Rinumërimi/ “Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për devijimin”, Kume: S’do ketë ndryshim rezultati
Rinumërimi i kutive të votimit për qarkun e Tiranës ka treguar deri tani se ka parregullsi që vijnë nga gabime njerëzore të numëruesve dhe jo nga manipulimet. PS dhe PD kanë përfituar më shumë, teksa ky proces menaxhimi elektoral nga partitë e mëdha duhet të ndryshojë dhe t’i lihet në dorë KQZ-së. Për parregullsitë që janë […]
“Kam vëllanë në Ministri”/ SPAK kërkon një vit burg për Dritan Lleshin
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë ka dorëzuar para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë konkluzionet përfundimtare për Dritan Lleshin ose Dritan Ndrecën, i akuzuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas Prokurorisë, Lleshi i ka premtuar bashkëshortes së një punonjësi në një pikë […]
“Tiranët do të paguajnë çmim të lartë”, Netanyahu paralajmëron Iranin pas sulmeve në një spital në Izrael
Një spital në jug të Izraelit ka pësuar goditje direkte nga një raketë iraniane të enjten, thanë zyrtarët, të cilët shtuan se janë shkaktuar “dëme të mëdha” në këtë objekt shëndetësor. Qendra Shëndetësore Soroka është spitali kryesor në jug të Izraelit. Një zëdhënës i këtij spitali tha se ndërtesa ka pësuar “dëme të mëdha” në […]
Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite… pse dështoi “Kupola e hekurt”?
Tre ditët e fundit kanë parë një përshkallëzim dramatik në Lindjen e Mesme, ndërsa Irani nisi një sulm masiv me raketa ndaj Izraelit në hakmarrje për sulmet izraelite në tokën iraniane. Teherani nisi një breshëri raketash (rreth 200 sipas Izraelit) në valë të njëpasnjëshme. Forcat Mbrojtëse të Izraelit aktivizuan sistemet e tyre të mbrojtjes dhe […]
Lideri suprem i Iranit: Ndërhyrja amerikane është shenjë e paaftësisë së Izraelit
“Ndërhyrja e SHBA-ve është shenjë e dobësisë dhe paaftësisë së Izraelit”, tha udhëheqësi suprem i Iranit. Ajatollah Ali Khamenei postoi komentin në mediat sociale ndërsa udhëheqja amerikane zhvendos avionë luftarakë në rajon, ku po shqyrton hapat e saj të ardhshëm. “Do të doja t’i thoja popullit tonë të dashur se nëse armiku e kupton se […]
Aksident në gjendje të dehur, GJKKO dënon me burg deputetin e PD, Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë
Gjykata e Posaçme e shpalli të fajshëm deputetin e Partisë Demokratike, Qani Xhafa, për “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. Ligjvënësi demokrat u dënua me 9 muaj burg, i ulur në 6 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht, dënimi u konvertua në një gjobë 900 mijë lekë. Sipas gjykatës, detyrimi financiar duhet […]
“Dritarja europiane nuk qëndron gjithmonë hapur”/ Mesazh i fortë i Toni Gogut nga Strasburgu
Në përfundim të punimeve dyditore të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, bashkëkryetari i delegacionit shqiptar, Toni Gogu, dha një mesazh të qartë: Shqipëria e ka marrë seriozisht objektivin e anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2030 sepse dritarja e mundësisë nuk do të qëndrojë përgjithmonë hapur. Takimi i mbajtur në Strasburg mblodhi deputetë nga […]
Hyrja në Parlament certifikon rezultatin, avokati: PS-PD s’kanë interes që Kodi Zgjedhor të ndryshojë
Avokati Rezart Kthupi tha në MCN Live se PD e ka humbur fokusin politik, duke u marrë me kutitë dhe jo me atë që ka ndodhur para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thekson se devijancat nga rinumërimi rezultojnë të vogla, dhe nëse PD pretendon se ka krim zgjedhor duhet të kallëzojë penalisht komisionerët e saj. […]
Të dhënat e Sky ECC dhe Enchrochat, janë të papërdorshme! E thotë gjermani këtë!
Gjykata e Berlinit, ajo që inicoi marrjen e një opinioni në Gjykatën Europiane të Drejtësisë për mundësinë e përdorimit gjyqsor të të dhënave të Sky ECC dhe Enchrochat, ka rrëzuar të gjitha akuzat ndaj personit në gjykim, akuza të cilat bazoheshin vetëm në të dhënat e marra nga Enchrochat. I ka rrëzuar me një arsyetim […]
I del në krah Iranit? Rusia paralajmëron SHBA-të
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se ndërhyrja e SHBA-së në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit do të çojë në “një spirale tjetër të tmerrshme përshkallëzimi”. SHBA dhe Rusia mbështesin palë të ndryshme në këtë konflikt. Teksa Donald Trump kërkon një “dorëzim të pakushtëzuar” nga Irani dhe po shqyrton mundësinë e goditjeve ushtarake ndaj […]