“Erioni më mungon”, Mazniku flet për Veliajn: Qëndrimi ynë u ezaurua nga kryeministri!
Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit dhe njëherësh ministër i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku ishte sot në News 24 për të folur për fushatën e 11 majit. Mazniku u pyet nga moderatorja Ola Bruko, edhe për Erion Veliajn i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit. Ministri thotë se kryebashkiaku i Tiranës i mungon, por me […]
Nuk jemi vetëm! Shkencëtarët zbulojnë shenja jete në planetin larg tokës
Në këtë gjithësi nuk jemi vetëm. Shkencëtarët kanë gjetur prova të reja, por paraprake, se një botë e largët që rrotullohet rreth një ylli tjetër mund të ketë jetë. Një ekip i Kembrixhit që studion atmosferën e një planeti të quajtur K2-18b ka zbuluar shenja të molekulave të cilat në Tokë prodhohen vetëm nga organizma […]
Gjermania notë verbale Shqipërisë: Njoftoni 10 ditë para për takimet elektorale me emigrantët
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve se qeveria gjermane ka dërguar një note verbale ku bën me dije se për çdo takim elektoral në territorin e këtij shteti duhet njoftuar 10 ditë më parë. Sipas Berlinit zyrtar, vetëm nëse miratohet kërkesa nga autoritetet federale, mund të zhvillohet takimi […]
Eksportet ngrenë kokë, nafta e nxjerrë nga fushat e Patos-Marinzës “shpëtoi” tregtinë e jashtme në mars
Tatëpjeta e eksporteve shqiptare si pasojë e zhvlerësimit të euros është frenuar. Nga pak më shumë se 32 miliardë lekë një vit më parë, muajin e shkuar në tregjet e huaja u shitën mallra që kushtuan 34.9 miliardë lekë. Rritja përllogaritet në rreth 2.9 miliardë lekë apo 4.9 për qind. Kontributin kryesor në këtë ecuri […]
Politikat sociale, Rama: Do rikonceptojmë bonusin e bebeve
Oferta politike e socialistëve për mbrojtjen sociale synon nxitjen e punësimit dhe dyfishim të buxhetit për fëmijët me aftësi speciale, pohoi kryeministri Edi Rama gjatë një takimi që zhvilloi në Burrel. “Dyfishojmë mbështetjen për fëmijët me aftësi speciale, dhe nënat e tyre”. Rama u ndal edhe te pensionet, duke pranuar se mbetet beteja kryesore. Pensioni […]
Deputetët braktisin sallën, dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës
Ka dështuar sërish ditën e sotme seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës. Bëhet me dije se seanca dështoi për shkak se nuk doli në votim raporti për verifikimin e mandateve. Seanca e sotme ishte vazhdim i seancës të së martës, ku dështoi të votohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve. Kryesuesi […]
Përgjimet në SKY ECC, GJKKO pranon kërkesën e SPAK dhe zgjat me 3 muaj hetimet për ish-deputetin Çyrbja
Gjykata e Posaçme pranoi sot (17 prill) kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për zgjatjen edhe me 3 muaj të hetimeve ndaj ish-deputetit socialist të arrestuar prej 20 tetorit 2024, Jurgis Çyrbja. SPAK e bëri këtë kërkesë në seancën e të martës, për shkak se është në pritje të disa letër-porosive të nisura agjencive partnere jashtë vendit, kurse […]
Pas sherrit për motive të dobëta i dogjën makinën, shpallen në kërkim 3 autorët
Zbardhet autorësia e djegies së automjetit të një 30-vjeçareje, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Belul Hatibi”. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të rastit (shtetas maqedonas dhe kosovarë). Si rezultat i hetimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, mbi djegien e automjetit të […]
Përplasja me agjentët e BKH në Fier, zbardhet dëshmia e dy nipërve të Kapllanajt: Nuk e dinim se ishin nga SPAK
Zbardhet dëshmia e dhënë në polici nga tre të arrestuarit lidhur me përplasjen mes njerëzve të Agron Kapllanaj në kompaninë e të vëllait në Fier dhe hetuesve të BKH dhe efektivëve të policisë. Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj (dy nipërit e Kapllanajt) dhe Gerald Kollçaku akuzohen me akuzën ‘Goditje për shkak të detyrës’. Burimet bëjnë me […]
Bisedimet për Ukrainën, nisin takimet mes zyrtarëve amerikanë dhe evropianë
I dërguari presidencial i SHBA-së, Steve Witkoff, është takuar të enjten në Paris me zyrtarë francezë dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Powell. Parisi po pret të enjten një seri bisedimesh për Ukrainën dhe sigurinë e saj, duke përfshirë sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, Witkoff, presidentin francez, Emmanuel Macron […]