Atletico dhe Juventus interesohen për lojtarin që erdhi me bujë por nuk po gjen hapësira tek Arsenal
7 Tetor 2026 13:24 Telesport Anësori i Arsenal, Noni Madueke, po zgjon interesimin e klubeve që luajnë në Europë, ndërsa vazhdon të ketë vështirësi për të siguruar minuta loje këtë sezon. Lajmin e konfirmoi e përditshmja “The Telegraph”. 24-vjeçari nuk arriti të përfshihej në skuadrën e Anglisë për këtë periudhë ndeshjesh ndërkombëtare, pasi është aktivizuar kryesisht si zëvendësues në Premier League me Arsenal. Klube si Atletico Madrid dhe Juventus besohet se janë të interesuara për ish-lojtarin e krahut të Chelsea, të cilin Arsenal e transferoi për 52 milionë paund në verën e vitit 2025. Madueke, i cili e ka nisur ndeshjen si titullar vetëm një herë këtë sezon, në fitoren ndaj Ipsëich në raundin e tretë të Carabao Cup, ka një kontratë me Arsenal që...
Burimi:
telesport.al