Në kërkim për shitje droge, ekstradohet nga Kroacia 51-vjeçari nga Lezha
Një 51-vjeçar nga Lezha është ekstraduar nga Zagrebi i Kroacisë, pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh. Sipas asaj që bëjnë të ditur blutë, 51-vjeçarit Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i ka caktuar, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2023, dyshohet […]
Plas sherri mes shqiptarëve në Greqi, përplasen dy familjet pas sherrit mes çiftit, dy të plagosur
U desh ndërhyrja e policisë greke për të qetësuar sherrin që shpërtheu në një familje shqiptare në Rethymno të Kretës mbrëmjen e së shtunës. Sipas burimeve lokale, çdo gjë nisi pas një sherri mes çiftit të familjes dhe në vazhdim gjërat u përkeqësuan prej ndërhyrjes së familjarëve të të dy palëve. Dy persona u plagosën, […]
Punëtori ra nga lartësia në aeroportin e Vlorës, policia arreston administratorin
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë paraditen e kësaj të diele 45-vjeçarin D.N, administrator i firmës së ndërtimit, ku humbi jetën aksidentalisht në punë punëtori 38-vjeçar një ditë më parë. Sipas policisë administratori akuzohet për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’. Nga ana tjetër uniformat kanë marrë në hetim dhe përgjegjësin […]
Të krishterët kremtojnë Pashkët, Kryepeshkop Joani: Sakrificat janë të domosdoshme për shërimin shpirtëror
Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë sot festën e Pashkës. Meshat u mbajtën në Katedralen Katolike “Shën Pali” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Pashkët është festa më e madhe e kalendarit të krishterë që simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit. “Në këtë ditë të shenjtë, të gjithë jemi të ftuar të […]
VIDEO/ Berisha ndez qirinj në Kishën e Kavajës: Kam dy dëshira, njëra për fitoren e 11 majit…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka qenë sot në Kishën Ortodokse të Kavajës, nga ku uroi të gjithë besimtarët për festën e Pashkës. Berisha u prit dhe u shoqërua nga drejtuesi i kësaj kishe, me ndihmën e të cilit lideri demokrat Sali Berisha ndezi disa qirinj. Qirinjtë i ndezi për veten, bashkëshorten, fëmijët e […]
Përplasi për vdekje këmbësoren në Shkodër, arrestohet shoferja 70-vjeçare
Një 70-vjeçare në Shkodër ka rënë në prangat e policisë pasi duke drejtuar mjetin e saj ka përplasur për vdekje këmbësoren 65 vjeç. Sipas asaj që bëjnë të ditur uniformat blu aksidenti ka ndodhur në lagjen “3 Heronjtë”. “Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në lagjen “3 Heronjtë”, ju informojmë […]
Shitjet e Teslas bien globalisht, por kërkesat rriten në Ukrainë
Ndërsa shitjet globale të Tesla-s kanë pësuar një rënie të ndjeshme gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, marka e automjeteve elektrike ka përjetuar një rritje të shitjeve në Ukrainë. Konkurrenca e shtuar nga prodhuesit kinezë të makinave elektrike, që kanë kosto më të ulët, ka bërë që çmimet e Tesla-s të jenë më të […]
Aksident tragjik, humb jetën deputeti, gruaja dhe fëmija i tyre i mitur
Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin Puraçi të Banjallukës, në Bosnje e Hercegovinë. Mediat vendase raportojnë se deputeti i Kuvendit Nacional të Bosnje e Hercegovinës, Srgjan Todoroviç, ka humbur jetën në këtë aksident, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën “9 Janari”, ka konfirmuar Policia […]
Papa Françesku, mesazh në vigjiljen e Pashkëve: Ringjallja është si farat e vogla të dritës
Para Kremtimit të Pashkëve, Papa Françesku pasditen e bëri një vizitë të shkurtër në Bazilikën e Shën Pjetrit për të kaluar pak kohë në lutje dhe për të qenë pranë besimtarëve që mbërrinin në liturgjinë e Vigjiljes së Pashkëve. Papa Françesku, në tekstin e homelisë për Vigjiljen e Pashkës, të lexuar nga kardinali Re, ftoi […]
Temperaturat sot deri 28° C, priten reshje në relievet malore në lindje
Ditën e sotme mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të lagështa dhe të paqëndrueshme me origjinë perëndimore. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës dhe pasdites, në relievet malore në lindje, vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët […]