Vijon “telenovela” në Kosovë, deputetët s’e konstituojnë Kuvendin as pas 33 tentativave
Deputetët kanë dështuar sërish që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Në tentimin e 33-të radhazi, sikurse edhe në seancat paraprake, deputetët refuzuan që të votonin për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit. Ata do të mblidhen […]
“SPAK ka shkelur afatet”, kërkesa për lirim e Metës shqyrtohet më 20 qershor
Gjykata e Posaçme cakton datën 20 qershor për zhvillimin e seancës për ish presidentin Ilir Meta, i cili kërkon verifikimin e kushteve të masës dhe zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”. Gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela ka caktuar orën 11:30 për të shqyrtuar kërkesën e Ilir Metës, i cili mbahet në paraburgim […]
Kryeprokurori Çela: Sistemet e drejtësisë shqiptare, në rrugën e duhur të harmonizimit me standardet e BE-së
Thelbësore është të vendosim objektiva realiste. Kështu u shpreh sot Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, gjatë Forumit Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se sistemet e drejtësisë shqiptare “janë në rrugën e duhur të harmonizimit me standardet e Bashkimit Europian”. “Shpresoj që dita e sotme të vlejë pozitivisht duke përcaktuar […]
LIVE / “Show po bëjmë këtu?!”, rinumërimi i votave nis me përplasje mes vëzhguesve
Debate në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, rreth dy orë nga nisja e procesit të rinumërimit të votave për 4 qarqet. Siç raporton gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri, një prej vëzhguesve të Partisë Demokratike ka konstatuar disa fletë votimi të pavlefshme në kuti, por që janë konsideruar të vlefshme për […]
Gazment Bardhi, SPAK dhe “Vila e Mallkuar” në Lalz
Ka qenë një pasdite e rëndë politike, kur Gazment Bardhi me dosje në dorë, vetulla të ngritura dhe fytyrë të frymëzuar nga filmat investigativë u drejtua nga SPAK-u. Jo për të çuar ndonjë oligark nga pushteti. Jo për të ndëshkuar ndonjë ministër të Ramës. Jo! Por për të denoncuar… Flamur Nokën. Po, po, Flamurin! Burrin […]
Nga Arbjan Mazniku te Sara Mila, Rama “rreshton” ekipin fitues të Elbasanit për Shqipërinë 2030
Përmes një videoje, me tingujt e këngës së fushatës së socialistëve, kryeministri Edi Rama ka ‘rreshtuar’ deputetët e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit. Arbjan Mazniku, Evis Kushi, Bora Muzhaqi, Ermal Elezi, Adi Qose, Sara Mila, Saimir Hasalla, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi dhe Agron Gaxho, janë skuadra e kryeministrit në rrugën drejt Shqipërisë 2030. “Skuadra […]
Kërkoi lirinë në Gjykatën e Lartë, seanca për Veliajn do të mbahet më 8 korrik
Më 8 korrik, në orën 12:00, në Gjykatën e Lartë do të zhvillohet seanca për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule. Ata kërkojnë ndryshim të masave të sigurimit. Ndërsa sot në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet edhe seanca për informacionin 2 mujor për Veliajn. Në këtë seancë, SPAK i jep llogari […]
Dumani: Asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm, duhet të veprojmë me vendosmëri
Gjatë Forumit Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u shpreh se asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë fenomeneve të krimit vetëm. Ai theksoi se për t’i shpërbërë këto struktura duhet vepruar me vendosmëri. “Asnjë vend i rajonit nuk mundet t’i bëjë […]
Salianji kërkon lirinë me kusht, sot zhvillohet seanca në Gjykatën e Fierit
Ditën e sotme në Gjykatën e Fierit do të zhvillohet seanca për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili kërkon lirinë me kusht. Argumenti kryesor i Salianjit për lirimin e tij, është se ai ka shlyer pjesën më të madhe të dënimit të tij. Kujtojmë se kjo është tentativa e disatë e Salianjit për […]
Me pistoletë në valixhe drejt Gjermanisë, arrestohet në Rinas shqiptaro-kanadezi
Një shtetas shqiptar u arrestua në aeroportin e Rinasit, pasi në valixhe iu gjet një armë zjarri. Arben Qinami, nënshtetësi kanadeze, banues në Kanada, do të largohej nga Shqipëria drejt Gjermanisë, kur nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhe u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. […]