E rëndë/ Plas sherri mes dy familjeve shqiptare në Itali, plagosen 5 persona, 3 në gjendje të rëndë
Një sherr ka ndodhur mes anëtarëve të dy familjeve me origjinë shqiptare në Itali, të cilët janë përleshur fizikisht. Raportohet se policia ka arrestuar 6 persona. Sipas mediave italiane, dyshohet se sherri ka ndodhur në qendër të Cassano delle Murge, në provincën e Barit, pas një konflikti për motive të dobëta. Pesë nga personat e […]
Ç’po ndodh? ‘Bllokohet’ autostrada Rrogozhinë-Elbasan drejt Tiranës, ja arsyeja
Gjatë pasdites së sotme, trafiku në aksin kombëtar Rrogozhinë–Elbasan paraqitet i rënduar, me radhë kilometrike automjetesh që lëvizin drejt Tiranës. Raportohet se fluksi i lartë i automjeteve ka krijuar vonesa në qarkullim, ndërsa rruga është e ngarkuar në të dy kahet, por veçanërisht në drejtim të kryeqytetit. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të […]
Aksident i rëndë në vend, raportohet për 2 persona të vdekur dhe disa të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër i plagosur. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”. Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. I plagosuri është transportuar drejt spitalit të […]
Zelensky letër falënderimi për Begajn: Shqipëria, partner i besueshëm për Ukrainën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shpreh mirënjohjen e tij ndaj Shqipërisë dhe Presidentit Bajram Begaj, për urimet e ngrohta në 34-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës. “Faleminderit sinqerisht Presidentit Bajram Begaj, për fjalët e tij të ngrohta në këtë ditë të veçantë,” shkruan Zelensky në rrjetin social “X”. Ai shton se Shqipëria mbetet një partner i besueshëm […]
Lapaj mbetet jashtë Parlamentit, zbardhet vendimi i KAS: Mandati do t’i kalojë një zonje
Telenovela verore për një karrige në Kuvend që dhuruan Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, të hënën e 25 gushtit do të prodhojë një seri të re me protagonist Kolegjin Zgjedhor që pritet ti japë fund gjithë sagës së ankimimeve për procesin e 11 majit. Në gjykatën zgjedhore Adriatik Lapaj do kërkojë që mandati i vetëm […]
Në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika për disa vepra penale, vihet në pranga 41-vjeçari shqiptar
Një 41-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim nëdërkombëtar është vënë në pranga në pikën kufitare në Han të Hotit. Mësohet se shqiptari po tentonte të hynte në Mal të Zi ku dhe u prangos në pikën kufitare malazeze në Bozaj. 41-vjeçari është identifikuar me inicialet S.X. Sipas mediave malazeze shqiptari ishtë në kërkim nga Belgjika. […]
Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon kërcënimet ndaj gazetarit Almer Toska: Akt tipik frikësimi që nuk duhet..
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar ashpër pas kërcënimeve të bëra ndaj gazetarit Almer Toska, pas publikimit të një shkrimi investigativ në portalin Timoni.al, ku në qendër ishte biznesmeni Julian Morina. Në deklaratën e saj, AGSH e cilëson ngjarjen si një akt tipik frikësimi ndaj medias, i cili nuk duhet të tolerohet në […]
Aksident tragjik në Fier/ 35-vjeçari goditet rëndë nga një 17-vjeçar, babai i tre fëmijëve lufton për jetën (Foto)
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 11:00 të ditës së sotme pranë Shkollës së Muzikës në Fier, ku një këmbësor u përplas nga një automjet tip “Range Rover”. I aksidentuari është identifikuar Kreshnik Tomani, 35-vjeç, baba i tre fëmijëve. Sipas dëshmive, ai ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga automjeti që drejtohej […]
Zjarr në Zharrëz të Fierit/ Përhapen flakët, rrezikohet pusi i naftës
Një vatër intensive zjarri ka përfshirë këtë të diel një zonë në fshatin Zharrëz të Fierit. Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre. Flakët favorizohen nga era e fortë, e si rrjedhojë, janë përhapur në një hapësirë të gjerë. Raportohet se nga flakët rrezikohet një nga puset e naftës që ndodhen në […]
Aksident i rëndë në Unzën e Re në Tiranë, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ (Detaje)
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele tek Unaza e Re e Tiranës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. U raportua se aksidenti ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të trafikut, pranë mbikalimit të Shkozës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të menaxhuar trafikun dhe për […]