Pasditen e sotme një zjarr ka rënë pranë një karburanti në zonën e Yberishtit në Tiranë.
Nga raportimet e para edhe nga pamjet, shihet tym i dendur në ajër, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të izoluar zjarrin.
Akutalisht nuk raportohet për të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, si dhe nëse flakët rrezikojnë karburantin apo objekte të tjera aty pranë.
Author: Opinion.al
-

Tiranë/ Zjarr afër një karburanti në Yzberisht, tymi mbulon zonën
-

Urgjenca/ mbi 110 mijë thirrje për ndihmë mjekësore!Numri i vizitave në banesë dhe..
Gjatë muajve të verës shërbimi i urgjencës ka qenë në vijën e parë të ndihmës mjekësore për qytetarët dhe turistët.
Kështu shkruan në një postim në rrjetin social, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ku ndër të tjera shkroi se janë kryer mbi 110 mijë thirrje për ndihmë mjekësore. Nga ana tjetër, sipas saj në banesë janë kryer mbi 34 mijë vizita, si dhe janë dhënë në total 12 mijë këshillime mjekësore.
‘Shërbimi i Urgjencës është çdo ditë më pranë qytetarëve, duke garantuar kujdes të shpejtë dhe të sigurt shëndetësor, aty ku ka më shumë nevojë!’, shkruan Koçiu.
‘Urgjenca Kombëtare, në gatishmëri për çdo qytetar, në të gjithë vendin. Gjatë muajve të verës shërbimi i urgjencës ka qenë në vijën e parë të ndihmës mjekësore për qytetarët dhe turistët:
-110,367 thirrje për ndihmë mjekësore
-34,660 vizita në banesë
-12,000 këshillime mjekësore’, shkruan Koçiu.
-

Dëmet nga zjarret, Zhupa nga Delvina: Qeveria të dëmshpërblejë banorët
Delvina ishte një nga zonat me pasojë të rënda nga zjarret, ku disa banorë humbën shtëpinë e disa të tjerë patën dëme të konsiderueshme materiale.
Për këtë arsye, deputetja e PD, Ina Zhupa i kërkon autoriteteve të ngrenë sa më parë grupet e punës me përfaqësues të pushtetit lokal dhe qendror, dhe të trokitet në çdo derë për evidentimin e dëmeve.
Zhupa thotë se situata është katastrofale dhe banorët ndihen pa shpresë për të ardhmen.
“Ne jemi këtu jo vetëm për t’u dhënë mbështetje banorëve, por edhe për të bërë thirrje për ngritjen e menjëhershme të një grupi të përbashkët pune, me përfaqësues të pushtetit lokal dhe atij qendror, për evidentimin shtëpi më shtëpi të të gjitha dëmeve,” – deklaroi Zhupa.
Deputetja kërkoi gjithashtu që dëmshpërblimi monetar për banorët të bëhet në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe efektive, për t’u dhënë atyre mundësinë të rikuperojnë dhe të vazhdojnë jetesën në zonë.
Ajo kritikoi menaxhimin e situatës dhe paralajmëroi se nuk duhet të përsëriten problemet e mëparshme me trajtimin e pasojave të zjarreve.
“Duhet t’u qëndrojmë banorëve në krah, në mënyrë që ata të kenë shpresë dhe të zgjedhin të qëndrojnë në Shqipëri,” – përfundoi Zhupa. -

Ambasada e SHBA ndan njoftimin për vizat: Qëndrimi përtej afatit mund të ndikojë…
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një njoftim lidhur me përdorimin siç duhet të vizave amerikan.
Në njoftimin e ndarë në ‘Facebook’, Ambasada shkruan se duhen respektuar kushtet e vizës dhe afati i qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Është përgjegjësia jote të përdorësh vizën tënde në mënyrë korrekte. Respekto kushtet e vizës tënde amerikane dhe afatin e autorizuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi përtej këtij afati mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tënde për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara“-thuhet në njoftim. -

Rama: Do hiqet çdo lloj platforme që zapton hapësirat publike
Kryeministri Edi Rama ka postuar sot një tjetër video nga punimet për lirimin e hapësirave publike nga bizneset apo subjekte të ndryshme abuzuese.
Në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Kreu i qeverisë shkruan; “Sigurisht jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen hap pas hapi, përditë e me durim, derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njësive tregtare”. -

Himarë/ 83 plazhe publike, vendosen edhe çadra falas për pushuesit
Në të gjithë vijën bregdetare të Himarës, nga Palasa në Kakome, ka 83 plazhe publike të lira. Në këto stacione, pushuesit kanë akses falas, në përputhje me parimet e barazisë dhe mbrojtjes së hapësirës publike.
Për orientimin dhe informimin e qytetarëve, në çdo plazh publik janë vendosur tabela me të dhëna mbi vendndodhjen, rregullat e përdorimit dhe shërbimet përkatëse.
Në kuadër të kësaj nisme, vetëm në plazhin e Qeparos janë vendosur rreth 90 çadra publike, ndërsa 50 të tjera janë shpërndarë në plazhet e njohura të Potamit dhe Spilesë.
Ndërkohë që pushuesit vendas shprehen të kënaqur me mënyrën e re të organizimit të plazheve. Të vetmit që kundërshtojnë janë vendasit, që dikur vendosnin çadrat e tyre prej kashte në këto brigje. -

Grabiti kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, pranga 35-vjeçarit
Vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, duke lënë disa segmente rrugore pa ndriçim, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Light”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. V., 35 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale. -

Rruga e Dukagjinit, Rama: Lidh Shkodrën me Gjakovën
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga rruga e Dukagjinit, në aksin Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, ku shkruan se është një nga segmentet më të rëndësishme të veriut të vendit.
“Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës si dhe me Gjakovën në Kosovë. Rruga është ende në ndërtim e sipër, ku aktualisht është mbyllur loti 1, Prekal-Kir prej 17 km, dhe ka filluar loti i dytë Kir-Ndërlysaj. Ky investim ka një impakt të madh jo vetëm për banorët e fshatrave përreth, Kir, Prekal, Shosh, Shalë, Bradhosh, Xhan, që i lidh me Shkodrën, por mundëson edhe kompletimin e gjithë rrjetit rrugor të Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë rurale.”-shkruan Rama krahas videos.