Author: Shkodraweb.com

  • ZYRTARE – Vjosa Osmani cakton datën, ja kur do të votojë sërish Kosova për parlamentin e saj…

    ZYRTARE – Vjosa Osmani cakton datën, ja kur do të votojë sërish Kosova për parlamentin e saj…

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 28 dhjetor 2025. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media, pas takimit konsultativ që pati sot me partitë politike parlamentare.
    Osmani fillimisht nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, respektivishit legjislaturën e nëntë të tij. Ky vendim vjen pas dështimit të mandatit të dytë të Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Këshilltarja bashkiake Blediana Osja Nika, jep dorëheqjen nga mandati i Këshillit Bashkiak Shkodër…

    Këshilltarja bashkiake Blediana Osja Nika, jep dorëheqjen nga mandati i Këshillit Bashkiak Shkodër…

    Blediana Osja Nika, ka paraqitur dorëheqjen nga pozicioni i këshilltares në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Bëhet me dije se tashmë ajo ka depozituar edhe kërkesën zyrtare.
    Deri në këto momente, nuk ka një arsye publike për dorëheqjen e papritur. Në mbledhjen e radhës Këshilli Bashkiak duhet të njihet me dorëheqjen e saj dhe të shpallë vakancën, duke njoftuar KQZ për të bërë zëvendësimin me emrin pasues të listës së këshilltarëve të PS- së për bashkinë Shkodër për zgjedhjet vendore të 2023.
    Përveç këshilltares, Blediana Osja Nika, është edhe drejtore e gjimnazit “Jordan Misja” në qytetin r Shkodrës.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • MINUTA E FUNDIT – GJKKO vendos masa sigurie për Belinda Ballukun, e pezullon nga detyra dhe i merr pasaportën

    MINUTA E FUNDIT – GJKKO vendos masa sigurie për Belinda Ballukun, e pezullon nga detyra dhe i merr pasaportën

    Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku njëherësh, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion.
    Vendimi është marrë sot nga GJKKO, ndërkohë që ndaj Belinda Ballukut eshte vendosur dhe ndalimi për te daljë jashtë vendit.
    Kjo është hera e parë që një funksionarë e lartë, ne rastin konkret, numri i dy i qeverisë të pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion.
    Kujtojmë që Belinda Balluku një ditë më parë mori pjesë në seancën e prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2026, teksa tha se ajo ka besim të Drejtësia dhe se nuk do të adresojë kurrë sharje ndaj këtij gjykatësve dhe prokurorëve.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Presidentja Osmani shpërndan parlamentin, Kosova zyrtarisht në zgjedhje të parakohëshme…

    Presidentja Osmani shpërndan parlamentin, Kosova zyrtarisht në zgjedhje të parakohëshme…

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nënshkruar të enjten vendimin për të shpërndarë Kuvendin, pasi nuk është arritur asnjë marrëveshje që deputetët të provojnë t’i votojnë sot disa marrëveshje me rëndësi për vendin.
    Në vijim, pritet që Osmani të shpallë edhe dekretin për datët kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Situata e reshjeve në territorin e qarkut Shkodër, ja si paraqitet gjendja këtë mëngjes…

    Situata e reshjeve në territorin e qarkut Shkodër, ja si paraqitet gjendja këtë mëngjes…

    Informacion i përditësuar për situatën në territorin e Qarkut Shkodër, ora 08.00:
    1. *Bashkia Shkodër* ,
    • Situata në territorin e kësaj bashkie paraqitet pa probleme.• Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, por deri tani nuk është evidentuar problematike.Grupet e punës ndodhen në terren duke verifikuar nevojat për ndërhyrje të tipit parandalues.
    2. *Bashkia Vau Dejës* ,
    • Vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.• Nuk raportohen probleme në përronj, ura apo në rrjetin rrugor.• Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht.
    3. *Bashkia Malësi e Madhe* ,
    • Reshje me intensitet Gjatë 24 orëve të fundit ka patur reshje shiu me intesitet të ulët.• Nuk raportohen problematika të emergjencave civile.
    4. *Bashkia Fushë-Arrëz* ,
    • Vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.• Ka shkarje dherash, gurësh dhe vërshime uji në rrugët rurale, duke vështirësuar qarkullimin.• Ka ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra.
    5. *Bashkia Pukë*
    • Vijojnë reshje shiu me intensitet mesatar.• Ka dëmtime në disa rrugë rurale në Njad Gjegjan dhe Luf-Qerret, rrëshqitje të trupave të pemëve në rrugë dhe shembje skarpatash.
    6. *DRV Shkodër* ,
    • Akset rrugore nacionale të administruara nga kjo drejtori paraqiten të kalueshme.• Reshjet vijojnë, por nuk ka probleme me qarkullimin rrugor.
    7. *Druk Lezhë* ,
    • Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar.• Nuk raportohen probleme në funksionimin e kanaleve të kullimit, argjinaturave, dhe digës së Rezervuarit të Shtodrit.• Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër dhe prurjet në përrenjtë kryesorë janë nën kuotat e riskut.• Hidrovoret e Velipojës (Vilu dhe Cas) janë në gatishmëri dhe punojnë normalisht.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 20 nëntor 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 20 nëntor 2025…

    Kushtet meteorologjike për e enjte, 20 nëntor 2025 në Shqipëri do të jenë të ndryshueshme, me një tendencë të qartë për reshje të rënda në shumicën e rajoneve. Temperaturat mesatare do të luhaten nga vlerat minimale rreth 6°C në mëngjes në zonat më të ftohta, deri në maksimume që mund të arrijnë deri në 20°C në disa pjesë të vendit gjatë ditës.
    Reshjet e shiut do të jenë elementi kryesor i kushteve meteorologjike, me intensitet të lartë sidomos në zonat bregdetare dhe jugore të vendit. Në qytete si Sarandë dhe Vlorë, priten reshje shumë të mëdha, ndërsa në zonat veriore dhe qendrore si Shkodër dhe Tirana, reshjet do të jenë më të moderuara por ende të konsiderueshme.
    Ndërsa për sa i përket kushteve të qiellit, pritet që ky të jetë kryesisht i mbuluar në pjesën më të madhe të vendit, me periudha të shkurtra të kthjellimeve. Ndryshimet mes rajoneve do të jenë të dukshme në aspektin e sasisë së reshjeve dhe temperaturave maksimale dhe minimale, duke reflektuar një ndarje të qartë mes zonave malore më të ftohta dhe zonave bregdetare me temperatura më të larta.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 20 nëntor 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 20 nëntor 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print (të shtypur) që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e enjte, 20 nëntor 2025:

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Mario Mitaj në formacionin më të mirë të kualifikueseve të Kupës së Botës, krah yjeve si Mbappe…

    Mario Mitaj në formacionin më të mirë të kualifikueseve të Kupës së Botës, krah yjeve si Mbappe…

    Me mbylljen e fazës kualifikuese për Kupën e Botës 2026, janë duke u bërë edhe vlerësimet përkatëse. Një prej tyre është edhe shpallja e formacionit më të mirë për lojtarët që kanë shkëlqyer në ndeshjet me kombëtaret e tyre.
    Sipas faqes së specializuar të statistikave, “SofaScore”, mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj, është mes më të mirëve. Me notën 7.62, Mitaj e sheh veten në fashën e majtë të prapavijës si dëshmi e rritjes së tij në lojë.
    Në portë është Kelleher, në mbrojtje Cancelo, van Dijk, Burn dhe Mitaj, në mesin e fushës gjen emra si Odegaard, Pedri dhe Kevin De Bruyne. Në sulm Olise, Doku dhe Mbappe.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Buxheti i vitit 2026 për Tiranën, Këshilli Bashkiak i kërkon SPAK- ut që Veliaj të jetë në mbledhje, qoftë edhe online

    Buxheti i vitit 2026 për Tiranën, Këshilli Bashkiak i kërkon SPAK- ut që Veliaj të jetë në mbledhje, qoftë edhe online

    Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të lejojë kryebashkiakun Erion Veliajn, i cili ndodhet i paraburgosur në burgun e Durrësit, të marrë pjesë fizikisht ose online në mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohet të premten e kësaj jave, më 21 nëntor 2025.
    Në kërkesën e firmosur nga 22 anëtarë socialistë, drejtuar këtyre 2 institucioneve, thuhet se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
    Paralelisht me kërkesën drejtuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Burgjeve, Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon kryetarit Veliaj objektivat e tij të zhvillimit për Tiranën për vitin 2026 dhe prioritetet e investimeve kapitale, duke specifikuar projektet e reja të Bashkisë Tiranë, për t’i pasqyruar ato në projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2026.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 19 nëntor 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 19 nëntor 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print (të shtypur) që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e merkurë, 19 nëntor 2025: