Author: Sot.com.al

  • “SPAK të marrë Ramën në pyetje”, deputeti  shpërthen: Kryeministri duhet të japë llogari për takimet në Ankara

    “SPAK të marrë Ramën në pyetje”, deputeti shpërthen: Kryeministri duhet të japë llogari për takimet në Ankara

    Skandali i njohur si “afera e tunelit të Llogarasë” merr përmasa të reja, teksa detaje të zbuluara së fundmi nga emisioni investigativ “Plug” japin prova për një përfshirje të drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama. Ndërsa deri më tani në qendër të akuzave ka qenë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, të dhënat e reja sugjerojnë se fillesa e kësaj afere, mund të gjendet në një takim të nivelit të lartë në Ankara.
    Gazetari Julian Hoxhaj në një studio televizive u shprehet se sipas analizës së bërë në emisionin PLUG, afera nuk kufizohet vetëm te tenderi kryesor prej 190 milionë eurosh, por përfshin gjithashtu edhe tenderët e supervizimit dhe projektimit, të cilat konsiderohen si afera më vete. Argumentohet se dëmi nuk është thjesht financiar për buxhetin e shtetit, por përfaqëson një shembull të qartë se si qeveria funksionon me paranë publike dhe pasuritë e qytetarëve shqiptarë, duke i justifikuar veprimet me “interesa gjeopolitike” që në thelb fshehin interesa personale.
    Elementi më i rëndësishëm spas Hoxhajt, është implikimi i kryeministrit të vendit. Pretendohet se afera nuk nisi me anulimin e tenderit, por me “pazare” të bëra në Ankara në qershor të vitit 2020. Në këtë takim, një delegacion shqiptar i kryesuar nga vetë kryeministri Edi Rama është takuar me përfaqësues të kompanisë turke, e cila më pas do të shpallej fituese. Prania e Ramës në krye të këtij delegacioni shihet si pikënisja e gjithë procesit të dyshimtë.
    Për shkak të këtij takimi, Hoxhaj shprehet se kryeministri duhet të përballej minimalisht me të njëjtën akuzë si zëvendëskryeministrja Balluku, atë të “shkeljes së barazisë në tendera”. Edhe pse ligjërisht ai nuk ishte autoriteti kontraktor, veprimet e tij mund të përbëjnë vepra të tjera penale si “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” apo “shpërdorim i detyrës”. Këto të dhëna rrëzojnë narrativën se Balluku ka vepruar e vetme. Për këtë arsye, gazetari shprehet se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) duhet të hetojë dhe të marrë në pyetje kryeministrin Rama për të zbardhur se çfarë është diskutuar në Ankara dhe si u përzgjodh kompania turke si fituese.
    Hoxhaj:
    Së pari dua të them që emisioni Plug sigurisht që ka bërë një punë, gazetarët, kolegët dhe gjithë stafi, në një punë në një kohë rekord duke zbërthyer një nga ato afera që mund të cilësohet gjithashtu si një nga aferat e shekullit, për shkak sepse përbën jo vetëm një dëm të madh neto ndaj buxhetit të shtetit, por përbën më tepër sesa kaq. Pra nuk është vetëm dëmi financiar që patjetër që do të duhet të ndëshkohet, por është edhe mënyra se si po funksionon shteti në Shqipëri.
    Pra është shembulli ekzakt se si qeveria shqiptare, që nga kryeministri dhe varësit e tij, përfshi zëvëndës kryeministren, funksionojnë sot me paranë publike, me po themi të mirat e qytetarëve shqiptarë, taksat e qytetarëve shqiptarë, që i përdorin ashtu siç po thuhet tashmë nga mbrojtësit e kësaj qeverie, për interesa gjeopolitike që sigurisht janë interesa personale të kryeministrit Rama.
    Për të ardhur tek ajo që kemi publikuar në emisionin Plug dhe që në të gjitha dimensionet përbën një skandal sepse zbulohen jo vetëm ato që kemi parë deri më sot në dosje, që në fakt dosja e prokurorisë të paktën, ajo që është bërë publike konfirmonte në një farë mënyre të gjithë investigimin e emisionit Plug, por ne kemi zbuluar edhe më tej.
    Pra jo vetëm tenderi kryesor i aferës së 190 milionë euro. Jo vetëm tenderi i supervizimit, por edhe tenderi i projektimit janë gjithashtu një aferë më vete. Tani elementi më i rëndësishëm është implikimi i njeriut sot më të pushtetshëm të vendit, kryeministrit të vendit. Sepse deri më sot ka një një narrativë për ta trajtuar çështjen sikur të gjithën këtë e ka bërë zëvendës kryeministrja Belinda Balluku me kokën e vet po themi.
    Dhe me këndvështrimin tim nuk është Belinda Balluku njeriu kryesor që padyshim në këtë aferë sigurisht roli i saj është shumë i rëndësishëm, por nuk është njeriu kryesor. Sepse afera nis pikërisht jo me anulimin e tenderit, që kjo është një histori më vete dhe le ta hetojë SPAK. Por nis me pazaret që janë bërë në Ankara, ku në krye të delegacionit që është takuar me përfaqësuesit e kompanisë turke në qershor të vitit 2020 qëndron kryeministri i vendit, Edi Rama.
    Dhe në këtë moment dyshimi kryesor është që së paku kryeministri i vendit ka të njëjtën, duhet të kishte në fakt, supozohet që duhet të kishte të njëjtën akuzë si zëvendës kryeministrja, për shkeljen e barazisë në tendera, sepse nëse ka qenë në atë takim…
    Duhet të ishte dhe kryeministri me të njëjtën akuzë, pavarësisht se për shkak të ligjit dhe përcaktimeve ligjore nuk e përfshin kjo akuzë, sepse kryeministri nuk është ai që ka bërë tenderin, po e ka bërë Ministria e Infrastrukturës. Por, në këtë moment kryeministri ka prekur një tjetër po them pikë të ligjit që është ajo e ndoshta e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
    Por edhe të personit në dijeni. Që në këtë moment ai duhet të ishte personi, një nga personat kryesorë në listën e atyre që duhet të thërrasë SPAK për t’u marrë në pyetje, se çfarë është diskutuar në atë tryezë në Ankara.
    Si u përcaktua kompania turke në qershor të vitit 2020 si pjesëmarrëse dhe më pas fituese në garën për tenderin e tunelit të Llogarasë. Pra aty kanë qenë tre personazhe. I pari ka folur, ka qenë Arben Ahmetaj, që praktikisht në atë moment e ka deklaruar dhe vetë, nuk ka pasur asnjë dijeni dhe asnjë lidhje me tenderin.

  • Zgjedhjet lokale/ Tritan Shehu: “Era” e fitores së Gabrielit po fryn në Tepelenë

    Zgjedhjet lokale/ Tritan Shehu: “Era” e fitores së Gabrielit po fryn në Tepelenë

    Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka ndarë pamje nga takimi i kandidatit të pavarur, Gabriel Guma, me shtabin elektoral dhe komisionerët e opozitës në Tepelenë.
    Shehu shkruan se “era e fitores së Gumës po fryn në Tepelenë”, ndërsa shton se kjo bashki është në prag të ndryshimit të shumëpritur.
    “Tepelene, “era” e fitores se Gabrielit po fryn furishem. Entusiazem e vendosmeri sot me shtabin elektoral dhe komisioneret aty. Tepelena ne prag te ndryshimit te shume pritur!”, shkruan Shehu në postimin e tij.

    Kujtojmë se Partia Demokratike ka mbështetur kandidimin e tij për zgjedhje për kryetar bashkie që do të mbahen të dielën në Tepelenë.

  • Mbyllet fushata në Cërrik/ Balla: Votoni kandidatin socialist, të tjerët janë kot

    Mbyllet fushata në Cërrik/ Balla: Votoni kandidatin socialist, të tjerët janë kot

    Në mbylljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ishte në Cërrik, ku bëri thirrje të votohet kandidati Florenc Doka.
    Duke folur në të njëjtin shesh ku 6 vjet më parë prezantoi si kryetar bashkie ministrin e sotëm të Bujqësisë, Balla tha se Andis Salla pas një pune intensive transformimi e bëri Cërrikun një model të qeverisjes vendore për gjithë Shqipërinë.
    “Nuk ishte rastësi që kryeministri Rama zgjodhi Andisin që të vinte dhe të bënte shembullin e bashkisë Cërrik si një shembull për të gjitha bashkitë.As sot nuk kemi gabuar, përkundrazi jam shumë krenar që një shokun tim socialist të vjetër e kemi si kandidatin tonë. Florenci do të qeverisë bashkinë jo vetëm në vitin që nisim, por do të jetë një kandidat i yni, pse jo edhe në 2027, me kushtin që të qeverisë po aq mirë sa Andisi,” deklaroi Balla në Cërrik.
    Partia Socialiste dhe Edi Rama, sipas Ballës, votohen të dielën në Cërrik si e vetmja alternativë.
    “Kur të shkosh te fleta e votimit, mendo Edi Ramën, Partinë Socialiste, Shqipërinë 2030 dhe shko te i treti, i vërteti. Dy të tjerët nuk bëjnë.
    Janë kot. Nuk e di pse janë aty.U kam thënë, u thosha kur ishim për zgjedhjet: Asnjë nga ata nuk bën. As Saliu nuk bën, as Llapi nuk bën, asnjë nuk bën,” u shpreh Taulant Balla në mbyllje të fushatës elektorale të kandidatit socialist për bashkinë Cërrik, Florenc Doka.

  • Me Henen ne Binjake do te hapen rruge bashkimesh dhe…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

    Me Henen ne Binjake do te hapen rruge bashkimesh dhe…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

    Sot, Aferdita ka kaluar ne shenjen e Akrepit dhe ndez zjarrin e pasionit. Energjia behet me e thelle, me misterioze dhe plot ndjenja te forta.
    Fjale te shumta nuk duhen, tani flasin veprimet. Vetem keshtu merrni ate qe vertet deshironi.
    Dashuria nen ndikimin e Aferdites ne Akrep nuk njeh gjysma masash: do gjithcka, pa kufij, me perkushtim dhe besnikeri absolute. Por kujdes nese besimi thyhet, emri i fajtorit shkruhet me shkronja te medha ne listen e zeze.
    Megjithate, kjo Aferdita nuk kursen dashuri, gjithcka qe e jepni me zemer, ua kthen dyfish, me intensitet dhe ndjenje te vertete.
    🔸DashiHena ne Binjake ju vendos ne qender te cdo levizjeje. Fjalet tuaja marrin fuqi, idete rjedhin si rrufe, dhe gjithcka rrotullohet rreth jush.Por pas zhurmes, fshehet nje ze i brendshem qe kerkon udhezimin tuaj. Aferdita ne Akrep ndez thellesite e pasionit dhe ju con drejt pervojave qe levizin shpirtin. Nje kapitull i ri hapet mes drites dhe hijes.
    🔸DemiHena ne Binjake ndricon shqetesimet tuaja te fshehta per sigurine dhe vleren. Brenda jush zgjohet nje deshire per kontroll, por gjithashtu nje ndjenje pasigurie qe ju ben me njerezore. Aferdita ne Akrep sjell pasion qe deperton nen siperfaqe, marredhenie qe sjellin sherim, por edhe testojne kufijte. Eshte momenti ideal per dashuri apo pajtime.
    🔸BinjaketMe Henen ne shenjen tuaj, rrezatoni jete dhe dualitet. Jeni drite dhe hije ne te njejten fryme. Energjia juaj leviz shpejt, por emocionet kerkojne qetesi per t’u kuptuar. Aferdita ne Akrep vesh punen dhe perditshmerine tuaj me nje magnetizem te padukshem , nje shikim, nje fjale, nje kontakt mund te ndryshoje gjithcka.
    🔸GaforrjaHena ne Binjake hap portat e nenvetedijes dhe kujtime te vjetra lekunden mes drites dhe mjegulles. Kjo eshte dita e ndjeshmerise dhe e introspeksionit. Aferdita ne Akrep ndez flaken e deshirave te fshehta, te atyre qe jetojne ne heshtje, por digjen fort. Cdo emocion kthehet ne thirrje shpirterore dhe cdo ndjenje kerkon misherim.
    🔸LuaniHena ne Binjake ju shtyn drejt shoqerise, komunikimit dhe ideve te reja, jeni ne elementin tuaj! Deshironi te realizoni plane dhe te ndani energjine tuaj me miqte. Aferdita ne Akrep ju perqendron ne familje: deshironi ngrohtesi, dashuri dhe harmoni ne familje. Kombinoni fuqine tuaj sociale me butesine e shpirtit dhe do jeni te pandalshem.
    🔸VirgjereshaHena ne Binjake ve ne levizje mendjen dhe ambicien tuaj. Cdo fjale qe thoni mund te ndikoje, cdo veprim te ndertoje apo te rrezoje. Aferdita ne Akrep mbjell butesi ne komunikim dhe i jep fjales tuaj magnetizem te rralle. Disa takime sot mbartin fatin e nje njohjeje qe do te rritet ne heshtje.
    🔸PeshorjaMe Henen ne Binjake, horizontet hapen dhe nje fryme lirie kalon neper shpirtin tuaj. Ndjeni deshiren per te pare me tej, per te zgjeruar boten tuaj te brendshme. Aferdita ne Akrep ju con ne kontakt me deshira te thella per sigurim, per ndjesi, per ndarjen e bukurise me te tjeret. Cdo hap qe hidhni tani mbart nje nuance transformimi.
    🔸AkrepiHena ne Binjake ndricon territoret e fshehta te shpirtit tuaj. Aty ku emocionet nuk kane fjale, por dridhen si rryma nen siperfaqe. Aferdita hyn ne shenjen tuaj dhe gjithcka ndryshon ritem. Energji te forta zgjohet, deshirat marrin forme dhe ju beheni magnet i vete fatit tuaj. Cdo veshtrim, cdo zgjedhje, mbart nje fuqi qe nuk mund te fshihet.
    🔸ShigjetariHena ne Binjake hap rruge bashkimesh, marredheniesh dhe pasqyrimesh te brendshme. Shpirtrat qe ju rrethojne tani pasqyrojne pjese te vetes qe s’i keni pare. Aferdita ne Akrep hap nje faqe te fshehte ne dashuri, ndjenja qe lindin ne heshtje, lidhje qe jetojne ne hije. Jo cdo gje ka nevoje te thuhet per te qene e vertete.
    🔸BricjapiMe Henen ne Binjake, dita juaj frymon nen peshen e detyrave dhe zhurmes, por brenda jush zgjohet nje deshire per clirim. Aferdita ne Akrep afron njerez qe ju frymezohen, lidhje qe ndertohen ngadale, por me qellim te forte. Cdo fjale miqesore mund te fshehe nje fill dashurie qe pret te ndizet.
    🔸UjoriHena ne Binjake ndez krijimtarine dhe deshiren per te ndare shpirtin tuaj me boten. Cdo ide qe lind sot ka arome magjie. Aferdita ne Akrep e kthen ambicien ne pasion, karizma juaj rritet dhe ju terhiqni vemendje kudo. Drita juaj tani projekton fat.
    🔸PeshqitHena ne Binjake ju mbeshtjell me emocione dhe kujtime qe kerkojne sherim. Brenda jush lind deshira per qetesi dhe ngrohtesi shpirterore. Aferdita ne Akrep ju fton te hapni horizonte te reja ,dashuri qe lindin larg, frymezim qe vjen papritur, ndjenja qe ndricojne eresiren. Cdo ndjenje sot eshte ogur, cdo enderr nje udherrefyes.

  • Rikthehet në ndeshjen e Championsit, Jamal: Jam shumë mirë

    Rikthehet në ndeshjen e Championsit, Jamal: Jam shumë mirë

    Më në fund ndodhi ajo që të gjithë tifozët e Barcelonës prisnin, Jamal rikthet si ai i dikurshmi, i shpejtë, i bukur për tu parë rezultativ dhe si gjithmonë e qeshur.
    Skuadra blaugrana shpëtoi nga një humbje në transfertë ndaj Bryzh e nëse nuk do të kish performanca e sulmuesit 18 vjeçar ai rezultat do të ndihej si një humbje. Blaugranët synonin të tre pikët, veçanërisht duke pasur parasysh se ndeshja e tyre e radhës në transfertë është në “Stamford Bridge”, një fushë ku një fitore kundër një skuadre gjithmonë të fortë si Çelsi do të jetë jashtëzakonisht e vështirë.
    Gjërat për Barcelonën mund të kishin qenë edhe më keq nëse nuk do të kishte qenë për performancën e Lamin Jamal. Sulmuesi i Barcelonës pati një ndeshje të jashtëzakonshme, duke shënuar një gol. Së pari në bashkëpunim me Fermín, ishte një mrekulli e vërtetë. Kthimi i Lamin ishte lajmi më i mirë për Barcelonën në një ndeshje që rezultoi shumë më e vështirë se sa pritej dhe në të cilën lojtarët e tyre nuk performuan mirë.
    DËMTIMII gjithë baza e tifozëve të Barcelonës mezi priste rikthimin e sulmuesit. Ai nuk kishte performuar mirë në ndeshjet e fundit. Që nga dëmtimi i ijëve gjatë ndeshjeve ndërkombëtare, performanca e tij nuk ka qenë në nivelin më të mirë. Ai është dashur të ndalojë së luajturi disa herë sepse shqetësimi vazhdonte. Atij i mungonte qëndrueshmëria e nevojshme për të performuar në kulmin e tij. Shumë ndeshje ndiqnin të njëjtin model: ai fillonte fuqishëm dhe me entuziazëm të madh, por me kalimin e minutave, ndikimi i tij në lojë zvogëlohej ndjeshëm.
    MUNGESA SI PASOJË E DËMTIMITTë dhënat flasin vetë. Që nga problemet e tij me ekipin kombëtar, ai ka qenë vazhdimisht pjesë e skuadrës. Ai humbi tre ndeshje radhazi në ligë kundër Valencias, Getafes dhe Oviedos. Ai u rikthye për të luajtur kundër Real Sociedad dhe PSG, por më pas iu desh të ndalonte përsëri. Ai nuk luajti kundër Sevijas dhe gjatë pushimit të radhës ndërkombëtar, ai iu nënshtrua një trajtimi të veçantë në Barcelonë për të rifituar formën e tij më të mirë.
    PAK GOLAKa qenë një rrugë e vështirë për të, sepse gjatë gjithë asaj kohe ai arriti të shënonte vetëm dy gola, dhe njëri prej tyre ishte penallti. Ato erdhën kundër Olimpiakos në Ligën e Kampionëve dhe në ndeshjen e mëparshme të ligës kundër Elçes. Depërtimi i tij erdhi në Bryzh, me një gold he një tjetër që detyroi mbrojtësin belg të shkaktonte autogol, të cilët parandaluan një humbje që do të kishte qenë shumë e dhimbshme.
    QETËSIA MENDORE E LOJTARITKjo performancë vjen pas komenteve të shumta për sulmuesin. Lamin po e merr gjithçka me qetësi. “Jam shumë mirë, shumë i qetë. Mundohem të mos e lexoj. Është folur shumë për pubertetin tim dhe se isha i trishtuar, dhe e gjitha ishte një gënjeshtër. Isha i lumtur, i përqendruar në punë dhe duke shijuar të luajturit në këtë nivel.

  • ‘Paketa e maleve’ e Ramës kapërcen kufijtë, ‘merr’ edhe bregdetin e kodrinat

    ‘Paketa e maleve’ e Ramës kapërcen kufijtë, ‘merr’ edhe bregdetin e kodrinat

    ‘Paketa e Maleve do të ketë brenda një sërë masash që të gjithë ata që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë, të kthehen dhe me bukuritë e këtyre maleve të bëjnë sukses, të bëjnë ekonomi, të bëjnë mirëqenie dhe t’u lënë fëmijëve të tyre trashëgimi një pasuri të jashtëzakonshme’, u shpreh kryeministri Rama në një bisedë me banorët e Thethit, më 30 prill të vitit të kaluar.
    Nga malet tek fushat
    Por nisma ‘Paketa e Maleve’ e nxitur dhe argumentuar si mënyrë për të zhvilluar agroturizmin në zonat malore, po zbret në fusha, bregdet dhe kodrina.
    ‘Durrësi ka territore të tëra që janë kodrinore, ku ka agroturizëm. E njëjta gjë vlen pa diskutim, mbase edhe më shumë për Lezhën’, tha Rama, në një takim me 61 kryebashkiakët e vendit më 23 tetor të këtij viti, ku specifikisht u kërkoi të nisnin hartat e zonave të përcaktuara për nismën ‘Paketa e Maleve’.
    Në të gjithë vendin, nga korriku i këtij viti deri në fundin e muajit tetor, ka një numër të madh aplikimesh.
    ‘Numri i shprehjeve të interesit nga data 11 korrik deri në datë 29.10.2025 është 5520 në të gjithë territorin’, thotë në një përgjigje zyrtare për Faktoje.al, Agjencia për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore (amvv).
    Po kjo agjenci, konfirmon se aplikimet janë në të gjithë vendin. ‘Shprehjet e interesit janë të shtrira në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në 61 njësitë e vetëqeverisjes vendore’, konfirmon (amvv).
    Risku
    Rreziku që ‘Paketa e Maleve’ të aplikohet kudo, përfshi edhe zonat me zhvillim në bregdet, zona fushore apo kodrinore, është i lartë, duke u fshehur pas maleve…
    ‘Janë të gjitha gjasat që ky akt ligjor i Kuvendit të përdoret nga oligarkia, lobistët klientë të qeverisë dhe krimi i organizuar si një mjet për justifikimin e agresionit të tyre mbi gjithçka publike dhe vitet e fundit edhe mbi një pronë private, siç mund të jetë pjesërisht edhe ky akt’, shprehet për Faktoje, eksperti i ekonomisë, Zef Preçi.
    Hartat e zgjeruara
    Në një komunikim me 61 kryetarët e bashkive të vendit, kryeministri Edi Rama u kërkoi me ngulm që të nisin sa më shpejt hartat e zonave prioritare për ‘Paketën e Maleve’, një nismë ligjore që u afishua si mundësi për zhvillimin e zonave malore.
    ‘Këtu s’ka të majtë të djathtë, se kjo është ndarje që nuk ka pikë rëndësie kur vjen puna tek puna, kështu që ju lutem shumë fokusohuni shumë fort në këtë pikë, hartat. Thjesht fare, pa asnjë komplikim, territore që nuk janë ligjërisht të pandërtueshme dhe që janë territoret malore, territoret rurale’, tha Rama.
    Shqetësimit të disa kryebashkiakëve që nuk kuptonin se për cilat zona do të nisnin hartat, pasi në një pjesë të territorit ka edhe ‘zona të mbrojtura’, apo janë fushore dhe kodrinore, kryeministri Rama ua shprehu qartë që të nisin hartat sa më të gjera, pasi përpunimi do kalonte në ‘faza tjera’, duke përfshirë edhe ministritë.
    ‘Unë ju sugjeroj, që të mos vijë puna prapë për një vonesë tjetër, paralelisht me hartat, të cilat e përsëris bëjini fare të thjeshta, mos u nisni thjesht nga ku keni shprehjet e interesit se mund të vijë një shprehje interesi nesër në një kodër tjetër që nuk e ke përfshirë, dhe pastaj do t’i thuash atij, shiko se nuk je te zona e zhvillimit, sa të bëhet harta. Bëjeni të gjerë hartën dhe ngrijeni një task-forcë menjëherë që të merret personalisht me të gjithë ata njerëz që janë të interesuar’, tha Rama.
    ‘Ulen’ malet
    Me konceptin zonë malore, kuptohen territore mbi 900 metra mbi nivelin e detit, por duke iu referuar të dhënave zyrtare mbi aplikimet, por edhe vetë kërkesës së kryeministrit Rama që hartat të sillen nga të 61 bashkitë, fushore, kodrinore dhe malore, ekspertët shprehin shqetësimin se kjo nismë do të shfrytëzohet për ndërtime në çdo zonë.
    ‘Nga leximi dhe interpretimi literal i këtij parashikimi duket se nuk janë subjekt i këtij projektligji vetëm zonat malore, por edhe pjesë tjetër e territorit të bashkisë’, thotë eksperti i ekonomisë Preçi.
    Sipas tij, qëllimet e deklaruara të ligjit nuk përputhen tërësisht me qëllimet reale, qëllime të cilat duket se tejkalojnë zonat e synuara.
    ‘Përmbajtja e projektligjit krijon premisa për qëllime të fshehura ose të padeklaruara’, thekson ai.
    Qëllimi
    ‘Paketa e Maleve është një nismë ligjore dhe zhvillimore e Qeverisë Shqiptare që synon të nxisë investimet dhe rigjallërojë jetën ekonomike në zonat malore të vendit’, thuhet në faqen zyrtare të hapur pikërisht për këtë nismë.
    Durrësi është deri në 200 metra mbi nivelin e detit, Kavaja edhe më pak deri në 34 metra mbi nivelin e detit, Bashkia Lezhë ndodhet në një lartësi mesatare 413 metra mbi nivelin e detit, por edhe ne një lartësi maksimale 2121m (maja e Kunorës Mirditë).
    Po ashtu bashki si Lushnja, 200 metra mbi nivelin e detit, Divjaka deri në 5 metra mbi nivelin e detit, Fieri 100 metra maksimalja mbi nivelin e detit apo Pogradeci 700 metra mbi nivelin e detit, që janë në zona preferenciale për ndërtim, nuk janë në pozita gjeografike për tu quajtur ‘zona malore’.
    Aplikimet
    Megjithatë në këto bashki ka aplikime për ndërtime në pyje, kullota apo livadhe që rezultojnë në zërin kadastral ‘tokë shtet’, por që pretendohet se është e familjeve dhe individëve të ndryshëm, banorë rezidencial apo ish banorë.
    Ligji lë hapësira interpretimi
    Në nenin e parë të ligjit 20/2025 për ‘Paketën e Maleve’, thuhet se: ‘Ky ligj ka për qëllim tërheqjen e investimeve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik apo turistik në zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, përmes kalimit të pronësisë së pronës së paluajtshme shtetërore tek individët dhe/ose personat fizikë e juridikë posedues jopronar me destinacion investimin në projekte që mundësojnë rimëkëmbjen ekonomike’.
    Koncepti ‘ekonomi malore’ ndonëse është e sanksionuar në ligj, sërish aplikimet janë shtrirë në të gjithë vendin, madje të shumta janë në zonat bregdetare, fushore dhe kodrinore, veçanërisht në bashki ku sektori i turizmit dhe ndërtimet janë me intensitet të lartë.
    ‘Përmbajtja e përkufizimit është e përgjithshme dhe shumë e zgjeruar për të qenë përkufizim. Kjo paqartësi shtohet nga leximi i pikës 1 të Nenit 4 ‘Përcaktimi i zonave me prioritet zhvillimi’ i cili në titull e ka hequr referencën tek zonat malore dhe për më shumë parashikon që ‘Ministri përgjegjës për pushtetin vendor, me kërkesë të argumentuar të bashkisë kompetente, mund t’i propozojë Këshillit të Ministrave shpalljen e territorit të bashkisë apo të pjesës malore të atij territori si zonë zhvillimi’, thotë Preçi.
    Prona
    ‘Kjo nuk është thirrje që: ‘hajdeni se kanë dalë disa toka shtet, nëpër male dhe shkoni, kapini’. Thirrja është kush ka tokën e të parëve nëpër male, ta marrë ta gëzojë’, tha Rama.
    Ndërsa Agjencia për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore, në përgjigjen për Faktoje, duke iu referuar ligjit saktëson se prona shtetërore mund tu nënshtrohen procedurave të kalimit të pronësisë.
    ‘Në kuptim të këtij ligji dhe të legjislacionit në fuqi për pronat e paluajtshme të shtetit, llojet e pasurisë ‘pyll’, ‘kullotë’ ‘livadh’ nuk janë të patjetërsueshme dhe mund t’u nënshtrohen procedurave të kalimit të pronësisë sipas këtij ligji’, thotë (amvv).
    ‘Rreziku i konflikteve sociale është i mundshëm, ndonëse qeveria duket se e ka vënë fuqinë e vet ekzekutive gjerësisht në shërbime të grupeve të interesit të lidhura me të dhe pak ose më pak në shërbim të komuniteteve dhe zhvillimit të qendrueshëm të vendit’, thotë eksperti i ekonomisë Preçi. Në progres-raportin e Komisionit Europian thuhet se, ligji për paketën e maleve ‘mund të sjellë pasoja për pëdorimin lokal të tokës dhe menaxhimin mjedisor’
    Aplikimet
    Deri më tani numri i lartë i aplikimeve për të ndërtuar në toka shtet që pretendohet se shfrytëzohet nga individë dhe familje të ndryshme është mjaft e lartë.
    ‘…ligji trajton poseduesin e pronës dhe nuk parashikon çdo individ që ka një plan biznesi, të ketë mundësi të përfitojë pronë publike’, thotë Agjencia Për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.
    Një pjesë e madhe janë shtrirë në zona bregdetare dhe kodrinore.
    Edhe pse nisma është në fazat e para, shqetësimi mbetet se nëpërmjet ‘Paketës së Maleve’ fluksi i ndërtimeve në zonat bregdetare dhe kodrinore, përfshi edhe kryeqytetin të jetë i madh. Me zgjerimin e fushës së veprimit të këtij ligji, deklaratën e kryeministrit Edi Rama të një viti më parë do ta kategorizojmë si pjesërisht të vërtetë.

  • ‘Çfarë mund ti thotë SLLOVAKIS kjo tranvestitja Marta Kos pas këtij votimi?’, Murrizi: Vend anëtar i BE i tha jo ligjit

    ‘Çfarë mund ti thotë SLLOVAKIS kjo tranvestitja Marta Kos pas këtij votimi?’, Murrizi: Vend anëtar i BE i tha jo ligjit

    Ish-deputeti Myslim Murrizi shprehet në rrjetet sociale se parlamenti i Sllovakisë, një vend anëtar i BE-së, nuk e ka miratuar ligjin për barazinë gjinore.
    Ai shkruan në postimin e tij se Sllovakia, ndonëse pjesë e unionit ka njohur vetëm dy gjinitë femër dhe mashkull dhe familjen tradicionale.
    Ish-deputeti shton më tej se kjo mund të ketë ndodhur se atje nuk ka një ambassador si  Silvio Gonzato që bën thirrje për të votuar këtë ligj.
    Postimi i plotë:
    SLLOVAKIA vend antare e BE sot i ka thene JO ne Parlament me vote ligjit bastard te barazis gjinore duke njohur DY GJINI FEMER MASHKUL DHE FAMILJEN TRADICIONALE
    Çfar mund ti thote SLLOVAKIS kjo tranvestitja Marta Kos pas ketij votimi???
    Ja qe deputetet SLLOVAK nuk e pjerdhkan fare as BE transgjinore as komisioneren e leshit me mbiemer bylmeti
    Apo ne SLLOVAKI nuk ka amasador GAY si Gonzato BE dhe nuk ka kush ju ben thirrje qe te votojne per ligjin qelbanik te LGBQ dhe krye felliqesires SORROS
    Tani kam dhe nje kerkes shum miqesore per te gjith ju kulturmedhenjt e FB qe merziteni me shum nga fjalori im kundra BQ se nga ata BQ qe votuan ligjin per tju detyruar te pranoni si “ zhvillim” qenien BQ
    QEROHUNI NGA FB IM SE NUK MA NDJEN E NUK ME PLAS FARE PER FUNDERRINA QE PELQEJNE BQ LGBQ DHE ÇDO QELBESIR TJETER TE RRACES NJERZORE
    IKNI QE TE MOS HARXHOJ KOH DUKE JU HEQUR KOKRRA BQ
    Nuk dua, nuk kam nevoj dhe nuk lejoj e pranoj asnje miqesi virtuale nga çdo BQ
    Me çdo koment tuajin “ edukativ” fshij ate qe mbroni ju si aset per tu bere mender Europin nen udheheqen e “ kurves” qeverisese dhe çdo transgjinori te BE.

  • Tragjike/ Ishte duke vjelë ullinj, 43-vjeçari bie nga pema dhe ndërron jetë (Emri)

    Tragjike/ Ishte duke vjelë ullinj, 43-vjeçari bie nga pema dhe ndërron jetë (Emri)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti teksa punonte.
    Sipas njoftimeve, viktima, i identifikuar si Ermal Rripi, ishte duke vjelë ullinj kur ka rënë nga një pemë.
    Ai u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.
    Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët pas kontrollit të vendit të aksidentit konfirmuan se ngjarja ka qenë aksidentale.

  • ‘Politikë e shurdhët’/ Dorina Mema pas miratimit të ligjit anti-familje

    ‘Politikë e shurdhët’/ Dorina Mema pas miratimit të ligjit anti-familje

    Aktivistja e njohur Dorina Mema ka reaguar me tone të forta emocionale dhe pa doreza në një studio televizive, pas miratimit në Kuvend të projektligjit për barazinë gjinore, një nga nismat më të debatueshme të javëve të fundit në politikën shqiptare.
    Kuvendi miratoi ligjin me 77 vota pro, 36 kundër dhe 2 abstenime, çka ka nxitur një valë reagimesh nga përfaqësues të shoqërisë civile, organizata feministe dhe aktivistë për të drejtat e njeriut.
    Por ndër zërat më të ashpër ka qenë pikërisht Mema, e cila gjatë debatit televiziv nuk i kurseu kritikat ndaj klasës politike dhe mënyrës se si po trajtohen çështjet e barazisë dhe lirisë sociale.
    “Unë mendoj që sonte hipokritët e Shqipërisë janë analfabetët që kemi votuar dhe haram vota e çdo shqiptari për ata deputetë. Haram ajo rrogë që ata marrin nga taksat e këtyre shqiptarëve që unë mund të jem e para që do largohem që këtu nga kjo Shqipëri!” – deklaroi ajo .
    Mema u shpreh se ndjehet e zhgënjyer dhe e lodhur nga politika shqiptare, të cilën e përshkroi si “politikë të shurdhët”, që sipas saj nuk përfaqëson më interesat e qytetarëve, por klientelizmin dhe interesat e ngushta të grupeve të caktuara.
    Duke iu rikthyer me emocion rrënjëve të saj, ajo rrëfeu se dashurinë për vendin e ka ushqyer që e vogël, gjatë viteve kur punonte si cicerone në kalanë e Skënderbeut në Krujë, ku kishte mësuar anglishten dhe italishten me ndihmën e babait të shkrimtares Mimoza Ahmeti.
    “Unë rrija në këtë Shqipëri se e dua vendin tim. Jam rritur në kalanë e Skënderbeut. Kam punuar 10 vjet cicerone, si dija anglisht e italisht, ma mësoi babai i Mimoza Ahmetit në Krujë. Isha nxënëse dhjeta dhe ashtu më është rrënjosur në gjak dashuria për vendin tim, trimëria, patriotizmi,” – tregoi ajo.
    Aktivistja akuzoi klasën politike për hipokrizi dhe mungesë të vlerave morale, duke thënë se shumë nga deputetët që votojnë ligje “në emër të popullit” janë të shkëputur nga realiteti dhe nuk kuptojnë më çfarë përfaqësojnë.
    “Haram vota që i është dhënë këtyre analfabetëve të cilët janë të gjithë kundër, janë të gjithë hipokritë, janë të gjithë homofobë. Po t’i pyesësh tamam, unë e ti ndoshta jemi më të dashura me një trans, më të kuptuara me një homoseksual, ku mundohem gjithmonë të gjej fjalët që mos t’i cenojmë, mos t’i lëndojmë si njerëz, ndërsa këta maskarenj po mbajnë karriget duke shitur fëmijët e Shqipërisë për t’i bërë qejfin atyre që i kanë sponsorizuar për t’i sjellë në atë karrige,” – u shpreh ajo e revoltuar.

  • Renditja e superiores/ Ndryshon tabela

    Renditja e superiores/ Ndryshon tabela

    Sot u luajt ndeshja e vetme e programuar për raundin e 11-të të Superiores. Flamurtarit i mjaftoi goli i Maksutit, për të mposhtur Bylisin.
    Tashmë vlonjatët mbajnë vendin e parafundit në renditje. Me 2 pikë më pak është Tirana në fund. Rekordmenët e elitës sa i përket titujve kampion do të sfidojnë nesër Vorën.
    Bylisi mbetet në vendin e gjashtë me 12 pikë. Ekipi i Mirel Josës humbi pas dy fitoreve radhazi.
    RENDITJA E SUPERIORES