I dënuar në Itali me 8 vjet burg për trafik droge, 40-vjeçari Arjan Rrokaj arrestohet në Vlorë
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas shkëmbimit të informacionit me homologët e Policisë italiane, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 35”. Gjatë operacionit, është kapur në Vlorë […]
Tronditet sërish Siguria në SHBA, Spiegel: Publikohen fjalëkalimet e anëtarëve të lartë të administratës Trump
Numrat celularë, adresat e emailit dhe madje edhe disa fjalëkalime që u përkasin anëtarëve të lartë të administratës afër Trump, duke përfshirë Mike Waltz, Pete Hegseth dhe Tulsi Gabbard, janë gjetur në internet, duke zbuluar një shkelje të madhe, të panjohur më parë të sigurisë në nivelet më të larta të Uashingtonit. Është investigimi i […]
Shqiptari arrestohet për vrasje në Itali, si u zbulua nga policia pas një viti
U desh 1 vit, por më në fund autori i një vrasjeje të ndodhur në Itali është vënë në pranga. Bëhet fjalë për një 36-vjeçar shqiptar, që dyshohet se i mori jetën pronarit të një tabakinoje në Jeloso, Roberto Basso. Ky i fundit u gjet i vdekur më 5 Mars 2024 në banesën e tij. […]
VIDEO / Tre vjedhje për pak orë! Kapet njëri nga “skifterët” në Vlorë
3 persona janë bashkëautorë në 3 raste vjedhjesh në Vlorë (të gjitha në orët e para të 17 Marsit). Siç bën me dije Policia, në pranga ka rënë njëri prej tyre, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerët. Ata kanë vjedhur në banesa të personave që aktualisht jetojnë jashtë vendit, ku kanë marrë edhe […]
Zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit
Drejtësia vonon, por nuk harron! Kështu mund të thuhet për një grabitje të ndodhur 14 vite më parë në Itali, por së fundmi është zbuluar autori i saj. Bëhet fjalë për një shqiptar 47 vjeç, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat italiane. Policia tha se në 2011-ën kishte ndodhur një […]
Meta, optimist në burg: Do zgjidhem deputet nga qelia, do jem më i votuari në Tiranë
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Opinion në Tv Klan i cili u është përgjigjur pyetjeve me shkrim. Inteligjenca Artificiale e ka kthyer në një intervistë të mirëfilltë duke përdorur pamjen dhe zërin e tij. Meta thotë se u fut si kandidat në listë të hapur pasi është në […]
Rama: Më 11 Maj nuk duhet të kthehemi pas në drejtësinë e pazarxhinjve
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy”, tha se “drejtësia e re” është bëma më e madhe dhe historike e Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë shtoi se më 11 maj duhet të votohet për PS-në, në mënyrë që vendi të mos kthehet pas në atë që e quajti “drejtësinë e pazarxhinjve”. “Shpata e […]
“Fillimi i çlirimit të Amerikës!” Trump njofton tarifa 25% për makinat e importuara në SHBA
Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar taksa të reja të importit prej 25% për makinat dhe pjesët e makinave që vijnë në SHBA, një lëvizje që kërcënon të zgjerojë luftën tregtare globale. Tarifat e fundit do të hyjnë në fuqi më 2 prill, dita e “çlirimit të Amerikës” siç e përcaktoi presidenti, kur do […]
Lufta po trondit tregjet, paralajmërohet krizë çmimesh
Përshkallëzimi i një konflikti të mëtejshëm në luftën Rusi-Ukrainë do të sjellë përkeqësim dhe krizë të re çmimesh. Gazetari i A2 CNN, Marjo Braka tha në Dita Jonë se kjo do të ndikojë edhe në vendin tonë. Sipas tij kjo është paralajmëruar edhe nga Banka e Shqipërisë por edhe Bashkimi Europian u ka bërë thirrje […]
“U mërzite për shokun tënd Dodik?”, Rama – komentuesit nga Kosova: Një pjesë e juaja nuk mbush fare
Një pyetje për kreun e Republikës Srpska, Milorad Dodik, nga një komentues prej Kosovës, nuk e ka pritur mirë kryeministri Edi Rama. “A jeni mërzitur që të iku miku yt i dashur Dodik? Po të ikin miqtë dalëngadalë dhe duhet të mbash pak zi”, pyeti komentuesi Ramën, në rubrikën ‘Sy m’Sy’. Rama ia ktheu duke thënë […]