NATO rrit praninë në Kosovë, KFOR-i përforcohet me ushtarë nga Shqipëria, Bullgaria e Greqia
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se trupat shqiptare, bullgare, greke dhe rumune nga Rezervat Operacionale kanë nisur dislokimin e tyre në mbështetje të këtij misioni. Sipas njoftimit, këto përforcime, rrisin aftësinë e KFOR për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi përkatës të situatës së sigurisë, në përputhje me mandatin e tij. Batalioni i Forcës […]
Tarifat e shtuara doganore të Trump ndaj Europës shpallen nesër, do të hyjnë në fuqi menjëherë
Pas javësh premtimesh, kërcënimesh dhe masave të para, ka ardhur momenti i së vërtetës. Data 2 prill, e cilësuar nga Donald Trump si një ditë vendimtare, është dita kur hyjnë në fuqi tarifat doganore të Shteteve të Bashkuara mbi mallrat e importuara nga pjesa tjetër e botës. Këto tarifa do të zbatohen edhe për mallrat nga Kanadaja […]
LIVE/ Rama në eventin ‘Hangart’, nis edicioni i katërt i Javëve Kulturore Ndërkombëtare
Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm mbrëmjen e sotme në eventin HangArt. Në këtë aktivitet do të prezantohet nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë, programi Kombëtar i Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë si mbështetje për skenën e pavarur artistike. […]
PD prezanton kandidatët për qarkun Lezhë, Gjekmarkaj: Programi jonë fitues, do t’ia dalim
Mbrëmjen e sotme para banorëve të Kolshit, PD prezantoi kandidatët fitues, Lindita Metaliaj dhe Gjin Gjoni të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, drejtuesit i qarkut të Lezhës për PD, evidentoi problemet që hasen në fshatrat e vendit, që sipas tij janë lënë pas […]
Taulant Balla dhe Sali Berisha “përplasen” në Bruksel, zbardhen axhendat e takimeve
Sali Berisha dhe Taulant Balla pritet që të “përplasen” në Bruksel. Ata do të jenë të dy në kryeqytetin e diplomacisë europiane, në 7 dhe 8 prill. Ndërsa Balla do të jetë në një event me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zv.kryeministrin e Ukrainës apo të Moldavisë, Sali Berisha do të jetë me Fredi Belerin.
Berisha e akuzoi për falsifikim dokumentesh, Bido: E kam nxjerr blof me fakte dy herë
Kandidati i PS për qarkun e Vlorës, Ardit Bido i është përgjigjur sulmeve të kreut të PD Sali Berisha, i cili e akuzoi për falsifikim dokumentesh arkivore. I ftuar ditën e sotme në emision ‘Frontline Interview’ në Report Tv, me gazetaren Marsela Karapanxho, Bido tha se akuzat që i ka bërë Berisha ia ka vërtetuar […]
Një karrierë nëpër “luftëra”/ Majko: Rama, një nga familjet e vjetra politike. Kryesocialisti, i nevojshëm për PS
Për deputetin socialist Pandeli Majko, Rama është i nevojshëm për socialistët. I ftuar në programin ‘Real Story’ Majko u shpreh se Rama vjen nga një prej familjeve më të vjetra politike dhe se gabimet e kundërshtarëve kanë qenë pikërisht nënvlerësimi që i kanë bërë liderit socialist. “Realitetin Rama e kam pranuar qëkur u bë kryetar […]
Rikthimi i ekspertëve të OPDAT në SPAK, reagon Ambasada Amerikane: Disa programe, thelbësore për interesat kombëtare të SHBA-ve!
Rikthimi i ekspertëve të OPDAT në SPAK dhe të FBI-së në BKH konsiderohet si një interes kombëtar nga administrata e presidentit Trump. Këtë e tregon komenti i një zyrtari të Ambasadës amerikane në Tiranë, se me çfarë lidhet rikthimi i këtyre ekspertëve javën e shkuar. Në përgjigjen dërguar përmes postës elektronike thuhet: “Në përputhje me […]
Mbytja e britanikes në Sarandë, i dashuri: Jeleku i Rebekës s’u mbush me ajër, i thamë organizatores të zgjidhë problemin, më pas…
Shtetasi britanik Robert Kerans deklaroi se është i dashuri i shtetases po britanike, Rebeka Gannon. Ai thotë se më datë 18 Shtator 2022, rreth orës 16.00, ata ishin paraqitur dhe kishin aplikuar për t’u zhytur te qendra e zhytjes ‘Spiranca Diving Center’. Ai tregon më tej se një ditë më pas, më datë 19 Shtator […]
Vrau CEO-n e kompanisë së shëndetit, prokurorët amerikanë kërkojnë dënim me vdekje për autorin
Prokurorët amerikanë do të kërkojnë dënimin me vdekje për Luigi Mangione, i riu i akuzuar për vrasjen e CEO të UnitedHealthcare Brian Thompson në dhjetor. Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi tha në një deklaratë të martën se ajo kishte urdhëruar prokurorët federalë të kërkonin dënimin për “vrasjen e paramenduar, gjakftohtë”. Thompson u qëllua për vdekje […]