytetin e Shëngjinit. Shtëpia është në pronësi të shtetasit Xhemal Guri. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në banesat përreth. Ende nuk […]
Shtëllunga tymi pranë sheshit “Shqiponja”, banorët në panik
Shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar zonën pranë sheshit “Shqiponja”, duke shkaktuar panik te banorët dhe kalimtarët. Zjarri, burimi i të cilit ende nuk është konfirmuar, ka shkaktuar një ndotje të dukshme atmosferike, ndërsa autoritetet ndodhen në vendngjarje. Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë nisur hetimet, por rrethanat e plota mbeten të paqarta. Pritet që detaje […]
Digjen katër rulota në Tiranë, informacionet e para
Me datë 27.06.2025, rreth orës 21:00, në fshatin Maknor, ka rënë zjarr dhe janë djegur 4 gabina ruloti në pronësi të shtetasit A. T., 42 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë e rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Dhunoi me grushte 39-vjeçarin në Bulevardin e Kasharit, në hetim autori, nuk i bindet policisë
Një 39-vjeçar është marrë në hetim në gjendje të lirë, pasi goditi me grushte një person dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për shoqërim. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin e Kasharit, ku i dyshuari, shtetasi M. H., 39 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një personi të moshës së njëjtë me të. “Specialistët për […]
PD: Të ndalet hakmarrja politike ndaj policëve që hetuan denoncimin për ‘trenin Bullgar’ në Peqin
Partia Demokratike ka kërkuar që të ndalojë sipas tyre hakmarrja politike ndaj punonjësve të policisë që “kanë vepruar në përputhje me ligjin për hetimin e rastit të trenit bullgar në Peqin”. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, akuzoi qeverinë se, pas publikimit të një videoje që dokumentonte blerjen e votës në Peqin, strukturat […]
Ndotje e ujërave në Vlorë, banorët denoncojnë mbetje vajore dhe detergjentë në vijën bregdetare
Prej mëngjesit të së shtunës, një pjesë e vijës bregdetare të Vlorës është ndotur ndjeshëm, duke alarmuar pushuesit dhe banorët vendas. Segmenti i ndotur shtrihet nga zona e njohur si “Rrapi” deri tek vilat buzë detit, ku në sipërfaqen e ujit vërehet një shtresë e bardhë dhe vajore, që sipas dëshmitarëve ngjan me detergjentë ose […]
Zbulohet parcelë kanabisi në Lezhë, arrestohet 45-vjeçari, u kap duke u kujdesur për lëndët narkotike (Emri)
Në Lezhë është arrestuar 45-vjeçari Zef Kola, për kultivim të lëndëve narkotike, kanabis. Në vijim të operacionin “Koordinata” u zhvilluan kontrolle në qarkun e Lezhës, ku u zbulua një parcelë në fshatin Berzanë, me 150 bimë narkotike kanabis. Bimët u asgjësuan nga policia. 45 vjeçari në momentin kur u arrestua ishte duke u kujdesur për […]
Abuzimet me tenderat e UBT-së/ SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë, ja akuzat e ngritura ndaj tyre
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 pedagogë, staf akademik, si edhe biznesmenë, të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Sipas gazetares Klodiana Lala, dosja po bëhet gati nga prokurorët e […]
“Mbi 10 deputetë të PS-së, të lidhur me krimin”, paralajmëron Çollaku: Në shtator, presim lëvizje nga SPAK
Gazetari dhe kandidati për deputet i PD-së në zgjedhjet e 11 majit, Basir Çollaku tha se mbi 10 deputetë të PS-së janë përfaqësues të krimit. Ai shpreson që në fillim të shtatorit SPAK t’i çojë për ndjekje penale. Sipas tij ata mund të kundërshtojnë Ramën, por jo donatorët e tyre që u investuan për t’i […]