Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme, Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër
Armir Grima është kryetari i ri i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër. Në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të SHRF Shkodër, Grima u votua nga 20 anëtarët me të drejtë vote, duke marrë drejtimin e shoqatës për të vijuar punën për zhvillimin e futbollit në rajonin e Shkodrës. Pas mbetjes vakant të pozicionit të kryetarit, pas dorëheqjes së Lazer Matijas, drejtuesit e Shoqatës vendosën thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme për të vijuar procesin e drejtimit dhe funksionimit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër. Komisioni i Verifikimit, organi përgjegjës për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor, bëri të ditur se në këtë proces ishte paraqitur vetëm një kandidaturë, ajo e Armir Grimës, i propozuar nga 20 prej 21 anëtarëve të SHRF Shkodër. Në Asamble...
Burimi:
sportekspres.com