Author: Opinion.al

  • Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2025

    Dashi
    Sot ka mundësi për një rifillim emocional dhe zgjidhje të gjërave të mbetura pezull, qoftë në marrëdhënie personale apo në punë. Mos nxito, dëgjo para se të flasësh dhe bashkëpunimi shpesh sjell më shumë rezultate sesa veprimi individual.
    Demi
    Përqendrohuni te rutina dhe përpunoni me durim detyrat që kishin ngecur. Marrëdhëniet përfitojnë nga vëmendja dhe komunikimi emocional i sinqertë. Mendoni para se të veproni në fushën financiare.
    Binjakët
    Një ditë e shkëlqyer për komunikim — intuita dhe fjalët e mençura sjellin përparim profesional dhe marrëdhënie personale të ngrohta. Kini kujdes ndaj kritikave, mos i lejoni t’ju pengojnë.
    Gaforrja
    Sot është ditë për reflektim emocional dhe zgjidhje të tensioneve të së shkuarës. Ruani qetësinë dhe faljen për të rifreskuar energjitë familjare. Financat kërkojnë maturi, shmangni blerjet impulsive.
    Luani
    Karizma juaj është e lartë sot, shfrytëzoni momentin për të prezantuar idetë tuaja, por shmangni marrëveshjet e nxituara. Kujdes me lodhjen, pushimi është i domosdoshëm.
    Virgjëresha
    Detajet dhe planifikimi ju shërbejnë sot. Informacion i papritur mund të sjellë lajm të mirë dhe mundësi profesionale. Rishikoni buxhetin dhe ruani energjinë.
    Peshorja
    Energjia e sotme favorizon ekuilibrin dhe diplomacinë. Marrëdhëniet janë të qëndrueshme dhe financat po stabilizohen, por shmangni shpenzimet e panevojshme.
    Akrepi
    Sot emocionet mund të jenë intensive. Hidhni hap drejt transparencës dhe ndershmërisë. Kujdes në çështjet financiare, lexoni çdo dokument me kujdes.
    Shigjetari
    Mund të ndodhin ngjarje që rikthejnë emocionin, udhëtime ose vendime spontane do përmirësojnë ndjeshëm situatën tuaj. Mos e neglizhoni shëndetin.
    Bricjapi
    Merreni me strategji dhe fokus afatgjatë. Financat kërkojnë përkujdesje, por përpjekjet e sinqerta do të japin fryt. Kujdes në ruajtjen e ekuilibrit punë-relaks.
    Ujori
    Krijimtaria dhe idetë e reja janë të forta sot. Lidhjet sociale janë të theksuara, por tregohuni të kujdesshëm në shprehjen e mendimeve që mund të keqkuptohen.
    Peshqit
    Sot intuita juaj është e fuqishme, përdoreni për të marrë vendime të ndjeshme. Mos lejoni frikërat t’ju frenojnë. Kujdesuni për veten dhe shëndetin emocional.

  • Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2025

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2025

    Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
    Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht në relievet malore të zonave verilindore dhe juglindore. Kjo e bën fundjavën të favorshme për udhëtime dhe aktivitete në natyrë.
    Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me një shpejtësi mesatare rreth 6 metra në sekondë. Në zonat bregdetare dhe lugina, priten rritje të përkohshme të intensitetit të saj, duke arritur deri në 7 deri në 9 m/s.
    Në det, pritet një valëzim i lehtë me forcë 1 deri në 2 ballë, çka e bën situatën detare të qetë dhe të përshtatshme për lundrim.
     

  • Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

    Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

    Një aksident është regjistruar sot në autostradën Levan – Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj.
    Automjeti është përplasur me një motor dhe si pasoje e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se personi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Në vendngjarje ndodhet dhe policia së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Shoferi i mjetit të aksidentuar pasditen e kësaj të shtune në Korçë është nisur drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.
     

  • Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

    Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

    Përjashtimet dhe lehtësitë tatimore për sektorë të caktuar do të shkojnë drejt heqjes.
    Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, përcaktojnë kthimin në një regjim të unifikuar dhe progresiv taksimi për të gjithë bizneset, përfshirë edhe sektorin e teknologjisë së informacionit, akomodimin apo bizneset sezonale, të cilat për vite me radhë ka përfituar nga skemat preferenciale.
    “Politikat preferenciale tatimore duhet të jenë të përkohshme, të targetuara dhe jo diskriminuese për sektorë të tjerë. Trajtimi preferencial për sektorë si akomodimi, IT, apo bizneset sezonale do të hiqet gradualisht”, deklaron Ministria e Financave.
    Sipas dokumentit zyrtar të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave, vetëm për vitin 2022, përjashtimet dhe normat e ulëta tatimore kanë sjellë një mungesë të ardhurash prej mbi 101 miliardë lekësh, ose 4.76% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pothuajse 83% e kësaj humbjeje i atribuohet shkallëve të reduktuara të TVSH-së dhe përjashtimeve.
    “Tatimi mbi fitimin korporativ në normën 0% për bizneset e vogla përbën burimin e dytë më të madh të humbjeve, duke kontribuar me 0.77% të PBB-së. Këto përjashtime nuk do të jenë të përhershme, ato janë parashikuar të shfuqizohen plotësisht deri në vitin 2029”, deklaron Ministria e Financave.
    Reforma tatimore është zhvilluar në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe synon të afrojë Shqipërinë me standardet fiskale të Bashkimit Evropian. Mbështetja për startup-et pritet të vazhdojë, ndërsa trajtimi preferencial për sektorët e tjerë do të hiqet hap pas hapi. Tv Klan
     

  • Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

    Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

    Një 27 vjeçar dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freksut.
    Sipas informacionit paraprak të policisë rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
    Tiranë/Informacion paraprak.
    Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
     

  • Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi

    Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi

    Një aksident automobilistik ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës, ku një mjet ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në një arë, ndërsa është plagosur drejtuesi.
    Nga informacionet mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke u përmbysur.
    Ai ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

    Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

    Niset drejt Spitalit të Traumës me helikopter i riu që humbi kontrollin mbi mjetin që drejtonte dhe përfundoi në një arë, në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës.
    Sic raportohet, 31-vjeçari me iniciale R.P., ka marrë dëmtime në trup dhe thyerje.
    Mjekët e spitalit të Korçës për shkak të lëndimeve janë detyruar ta çojnë drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

  • 1 në 6 persona, të prekur nga vetmia/Sociologët: Fenomeni, jo vetëm te të moshuarit

    1 në 6 persona, të prekur nga vetmia/Sociologët: Fenomeni, jo vetëm te të moshuarit

    “Një në gjashtë persona në botë është i prekur nga vetmia duke ndikuar drejtpërsëdrejti në shëndet dhe mirëqenie. Sipas OBSH-së çdo një orë regjistrohen rreth 100 vdekje ne botë për shkak të vetmisë. Për sociologët, lidhja sociale ndikon në rritjen e jetëgjatësisë dhe uljen e sëmundshmërisë për një kategori të caktuar të popullatës”, tha raporton gazetarja Erikleda Dorezi.
    “Të jesh i vetmuar do të thotë të të mungojë ndjenja e përkatësisë dhe të qenurit pjesë e familjes, kolektivit, rrjetit miqësor ose të angazhimeve të tjera që na përmbush si qenie njerëzore, na jep mbështetje emocionale, ndihmën por na jep ndjenjën e përkatësisë, i cili ndikon në shëndetin tonë mendor. Karakterizohet në uljen e stresit kronik, sëmundjet që janë ankthi, depresioni dhe shëndeti fizik është i ndikueshëm”, tha Erisa Dhamo, sociologe-pedagoge, Fakulteti i Shkencave Sociale.
    “Në Shqipëri janë 65 mijë të moshuar të cilët jetojnë të vetmuar dukë ndikuar drejtpërsëdrejti në shëndetin e tyre”, raporton gazetarja.
    Në total janë afro 103 persona që jetojnë vetëm pa asnjë anëtar pranë.
    “Të moshuarit janë ata që preken më tepër dhe në fakt ata janë më të izoluarit nga rrjetet sociale ose të qenurit pjesë aktive të shoqërisë. Kemi ndërtuar një strukturë sociale shumë herë të larguar, lagje që nuk ndërveprojnë”, tha Dhamo.
    “Por sociologët thonë se nga vetmia nuk po shpëtojnë edhe të rinjtë dhe kjo për një arsye”, raporton gazetarja.
    “Ne duhet të kemi në konsideratë edhe të rinjtë të cilët janë përdorues shumë të lartë të teknologjisë dhe rrjeteve sociale nëpërmjet teknologjisë, nuk janë më pak të vetmuar. Pasi të qenit pjesë aktive e disa rrjeteve sociale të krijon izolimin e të qenurit pjesë aktive e shoqërisë”, tha Dhamo.
    Sipas OBSH-së, afro 21% e individëve të moshës 13-29 vjeç raportuan se ndiheshin të vetmuar, me shkallët më të larta midis adoleshentëve.
    Rreth 24% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta raportuan se ndiheshin të vetmuar – dyfishi i shkallës në vendet me të ardhura të larta ( që ishte rreth 11%). Janë më shumë se 871 mijë vdekje në vit që vijnë si pasojë e të jetuarit vetëm. Tv Klan