500 kg mish pule me salmonelë gjenden në Fast-Food, markete dhe restorant në Vlorë
Është sekuestruar 500 kg mish pule me salmonelë në Vlorë, në dy Fast Food, tre markete dhe në një restorant. Nga aksioni i datës 26 (për të cilin kanë dalë edhe përgjigjet) i janë nënshtruar kontrollit disa subjekte të sugjeruara nga qendra (AKU qëndrore) ndër të cilat rezultojnë pozitiv 6 raste. Gazetarja e Klan News […]
Kuçovë/ Elektricisti rrëzohet nga shtylla, dërgohet në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kuçovë, ku një elektricist është rrëzuar nga shtylla gjatë punës së tij në nënstacionin elektrik. Sipas informacionit paraprak nga policia, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00. Elektricisti, shtetasi V. K., 58 vjeç, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga shtylla, duke pësuar lëndime. Menjëherë pas aksidentit, […]
“Na e vodhën”/ PD vijon akuzat për “plagjiaturë” në programin e PS, Bardhi: Shqiptarët nuk ngopen më me lugë bosh
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për kopjim të programit elektoral të Partisë Demokratike, të paraqitur nga lideri i PD-së, Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se Rama ka humbur ide dhe vullnet për të qeverisur vendin në interes të qytetarëve dhe tani, […]
“Nuk janë rregulluar rrugët e fshatit”, Toni Gogu i kundërpërgjigjet Këlliçit: Unë s’jam turist elektoral! Ai që blen autobusë lodër për fushatë…
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, kritikoi dje kandidatin e Partisë Socialiste për deputet, Toni Gogu, gjatë një vizite në fshatin Arbanë. Në një postim në Facebook, Këlliçi e quajti Gogu-n “pastor dhe gënjeshtar”, duke u shprehur se rrugët e fshatit janë të dëmtuara. Deputeti socialist i është përgjigjur sot Këlliçit, duke […]
Fushata/ Rama “ua mbledh” kandidatëve: Jo zyra jashtë zonës së caktuar! Struktura s’është tabelë qitje e deputetëve
Një votë më shumë të çon në Parlament. Ky rregull i Kodit Zgjedhor që është në fuqinë zgjedhjet e 11 majit ka futur në një “luftë” të ethshme çdo kandidat në listë të hapur brenda së njëjtës parti. Ky fenomen duket se e po e shqetëson edhe kryeministrin, njëkohësisht kryetarin e PS Edi Rama, i […]
Sarandë/ Plagosi gruan me thikë dhe u largua nga banesa, merr fund arratia e 55-vjeçarit
Policia e Sarandës ka arrestuar 55-vjeçarin Adriatik Bodini, i cili goditi me thikë bashkëshorten e tij, 51-vjeçaren Mirjana Bodini, pasditen e së hënës. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrethana ende të paqarta, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka vënë në pranga autorin. Viktima u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa hetimet vijojnë për […]
“BE s’është parajsë, as ne engjëj. Edhe atje luftohet me korrupsionin”, Toni Gogu: Mandati i 4 ka të bëjë me anëtarësimin dhe vazhdimin e reformave
Deputeti socialist Toni Gogu, kandidat në listën e hapur të PS-së, ka deklaruar se mandati i katërt i socialistëve do të jetë vendimtar për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në një intervistë për News24, Gogu theksoi se Shqipëria ka humbur mundësi në të shkuarën për shkak të fatit historik dhe gabimeve në vendimmarrje, por […]
Zgjedhjet e 11 majit/ Meta fushatë nga qelia: Të largojmë Ramën që të heqim taksat
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vazhdon fushatën nga qelia, ku ndodhet prej tetorit të vitit të kaluar. Meta thotë se me 11 Maj, shqiptarët do të duhet të votojnë për të larguar Edi Ramën, të cilin e cilëson si “kryetaksa” e tyre, pasi në vitet e qeverisjes së tij, ka pasur vetëm për […]
Rriten sërish treguesit e besimit në ekonomi, BSH: Niveli qëndron në 8.1 pikë, mbi mesataren historike
Përmirësimi i besimit konsumator dhe i besimit të bizneseve në të gjithë sektorët, ndikuan pozitivisht në Treguesin e Ndjesisë Ekonomike që u rrit me 1.1 pikë në muajin Mars, sipas Bankës së Shqipërisë. Aktualisht, Niveli i këtij treguesi qëndron në 8.1 pikë mbi mesataren historike thuhet në raportin e Vrojtimit të Besimit të Biznesit dhe […]
“Synojmë 9 mandate në Vlorë”, Çuçi: Zgjedhjet e 11 majit nxjerrin qeverinë që do të firmosë anëtarësimin në BE
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, thotë se PS ka mundësi që të marrë nëntë mandate deputetësh në këtë qark. Sipas tij zgjedhje e 11 majit do të nxjerrin qeverinë që do të firmosë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Deklaratat Çuçi i bëri gjatë një takimi me simpatizantë dhe anëtarë të […]