Bie në prangat e policisë 31-vjeçari/ Qarkullonte me automjet me armë të ftohta
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në bagazhin e automjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta (thika). Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit M. R, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë […]
“Më 11 maj, votoni për të ardhmen europiane të Shqipërisë”/ Kryeministri Rama në Maliq: Ky qytet baston i palëkundur…
Kryeministri Edi Rama ka theksuar gjatë fjalës së tij në Maliq se ky qytet ka kaluar një transformim të jashtëzakonshëm, duke u bërë një model i zhvillimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës. Rama theksoi se angazhimi i qeverisë ka qenë për të kthyer mbështetjen e qytetarëve në vepra konkrete, si ndërtimi i infrastrukturës moderne, […]
“Jo më hajdutë të 7×7=313 tek subvencionet për fermerët dhe biznesin”,Basha: Lekët për ekonominë me taksën e sheshtë 9%
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatin për deputetë Abaz Tafa zhvilluan një takim me banorët e Zall Bastarit dhe më pas në një punishte hekuri në zonën e Farkës në Tiranë. Duke folur për korrupsionin qeveritar me banorët e Zall Bastarit, Basha tha se qeveria e Edi Ramës vitin e kaluar […]
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Votojnë rreth 4 mijë emigrantë, mbërrijnë zarfet në Tiranë, ja kush kryeson
Ashtu sikurse edhe është bërë me dije, të paktën 232,262 zarfe me fletën e votimit janë nisur drejt votuesve në diasporë deri më tani, nga të cilat 58,128 janë marrë nga zgjedhësit dhe 3,887 janë kthyer në Tiranë të plotësuara. Në Parkun Olimpik “Feti Borova” po përgatiten 13 mijë zarfet e fundit për zgjedhësit në […]
Zgjedhjet e 11 majit/ Sekretari i PL-së, Blushi: Në 12 vjet qeverisje, Shqipëria në fund të klasifikimeve botërore
Investimi në arsim dhe kapitalin njerëzor është gurthemeli i prioriteteve të Partisë së Lirisë. Kështu shkroi sot Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një postim në Facebook. Blushi shprehet se gjatë këtyre 12 viteve që Rama ka qenë në krye ka mbyllut shkolla dhe e bëri atë me turne. Postimi i plotë: Në […]
PD mbush Dibrën me demokratë nga Tirana/ Simpatizantë të shumtë “zbarkojnë” në Rrugën e Arbrit
Teksa sot presin kryetarin demokrat Sali Berisha për takim elektoral në Peshkopi, demokratët kanë “transferu” dibranët e Tiranës drejt qarkut. Kjo është bërë publike nga vetë drejtuesi politik i Dibrës për demokratët Xhelal Mziu. Ky i fundit në rrjetet e tij sociale ka publikuar video të vargut të makinave të mbushur me simpatizantë demokrat me […]
“BE na do krah saj, votoni PS”/ Rama: Na kanë dhënë një plan në tavolinë për të mbyllur negociatat në 2027
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me qytetarët në Maliq, ka ritheksuar përkushtimin e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, duke theksuar se vendi është më i gatshëm se kurrë për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Në fjalën e tij, Rama vlerësoi transformimin e qytetit të Maliqit si një shembull i qartë i zhvillimit […]
Zgjedhjet e 11 majit/ “Manipulimi i votës së emigrantëve, të tjera fakte do të paraqesim”, Kandidati i PD-së Bozdo…
Deklaratë për shtyp e drejtuesit politik te PD-së në qarkun Berat. Eno Bozdo do të paraqesë fakte të reja si manipulohet vota e emigrantëve. Deklarata e Eno Bozdos: “Të tjera fakte do të paraqesim sot, në lidhje me operacionin elektoral të manipulimit të votës së emigrantëve. I gjithë stafi drejtues i Bashkisë Berat, si dhe […]
“Një deputet i kënetës, Fideli, hajde çyryk hajde”- Kryeministri nga Maliqi: Thonë “Rama i ofendon”, por…
Kryeministri Edi Rama, nga Maliqi ku u takua me mbështetësit e PS-së, sulmoi kandidatin e PD-së për deputet Fidel Kreka, duke e quajtur “çyryk”. “Më treguan një video pak më parë, një deputet këtu i kënetës një Fidel Fidel, hajde hajde, hajde mendje hajde, hajde muhabete hajde, hajde çyryk hajde”, tha kreu i qeverisë. Rama […]
Aksident i rëndë në Shkodër/ Shoferja 70-vjeçare, përplas për vdekje këmbësoren e moshuar
Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e sotme ku një shofere 7o vjeçare përplas për vdekje këmbësoren e moshuar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Njoftimi i policisë:Shkodër, rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe. Si pasojë e […]