javanews.al's Profile Image

javanews.al

Ky autor ka publikuar 29836 lajme.
  1. Bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas, shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

    Bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas, shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

    Përfaqësues të shoqërisë civile në Korçë kanë dalë sot me një deklaratë publike lidhur me situatën e rënduar të krijuar nga dëmtimi i aksit rrugor Pogradec–Librazhd, duke kërkuar reagim të menjëhershëm institucional dhe mbështetje konkrete nga pushteti qendror. Ata kërkojnë hartimin e një rezolute të përbashkët që do t’i drejtohet qeverisë, me qëllim ndërhyrjen urgjente […]

  2. Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

    Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

    Partitë politike në Kosovë ende nuk kanë propozuar një kandidat për postin e Presidentit të Kosovës që do të ishte i pranueshëm për të paktën 80 deputetë dhe të kishte një votim të suksesshëm. “Deri më tani presidentja aktuale Vjosa Osmani ka shprehur synimin për një tjetër mandat. Ndërsa akademiku Arsim Bajrami u ofrua si […]

  3. Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

    Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

    Vendim Demaj, ish-nënkryetari demokrat i Bashkisë së Kamzës më shumë se një dekada ëmë parë, ka bërë një reagim të fortë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, pas denoncimit të tij për emërimin e “të rinjve patronazhistë” në poste publike. Noka i referohej emërimit të një 24-vjeçari si zëvendësdrejtor i Portit të Durrësit […]

  4. Turizmi dhe shitblerja e pronave nuk mjaftojnë, FMN: Zgjerimi i PBB nuk e kalon nivelin 3.5% deri në vitin 2029

    Turizmi dhe shitblerja e pronave nuk mjaftojnë, FMN: Zgjerimi i PBB nuk e kalon nivelin 3.5% deri në vitin 2029

    Turizmi dhe ndërtimi bashkë me shitblerjen e pronave nuk mjaftojnë! Shqipëria duhet të tejkalojë veten, të paktën në një drejtim… atë të modelit ekonomik. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se së paku deri në 2029-n, rritja nuk do e kalojë nivelin 3.5 për qind. “Tashmë kërkohet ajo që njihet si “rritje […]

  5. Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

    Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

    Një operacion i gjerë policor në veri të Italisë ka çuar në goditjen e një bande grabitësish shqiptarë, të akuzuar për vjedhje të rënda dhe përdorim armësh. Tre persona, të moshës 37, 38 dhe 40 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët e Kompanisë Bassano del Grappa. Bastisjet u zhvilluan në zonat Corsico, Buccinasco dhe Trezzano sul […]

  6. “Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

    “Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

    Gazetari i së përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka paralajmëruar një zhvillim të ri politik përmes një postimi në rrjetin social “X”. Sipas tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të dalin me një iniciativë të përbashkët në lidhje me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. […]

  7. Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

    Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

    Çdo vatër zjarri në pyjet e Shkodrës tani mund të zbulohet në kohë reale. Bashkia është pajisur me një sistem inteligjent monitorimi me dron, që identifikon menjëherë çdo ndryshim në terren, nga flakët deri te dëmtimet nga sëmundjet. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në rrjete sociale, duke theksuar se teknologjia e re […]

  8. Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

    Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

    Opozita do të zbresë sërish në rrugë këtë të shtunë në orën 18:00. Demokratët gjatë së premtes kanë zhvilluar mbledhjet e fundit, ku kanë përcaktuar formën e organizimit të kësaj proteste. Sali Berisha të mërkurën tha: “Ne tani kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do eksplorohen forma të reja”. Ky paralajmërim […]

  9. Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

    Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

    Është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare Erald Samarxhi, infermier pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Lajmin e ka dhënë Shoqata e Infermierëve, e cila shkruan se humbja e tij la një dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe tek të gjithë që e njihnin. Shoqata shton se Erald Samarxhi dha një kontribut të pashoq, […]

  10. Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

    Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

    Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Eria Agon, ish-partneren e Safet Bajrit. Ago u lirua nga qelitë e paraburgimit në nëntor 2025, vendim që u kundërshtua nga SPAK në Gjykatën e Lartë. Ago, ish e dashur e Safet Bajrit, akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit” në […]