Arteta: Privilegj të drejtosh Arsenal, rinovimi i kontratës moment krenarie për mua
Trajneri Mikel Arteta ka nënshkruar dje një kontratë të re afatgjatë për të vazhduar qëndrimin e tij te Arsenal. Kontrata aktuale e 44-vjeçarit spanjoll me klubin, e nënshkruar në shtator të vitit 2024, do të skadonte verën e ardhshme. Megjithatë, trajneri spanjoll, i cili u emërua në vitin 2019, e ka lidhur të ardhmen e tij me klubin deri në qershor të vitit 2030. Arteta ka transformuar ecurinë e Arsenal gjatë mandatit të tij dhe e udhëhoqi klubin drejt titullit të parë në Premier League pas 22 vitesh në sezonin e kaluar. Ai gjithashtu e çoi ekipin në finalen e dytë të historisë së tyre në Champions League, të cilën e humbën nga penalltitë kundër PSG. Ai ka fituar gjithashtu një FA Cup dhe tri...
Burimi:
telesport.al