Pas Dash Sulës, Rama vlerëson një tjetër deputete të PD: Kam respekt për të
Edi Rama është ndalur sot në Shkodër për të prezantuar kandidatët e tij për këtë qark, që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Duke folur para kandidatëve, kreu i PS komentoi listën e opozitës, duke deklaruar se emrat e përzgjedhur në listë janë qesharakë dhe groteskë, duke përjashtuar Greta Bardelin për të cilën […]
Përdorimi i aseteve publike gjatë fushatës, Celibashi: Ka progres nga institucionet, sanksione penale për shkeljet
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, gjatë një tryeze diskutimi të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për administrimin e procesit zgjedhor, vlerësoi përmirësimin e situatës në lidhje me përdorimin e aseteve publike gjatë fushatës zgjedhore. Celibashi theksoi se krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 dhe 2023, ka pasur një progres në […]
Akuzohet për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, SPAK shtyn për të tretën herë hetimet për Arben Ahmetajn
SPAK shtyn sërish me tre muaj hetimet për ish zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj, që akuzohet se ka kryer veprat penale “Pastrim parash”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Korrupsion pasiv”. Prokuroria e Posaçme ka tashmë afat deri në datën 23 qershor për të plotësuar hetimet e munguara në dosjen ndaj Ahmetaj, teksa kjo është hera e tretë që […]
“Dash Sula, çun kavalier”, Korreshi: Lul Basha s’fuste dorën në xhep, s’ka nxjerrë as 2 mijë lekë!
Një nga pyetjet që demokratit i është bërë ka qenë një kuriozitet se “kush nga politikanët është më kavalier?”. Sipas Korreshit, deputetit Dashnor Sula zë vendin e parë, ndërkohë që jashtë listës qëndron Lulzim Basha, për të cilin deputeti demokrat ka rezervat e veta. Duke theksuar se mendimi i tij nuk është aspak politik, ai […]
Hetimi i Prokurorisë për drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, reagon Salianji: Pse ndërhyrjet në TIMS janë një histori mafioze
Ish-kreu i Komisionit Hetimor për TIMS, Ervin Salianji ka reaguar nga qelia pas dërgimit në gjyq nga Prokuroria e Tiranës të ish-drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, për ndërhyrje të pautorizuar në sistem. Demokrati, i cili ndodhet në burgun e Fierit, reagoi në një postim në rrjetet sociale duke u shprehur se […]
Prangosja e ish-zyrtarëve të PS-së nga SPAK, Rama paralajmëron socialistët: Jemi krah drejtësisë, kush devijon nga rruga të shkojë aty ku e ka vendin
Kryeministri Edi Rama thotë se PS është e vetmja forcë politike që garanton vijimësinë e reformës në drejtësi. Gjatë një takimi me kandidatët për deputetë, nga Shiroka, Rama tha se për herë të parë pushteti politik i ka dorëzuar shpatën drejtësisë. Kreu i qeverisë u shpreh se janë krah drejtësisë pavarësisht të gjitha lajthitjeve, ndërsa një […]
Zgjedhjet, Ilir Demaliaj: Vota e Diasporës, në favor të PS!
Ai theksoi se Partia Socialiste do të marrë 78-81 deputetë, ndërsa theksoi se vota e Diasporës do shkojë për mazhorancën aktuale. “Vota e Diasporës është pro pushtetit. Partia në pushet do të marrë mandatin e katërt. Do të marrë 78-81 mandate”, tha ai. Ai theksoi se kryeministri Edi Rama ka bërë një punë të mirë […]
Rama për ‘partitë e reja’: Futën në lista ‘xhajet’ dhe hallat se nuk i mbushnin dot, ‘hënkshin’ kokat!
Kryeministri Edi Rama nga Shkodra gjatë prezantimit të kandidatëve ka folur për votuesit për rëndësinë e votës në 11 Maji dhe e ka mbështetur mesazhin e tij në rëndësinë që do duhet t’i kushtohet procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Rama ka thënë se të ardhurat do jenë të 10-fishuara nëse Shqipëria do të […]
“Po vjen sherifi”/ Fatmir Mediu sfidon drejtësinë nga Amerika me LaCivitan
Ndërsa mungoi në sallën e gjyqit, ai postoi një video nga Amerika me Chris LaCivita. “Jam rrugës për në Shqipëri. Mezi pres të kthehem. Shqipëria Madhështore sërish”, shprehet LaCivita në videon e postuar nga Mediu. Video është postuar edhe nga Berisha, që shkruan: “Po vjen sherifi”.
Rama ironizon kandidatët e Berishës në Shkodër: Kartëvizita e kënetës, personazhe groteskë që të vjen turp t’i përmendësh
Kryeministri Edi Rama, nga Shiroka, ka ironizuar listën e kandidatëve për deputetë të e Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Rama tha se më 11 maj, PS i duhet jo vetëm mbështetja e socialistëve, por edhe e demokratëve, duke thënë se nuk mund të kthehen pas tek ca personazhe groteskë të kënetës. Listën e Berishës në Shkodër, e […]