Kursi i këmbimit 26 prill 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.5 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të blihet me 98.4 lekë dhe do të shitet me 99 lekë. Franga zvicerane do të blihet me 104 lekë dhe do të shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do […]
Ja tenderi që fundosi njeriun e Ballukut, Jonaid Myzyri drejt prangave për abuzime me financimin për spërkatjen e…
Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Ai ka “vizituar” 3 herë SPAK-un brenda një kohe të shkurtër, teksa gjatë kësaj kohe synonte edhe një mandat tjetër në krye të institucionit që drejton. Problemet me detyrën kanë sjellë që ai të hetohet për abuzime të […]
“Zarja” e Linda Ramës zgjidhet drejtoreshë e RTSH, gazeta “SOT” e njoftoi dy muaj më parë, Sali Berisha në gjunjë…
Kapja përfundimtare e Radiotelevizionit Shqiptar nuk ndodhi me një përplasje të fortë publike, por me një marrëveshje të heshtur që vulosi fundin e pavarësisë së medias publike. Në qendër të kësaj lëvizjeje qëndron një emër i njohur për publikun shqiptar: Eni Vasili, gazetarja e ekranit të mbrëmjes, e cila tashmë zyrtarisht është vendosur ditën e […]
“Lufta e tarifave doganore” mund të rrisë çmimet dhe interesat, BSH: Pasiguria ul investimet dhe ekonominë
Qetësia në tregje, rënia e çmimeve apo rritja e investimeve të huaja po kërcënohet nga lufta tarifore e Shtëpisë së Bardhë. Drejtori i Departamentit të Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, Klodion Shehu thotë se kjo pasiguri e shkaktuar nga administrata e Trump mund të kthehet në një valë inflacioni e rënie ekonomike. “Kemi zhvillime […]
PD “struket” në rrugicë dhe prezanton kandidatët në Kavajë, Elmar Brook kërkon nga podiumi shans të tretë për…
Partia Demokratike dhe aleatët e saj prezantuan dje në Kavajë kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sali Berisha mblodhi mbështetësit e tij jo në një shesh të hapur, por në një rrugicë mes pallateve, ku dalloheshin vetëm qindra simpatizantë. Në këtë takim ka pasur edhe përfaqësues të partive […]
Akuzat për pengim të drejtësisë, Thaçi shpallet i pafajshëm
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për akuzën e rë të “nxitjes”, e cila iu shtua në aktakuzë pas një vendimi të Apelit në rastin e tij kundër administrimit të drejtësisë. Deklaratën e tij, Thaçi e ka dorëzuar me shkrim përmes mbrojtjes më 24 prill 2025. Në këtë rast, ai është i […]
Mahmutaj: Berisha bën aleancë me antishqiptarët për pushtet, Fredi Beleri duhet të ishte në burg
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli në fushatë në Himarë, me Fredi Belerin në krah. Por para qytetarëve të bregut, grekun eurodeputet e quajti çlirues, ndërsa kryeministrin e Shqipërisë, pushtues. Beleri, një mollë sherri dikur mes Berishës dhe Greqisë, sot është argument shtesë i doktorit, për të sulmuar drejtësinë. Gazetari Fatos Mahmutaj u shpreh […]
KPA rikthen në detyrë prokurorin Bajram Breçani
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të rikthejë në detyrë prokurorin e Tiranës, Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Sipas njoftimit për medie, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, […]
‘Koha për të shembur bunkerin e listave të mbyllura’, Endri Hasa: Qytetarët të marrin në dorë fatin e tyre
Në një mesazh për opinionin publik, Endri Hasa, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, ka folur për një prej deformimeve më të mëdha që, sipas tij, ka pësuar demokracia në Shqipëri: bunkerizimi i listave të mbyllura. Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, Hasa ka akuzuar politikën e vjetër se […]
Mori para për të favorizuar një ndërtim pa leje, GJKKO dënon ish-kreun e IMT Elbasan Andri Mehja me 2 vite burg…
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dënuar ish-kreun e IMT Elbasan, Andri Mehja me 2 vite burg për korrupsion që i konvertohet në 4 vite shërbim prove, pasi mori para për të favorizuar një ndërtim pa leje. Sipas njoftimit të GJKKO, ish-kreut të IMT Elbasan i ndalohen funksionet publike për 5 vite. Andri Mehja, akuzohet për […]